Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama duket se janë bashkuar në këtë situatë pandemie.
Meta ka dekretuar ndryshimet e Kodit Penal lidhur me Covid 19 dhe haptazi ka shprehur mbështetjen e tij për këtë nismë të qeverisë, pavarësisht kritikave.
“Shpallja e ligjit u cilësua e nevojshme për arsye se kohëzgjatja apo pasojat e përsëritjes së një situate të tillë mbeten të paparashikuara,.
Kam ndjekur shqetësimet për ndryshimet për kodin penal, shmangia e procedurave nuk është vetëm një kërkesë normale kushtetuese, përkundrazi është një kërkesë kushtetuese që kërkon një konsultim të gjerë dhe shterues. Ndaj Presidenca iu përgjigj kërkesës për bashkëpunim dhe konsesnus për kodin penal.
Nisur nga këto zhvillime, nga kjo gjendje e fatkeqësisë nattyrore Presidenti vlereson se inciativa e Kuvendit dhe qeverisë për mbrojtjen e shëndetit publik, duhet mbështetur”, tha Presidenti ndërsa shtoi se në ndryshimet e kodit penal janë marrë parasysh propozimet nga avokati i popullit por edhe Presidenti.
Pjese nga dekalara e Metes:
Si Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, kam dekretuar shpalljen e ligjit nr. 35/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Shpallja e ligjit u vlerësua e nevojshme në situatën pandemike që po kalon vendi ynë, për arsye se kohëzgjatja, pasojat, apo mundësia e ripërsëritjes së një situate të tillë, mbeten ende të paparashikueshme.
Kam ndjekur nga afër shqetësimet e bëra publike nga aktorë të ndryshëm mbi propozimin dhe miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal.
Shmangia e procedurave të përshpejtuara në miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, nuk është një kërkesë vetëm formale kushtetuese, që duhet të respektohet nga komisionet e përhershme parlamentare dhe seanca plenare.
Përkundrazi, është një kërkesë kushtetuese që në thelb kërkon kryerjen e ndryshimeve në ligje të rëndësishme, me një konsultim dhe konsensus të gjerë.
Ndaj dhe Institucioni i Presidentit të Republikës, iu përgjigj kërkesës për bashkëpunim dhe konsensus nga ana e Kuvendit dhe Qeverisë, për ndryshimet në Kodin Penal.
Diskutimi i gjerë tekniko- juridik, ka çuar në përmirësime thelbësore të produktit të votuar nga Kuvendi.
Nisur nga këto zhvillime, nga kjo gjendje e fatkeqësisë natyrore në të cilën ndodhemi, por mbi të gjitha, për shkak të boshllëkut ligjor që ka Kodi Penal sa i përket trajtimit të veprimeve që kryhen me dashje dhe qëllimin kriminal për përhapjen e sëmundjeve infektive, Presidenti vlerëson se iniciativa e Kuvendit dhe Qeverisë që mbrojtja e shëndetit publik të garantohet edhe nga normat penale, përpos atyre administrative, duhet mbështetur.
Presidenti i Republikës konstaton se mes draftit të propozuar nga deputetët, atij të miratuar në Komisionin përgjegjës për çështjet ligjore, dhe përmbajtjes së ligjit nr. 35/2020 të miratuar në seancë plenare, ka ndryshime thelbësore pozitive, të cilat kanë reflektuar një pjesë të sugjerimeve të Avokatit të Popullit, shoqërisë civile, ekspertëve të së drejtës dhe të Institucionit të Presidentit të Republikës, që lidheshin veçanërisht me:
– Llojin dhe masën e dënimit penal në përputhje me parimin e ligjshmërisë dhe të sigurisë juridike;
– Qartësimin e veprimeve apo mosveprimeve që ngarkojnë me përgjegjësi penale;
– Aplikimin e sanksionit penal, në mënyrë të përshkallëzuar, vetëm pasi të jetë aplikuar më parë sanksioni administrativ;
– Përcaktimin në mënyrë të qartë të përgjegjësisë penale në rastin e përhapjes së sëmundjes infektive të përfshirë në listën e sëmundjeve infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin sipas ligjit të posaçëm, vetëm për veprime të kryer me dashje dhe nga personat e diagnostifikuar si mbartës të saj;
– Saktësimin e rrethit të subjekteve, duke bërë që norma penale të aplikohet vetëm mbi:
personat “që janë paralajmëruar më parë me një masë administrative për respektimin e masave”
Cfare do beje META ?.Do kundershtoje ligje qe lidhen me situata pandemie? Prandaj nuk ka te beje me mjaltin por me hallin,.
Doni me per Belulin ????
Esht nje loj e vjeter e tomit dhe xherrit.