Dalja e Shqipërisë nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, Meta kundër Berishës dhe Bashës: Është një praktikë që njihet nga KE në raste të caktuara

22 Prill 2020, 13:18Politika TEMA
Dalja e Shqipërisë nga Konventa Europiane për të Drejtat e

Tërheqjen e pjesshme dhe të përkohshme të Shqipërisë nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, pas zgjatjes me dy muaj te fatkeqesise natyrore, Presidenti i vendit Ilir Meta e ka quajtur nje praktike qe njihet nga Keshilli i Evropes. meta

Ne pergjigje te interesit te medias, se cfare mendon lidhur me kete terheqje, kreu i shtetit u pergjigj:

“Është një praktikë që njihet nga KE në raste të caktuara, kur për arsye madhore një vend anëtar merr kufizime të imponuara. Por besoj se edhe KE dhe Komisioni i Venecias e ka bërë të qartë që nuk duhet abuzuar me situata të tilla për të dëmtuar parimet kushtetuese dhe të drejtat kushtetuese.

Unë e cmoj shumë të domosdoshëm rritjen e transparencës dhe frymës bashkëpunuese, pasi sa më shumë transparencë dhe sa më shumë frymë bashkëpunuese, aq më shumë konsensus dhe mirëkuptim do të ketë”.

Kujtojme se në kohën kur Shqipëria është futur në muajin e dytë të gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së COVID-19, qeveria shqiptare ka njoftuar Këshillin e Europës për tërheqjen e përkohshme nga Konventa Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.

6 komente në “Dalja e Shqipërisë nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, Meta kundër Berishës dhe Bashës: Është një praktikë që njihet nga KE në raste të caktuara”

  1. Meta ik says:

    meta oportunist përfiton nga boshlliqet ligjore

  2. Meta ik says:

    mjalti meta oportunist përfiton nga boshlliqet ligjore

    1. ben says:

      Meta po kerkon qe te rregulloje mardheniet me Ramen dhe Europen ne menyre qe te shpetoje nga burgu, prandaj po tregohet aq i embel me Ramen dhe mbeshtet veprimet e qeverise.

  3. Zigur Qarri says:

    “Pragamatizmi” i Metes i cili ndodhet ne nje situate disfavorshme politike,sepse sulmohet nga te gjitha krahet,sidomos nga banda e”rilindjes” dhe gjith megafonave te saj,mund te thuash deri diku eshte e justifikuar,por e supermashtruesit,e genjeshtarit me te madh ne historine shqiptare,Edvin D’Rames,kurresesi.Vite më parë kryetari i opozitës së kohës Edi Rama ngriti popullin në këmbë me kërkesa të drejta kundër një autokracie si ajo e Berishës.Në një nga fjalimet e ish-kryeopozitarit sot kryeministër, ai thoshte përpara zyrës së Qeverisë se liria nuk falet as në mënyrë të përkohshme.“Kush falë liri thelbësore për siguri të përkohshme, nuk e meriton dhe nuk do ta ketë as lirinë dhe as sigurinë”, shprehet Edi Rama.Jemi sot 10 vjet pas këtij fjalimi.Sot kur nuk ka më as Parti Socialiste, as Parlament, as Gjykata, as opozitë.Të gjitha vendimet, aktet normative, ndryshimet penale, apo masat policore është duke i marrë Edi,edhe vetem “demokrati” Edi Rama. Dhe dihet çfarë vendimesh po merr, po ndër to spikatin dy:Ndryshimet në Kodin Penal që janë të përhershme për një situatë të përkohshme si Covid.Tërheqja e Shqipërisë nga Konventa e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut kur asnjë vend europian nuk e ka bërë pavarësisht situatës me Covid.Edhe njëherë, mendjen në mësim Edi: A falen liritë për siguri të përkohshme?

  4. Pirrua i Epirit says:

    Ku te shkoj Novruz (Ilri ) Meta zoti me comentin Meta ik, tek Erdogani te kerkoj Strehim Politik?
    Eshte shpejt akoma,sa nuk eshte veshtiresuar gjendja e tij nga Spaku,per akuza te renda antikombetare.
    Te vjedhesh popullin ne kohe paqe,eshte njesoj sikur e lpushkaton ne kohe lufte.

  5. Kuq e zi says:

    Kete konvente greqia dhe turqia nuk e kane firmosur asnjehere ne mos gaboj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje