Gazetari i portalit të Berishës sulmon Metën: Bravo! Në pranverën e tij me Edi Ramën, pajtohet me dënimin me burg të qytetarëve

22 Prill 2020, 15:10Politika TEMA

Gazetari i portalit të djalit të Sali Berishës ka reaguar kundër Presidentit Ilir Meta, menjëherë sapo ai deklaroi se kishte dekretuar Kodin Penal që forconte masat ndaj shkelësve të karantinës.

I pozicionuar afër PD, gazetari Bledian Koka thotë se presidenti pranoi se privimi i të drejtave të sxhqiptarëve në bazë të konventave ndërkombëtare nuk është aspak shqetësim për të.

Madje i kujton dhe mbështetjen për tubimin e dy marsit, teksa thotë se në pranverën e tij me Ramën kreu i shtetit pajtohet me serialin e ndryshimeve penale që jep më shumë burg.

Statusi i gazetarit:

Bravo Presidenti i Shqiperise!

Sapo pranoi qe privimi i te drejtave te shqiptareve ne baze te te drejtave te njeriut nuk eshte aspak shqetesim per te se sipas tij kjo eshte nje praktike qe njihet. Pra Zoti President nuk e ka problem qe shqiptareve nuk iu lejohet te protestohet deri ne nje njoftim te dyte nga Surreli. Fundja pse jo, atehere kur iu nevojiten atij i mblodhi shqiptaret edhe pse dihej mire qe ne vend kishte pllakosur Covidi, vetem se nuk ishte shpallur. Ne pranveren e tij me Edi Ramen, Meta pajtohet edhe me serialin e ndryshimeve penale qe jep me shume burg per shqiptaret sipas shembelltyres se Covidit te Surrelit…

p.s…Ilir Meta sapo u pajtua me cmendurine e Edi Rames per ti mohuar shqiptareve keto dy te drejta:

E drejta për respekt ndaj jetës private dhe familjare 1. Gjithkush ka të drejtë të respektohet për jetën e tij private dhe familjare, shtëpinë e tij dhe letërkëmbimin e tij. 2. Nuk do të ketë ndërhyrje nga një autoritet publik në ushtrimin e kësaj të drejte, përveç rasteve kur është në përputhje me ligjin dhe është e domosdoshme në një shoqëri demokratike për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, sigurisë publike ose mirëqenies ekonomike të vendit, për parandalimin e trazirave ose krimit, për mbrojtjen e shëndetit dhe të normave, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

Liria e tubimit dhe e shoqatave 1. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes paqësore dhe lirisë së shoqërimit me të tjerët, përfshirë të drejtën për të formuar dhe për t’u bashkuar me sindikatat për mbrojtjen e interesave të tij. 2. Asnjë kufizim nuk do të vendoset në ushtrimin e këtyre të drejtave, përveç atyre që përcaktohen me ligj dhe janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë kombëtare …

2 komente në “Gazetari i portalit të Berishës sulmon Metën: Bravo! Në pranverën e tij me Edi Ramën, pajtohet me dënimin me burg të qytetarëve”

  1. kacaku says:

    Po ky gazetari kari cpati ?? Ketu behet fjale per mbijetese ky na tregon peralla , ate komedine : dridhe Like e ka para ky ? Apo jane qeruar syte , ku ka fjale burresh sot , renie ne gjunj dhe deklarata pompoze , ketu behet fjale per shpetim nga tranxha , ti na tregon dinjitet , dhe peralla .
    Ai ka mare garancira nga banda e corapekuqit me shallvare qe nuk do kaloj ne gijotine , vec te mos behet pengese ne veprimtarine e tyre si qeveri . A e ka idene e gijotines ky ?? Humbet cdo gje per sekonda .
    Vertet , po doktoresha fallxhore cbehet ?? E kemi humbur ate plazmen e ralle , sdegjohet , as ajo ska gje per te thene gje per nivelet qesharake ku ka rene Presidenti alabak ?? Apo te gjithe ne thes , presin shqipot per drejtesi , cfare drejtesi ?? Kush ka oreks te meret me Shqiperine dhe drejtesine vari karin e saj , te gjithe shikojne shtepine e tyre , kete pikerisht shfrytezuan socialistet e karit dhe hajduti kombetar te bien ne ujdi dhe te gjejne nje emerues te perbashket , vorbullen , kot nuk thone : ujku mjergull do ………

  2. Arben says:

    Po ju si portal i një vegël të Rames , çfarë mendimi keni për largimin e Shqipërisë nga konventa e të drejtave të njeriut dhe për ndryshimet e reja penale. Se nuk e kam lexuar në analizën tuaj a Jeni dakort apo jo dhe të shtroni argumentat tuaj. Nuk ka nevojë t’i referoheni mendimeve të gazetarëve të tjerë të opozitës për të ndërsyer komentuesit tuaj në sharje, por bëni oponencë gazetarie me ta. Merruni me fakte jo më fjalet e të tjerëve për t’i zbehur vlerën kauzës së tyre . Mos u bëni mëdha kazan e pushtetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje