Ana e errët: Historia e një pedofili 72- vjeçar nga Saranda, që u zbulua pas 4 vjetësh. Rrëfimi tronditës i vajzës 17-vjeçare

22 Prill 2020, 08:47Politika TEMA

“Po e kam bërë”. Kjo është fjalia që pas një kallëzimi nga një adoleshente ka zbuluar një histori pedofilie. Vajza aktualisht e moshës 17 vjeçe, abuzuesi i saj sot 72 vjeç. Abuzimi siç pohoi adoleshentja ka ndodhur kur ajo ishte 13 vjeçe.

“Më bindi i dashuri im, më tha se kjo gjë nuk është normale dhe se ai është një abuzues fëmijësh,” tha 17 vjeçarja e cila, siç mëson gazeta “Si” ja kishte besuar sekretin një të riu me të cilin është lidhur dhe dashuruar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë. Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17 vjeçare nga qytetit i Sarandës. Policia e Sarandës pas informacionit të marrë ka bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale. 

Por siç thonë burimet e gazetës “Si” në moshën 13 vjeçe vajza së bashku me prindërit kanë jetuar me qira në shtëpinë e të moshuarit, i cili ka 20 vite që ka mbetur i ve ndërsa fëmijët e tij jetojnë në Greqi.

“Kur ne ndërtuam shtëpinë tonë u larguam dhe jetojmë në të njëjtën lagje, prindërve u vinte keq dhe më dërgonin shpesh t’i bëja ndonjë punë e t’i laja ndonjë pjatë, por ai abuzoi me mua dhe unë nuk i tregoja dot askujt se më vinte turp,” ka kallëzuar e mitura.

Të befasuar policët që kanë marrë kallëzimin kanë thirrur mësuesen e 17 vjeçare që ka treguar se nuk ishte vënë ndonjëherë në dijeni të abuzimit , por kishte vënë re se ndonjëherë plaku interesohej për notat e fëmijës. Dita e sotme ishte plot me njerëz të shoqëruar në komisariatin e Sarandës dhe pak a shumë është përsëritur i njëjti rast pedofilie, si në Durrës tha një zyrtar i policisë që kujtoi se edhe viktima Aishe Vata ndihmonte shpesh monstrën Shaban Norja, pasi ai jetonte vetëm dhe gruaja i kishte vdekur.

Bëhet me dije për gazetën “Si” se kur i moshuari 72 vjeç është thirrur për t’i marrë deklaratë, ai ka pranuar duke shtuar se vajza e kishte provokuar, ishte zhveshur para tij dhe se madje nuk kishte qene e virgjër. Por në një moment kur të dy janë lënë vetëm ” qëllimisht” i moshuari i është lutur adoleshentes të tërheqë kallëzimin, duke i bindur oficerët se pas kësaj ngjarjeje ka të vërteta që u nxitën të dilnin në dritë nga i dashuri i vajzës.

Po si u bind vajza? Burimi i gazetës “Si” tregoi që prej ditësh në familjen e të dashurit të 17 vjeçares kishte nisur një konflikt pasi ata nuk e pranonin lidhjen e dy të rinjve. Shkaktare ishte gjendja ekonomike e adoleshentes, që nuk pranohej nga krushqit e rinj. Kur palët kanë shkuar në komisariat, vajza ka hapur thesin duke treguar edhe një plagë nga e kaluara që i la lënë pa fjalë të gjithë, përveç të dashurit të saj , i cili kaherë i kishte thënë “duhet të shkosh në polici, ajo që ka bërë ai njeri me ty është pedofili”

“Unë kisha frikë,” ka shtuar e abuzuara e cila nga ana e saj insiston se akti i abuzimit ka ndodhur kur ajo ishte nëntë vjeçe.

Ne jemi të paqartë për moshën  fikse se kur mund të ketë ndodhur e gjitha kjo shtoi eksperti i policisë, sipas të cilit gjithçka do sqarohet më tej kur adoleshentja të sillet në kryeqytet në një strehë rehabilituese. Ndërsa, për momentin veç dëshmive që po sqarohen kanë kundër të moshuarin deklaratën e tij, që pranon se para tre apo katër vitesh ai u tundua nga e mitura e cila, siç këmbëngul 72 vjeçari e kishte joshur duke u zhveshur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”

11 komente në “Ana e errët: Historia e një pedofili 72- vjeçar nga Saranda, që u zbulua pas 4 vjetësh. Rrëfimi tronditës i vajzës 17-vjeçare”

  1. Pelioni says:

    këtij monstrës ja ka marrë mëntë koka e vogël ,kështu që prejani kokën e vogël ,që të vuaj e madhja,se mbase i kthehen prap mëntë tek e madhja.

    1. bac says:

      Ky eshte krim – autori e ka pranuar vete krimin. Ne cdo kulture boterore ky eshte nje krim i rende dhe qe duhet ndeshkuar ne maksimumin e rekomanduar nga ligji shqiptar. Justifikimet e tij se vajza e ka provokuar tregojne per risk te shtuar te ketij individi qe pamvaresisht nga mosha eshte rrezik i larte i perseritjes se krimit.
      Elementet e tjera te shkrimit me duken krejt te parendesishme – si psh problemet e vajzes me familjen e te dashurit dhe aresyes pse vajze ka bere denoncimin.
      Nuk e kuptj perse vajza duhet te shkoj ne nje strehe rehabilitimi – nese behet fjale per investigmin e dhunes kjo ben sens por nese kjo eshte nje qender keshillimi psikologjik i specializuar ky trajtim s’ka perse te mos i ofrohet kesaj vajze te re ne qytetin e saj. Qendrat rehabilituese apo te mbrojtjees ne bote jane per ata persona vulnerabel qe jane ne rezik te vazhdueshem nese nuk largohen nga shtepia apo qyteti ku banojne.

      Edhe nje here besoj se shkrime te tilla mjaft sensitive duhen xhveshur nga cdo element sensacioni mornbid e detaje te panevojshme qe mudnte rrisin lexueshmerine dhe kuriozitetin e semure te njerezve dhe te perdoren si mjet informuese lidhur me keto fenomene te shemtuara te shoqerise shqiptare. Nuk e kuptoj narativen e ketij shkrimi lidhur me justifikimin qe ka dhene dhunuesi per krimin e tij. Vetem mosha e vajzes ne kohen e krimit duhet ti lebetiste lexuesit e ketij shkrimi. Mos te harrojme qe cajza eshte ende ne moshe jo-mature dhe keto lloj shkrime mund te sherbejne per demtimin me tej te saj.

  2. BALANCA says:

    kjo vajza të dënohet për PLAKOFILI

  3. vezhgimi says:

    mund te jete tere fisi i infektuar

  4. Albi says:

    Vajza kishte vite qe shijonte leket dhe koqet e plakut derisa gjeti koqe te reja te ketij djaloshit- palloshit qe me demek u dashurua , nuk eshte rasti i par qe gazetat shkruajn per vajza te reja ne moshe qe pallohen me pleq ketyre u pelqejn leket !!!!

    1. Miti says:

      Ik mor llum, vajza 9 apo 11 vjecare e paske provokuar. Po mire ajo e provokoi po plaku ku i kishte trute?

  5. Pellazgos says:

    Meqenese se jini me te vjeter se Greket dhe jua kane marre “historine” tuaj 118 vjecare ju te shperfytyruar ne nje shtet Islamik zoti me comentin Pelioni,pse (perke) nuk e quan bota femijepelqyes por Pedho-filos greqisht?
    Edhe fjala femije vjen nga family anglisht edhe pelqim nga italishtja piace.

    1. Gj. U. Tari says:

      I gjithedituri Pellazgos,
      Po gramatiken, nga e ka marre shqipja?
      Si ekspert, mbase e di.
      P.sh.:
      – njezet; dyzet, a ka shume gjuhe qe e kane?
      – menyren habitore e deshirore me ndertimin e shqipes, cila gjuhe e ka?

      Shko andej nga forumet greke e dhit sa te duash.

  6. Gj. U. Tari says:

    I gjithedituri Pellazgos,
    Po gramatiken, nga e ka marre shqipja?
    Si ekspert, mbase e di.
    P.sh.:
    – njezet; dyzet, a ka shume gjuhe qe e kane?
    – menyren habitore e deshirore me ndertimin e shqipes, cila gjuhe e ka?

    Shko andej nga forumet greke e dhit sa te duash.

  7. Konjak says:

    Nuk besojse ka ndonje interes te mirremi me kenaqesite e gilivilet e plakut te Sarandes me vajzurina , por pyes ;pse denancimi pas 4 vjetesh , dhe pikerisht jo me deshiren dhe vullnetin e saj , por me detyrim te nje te quajtur dashnor . Ne ato marrdhenie , nuk shof ndonje detyrym apo perdhunim , nga i quajturi -plak- , ndaj vajzes . Por edhe vajza nuk ka patur probleme ;, pse u dashka te futet neper gojet e botes , kur midis tyre s’ka patur pergojime , qoft edhe pas prishies se marrveshies , nga asnjera pale ?. Nese e shikon , Z Pellazgos ,-Ju pyes ; Thoni ,meqense jeni me te vjeter se Greket ! Ku e keni digjuar kete pretendim nga shqipetaret ?. Se greket ju kane marr historine 118 vjecare ; Historia e Ilireve apo Albaneve apo Shqipetareve , eshte e barabarte me historine Greke , as me pak e as me shume . Shqiperia nuk eshte shtet islamik , por me perkatesi shumfetare . Fjala – pse dhe pelqim – nuk ka asnje lidhie me fjalet ne Italisht ,- perke dhe piace – .Z i nderuar , Evropa ka 3 -tre gjuhe te perbashketa dhe 2- dy te vecanta ; Njera nga gjuhet e vecanta eshte Ilirishtia , apo Albaneze , ose sic eshte quajtur qysh ne lashtesi -gjuha shqip -e perdorur edhe nga Gjon Buzuku 1500 , por edhe nga Bogdanet , reth viteve 1600 – 1690 .Pra perpara 1703 kur eshte perdorur emertimi i Albanias ne – Shqiperi – . Greqishtia eshte e shkruar dhe e levruar , perpara 2300 vjetesh , keshtuqe emertimet , filozofike , teologjike dhe te terminologjise shkencore detyrimisht , perseshumti jane – fjal-emertime – , ne Greqisht .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje