"Mos lexoni romane se janë budalliqe", botuesja e njohur "shuplakë" Ermal Mamaqit: E ke nga karantina, do mbahesh mend si opinionbërësi i vetëm në historinë e botës që predikon mosleximin

22 Prill 2020, 11:19Lifestyle TEMA

Ermal Mamaqi është kritikuar nga ndjekësit e tij pasi në një video të fundit ka predikuar mosleximin e romaneve. Moderatori i njohur ka realizuar një video në Instagram, ku ka dhënë disa këshilla sesi të përmirësojmë veten në këto ditë karantine, dhe një nga këshillat e tij ishte, leximi i librave që kanë vlerë e që lidhen me profesionin.

“Mos lexoni budalliqe, ka ca që lexojnë romane. Nuk kam gjë kundër tyre, po kush lexon më romane tani! Lexoni libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin tënd dhe situatën që po kalon”, u shpreh moderatori.

Kjo deklaratë e tij nuk u prit aspak mirë dhe ai u detyrua të sqarojë edhe një herë opinionin e tij mbi romanet. Nuk e dimë nëse ka ndikuar karantina në këtë opinion të tijin, por sipas Ermalit, romanet i lexojnë vetëm të pasurit që i kanë gjërat në terezi dhe pensionistët.

“Në këtë kohë që po kalojmë romanet i lexojnë pensionistët dhe të pasurit! Sepse i kanë gjërat në terezi nuk është momenti të lexojmë romane tani. Kanë vlerë të jashtëzakonshme, por s’është momenti të lexojmë romane, apo të shohim opera apo balet kalsik, por është momenti të marrësh manualin e përdorimit të vetes dhe të mësosh si përdoret vetja për të shpëtuar”.

Moderatori ka dhënë më tej disa këshilla për të përdorur frikën, për të arritur gjëra të mira në jetë, duke na dhënë idenë se gjithçka tjetër që bëjmë ne përpos atyre që këshillon ai, është tërësisht e gabuar:

“Shpesh herë ne na duhen leva, dhe frika është një super levë. Frika është një ndjenjë që duhet të përdoret dhe në momentin që ia ndryshon drejtimin frikës mund ta përdorësh për mirë. Përdoreni frikën sepse është mjet i mirë për t’ju ngritur peshë”, vijon më tej Ermali.

Por kjo deklaratë e tij nuk është pritur mirë as nga botuesja Arlinda Dudaj e cila i ka kthyer përgjigje në një koment ku i thotë se do të mbahet mend si i vetmi opinionbërës që predikon mosleximin”

“Ermal u futa dhe të pashë videon pasi realisht nuk mund ta besoja se mund ta kishe thënë me të vertetë atë që veshët e mi dëgjojnë nga goja jote. Përtej gjithçkaje që mund të kesh pësuar nga lodhja në karantine, pasiguria në të ardhmen, ate e kemi të gjithë nga i pari tek i fundit deri në cepin më të fundit të botës. Ashtu siç e paraqet ti, duket se njeriu duhet të bëjë një gjë, atë që ti beson, duke përjashtuar gjithçka tjetër.

Le të mos flasim për diskriminimin moshor edhe gjinor që i ke bërë dhe herë të tjera, po s’ka gjë të kemi falur se e kemi quajtur humor, edhe pse i tillë nuk është. Bukuria do e shpëtojë botën, e ka shpëtuar përherë, këtë nuk e vendos depresioni im apo yti në kohë të caktuara. E njeriu dhe kur të shkojë në punë, rrugës për aty, tek do shkojë për bukën e gojës mund të lexojë romane, se ato romane e libra të zhvillojnë si njeri, të bëjnë njeri. Se në fund të fundit për këtë po flasim në kohë si këto të gjejmë njeriun te vetja. Më vjen keq po do mbahesh mend si opinionbërësi i vetëm në historinë e botës që predikon mosleximin”.

17 komente në ““Mos lexoni romane se janë budalliqe”, botuesja e njohur “shuplakë” Ermal Mamaqit: E ke nga karantina, do mbahesh mend si opinionbërësi i vetëm në historinë e botës që predikon mosleximin”

  1. heneri says:

    Ermal sumqiri. uk i beri leket nga leximi i librave
    po fol vete e qesh vete
    dhe lepirje bythe pushtetareve ne dy krahet
    ky shkerdhate robi keshtu e ndertoi
    ndersa librat duken se jane armik i fisqirit mamaq
    keni nje te till dhe Jul Deden nje tjerer lyf qe
    librat i urren

  2. Elda says:

    Ju lutem te gjitheve mos te abuzojne me sinqeritetin e Ermal Mama qit sepse ai ka dashur te thote qe nuk eshte nevoja te lexosh romane kur mund te behesh i njohur edhe trap si une !Ndokush mundt te thote qe kjo eshte rastesi ;gabohet sepse nuk eshte i vetem Erm. Mama qi ,ai ka me vehte plot budallenj si Juljan Deda,i lajthituri qe s’bene me humor Agron Lllakaj ,Lek Plepi,Ujku i Cerikut ,nje fare Arian Qani e plote idioter te tjere qe njerezit qeshin kur i ndigjojne se sa budallenj qe jane e ata e marrin per sukses!
    Ndaj mos abuzoni me sinqeritetin e Erm…. Mama qi!

  3. NDOSHTA MAMAQI TALLET PIKERISHTE ME KTO
    PSEUDOBOTUESET QE SHITEN PER ADMIRUESE TE LIBRIT
    QE THJESHSTE E PERDORIN ATE MASKE PER PEFITIME PERSONALE

    SHTEPIOTE E BOTIMIT NEE SHQIPERI JANE NJELLOJ SI KJOSKAT QE MBINE SI KERKPUDHA
    RRUGEVE TE TIRONES NGA LIRIA E VADALIZMIT

    LIBRI E LITERATURA U SHPALLL SI KUDO NE CDO FUSHE MEDIE TV
    UNI – TOKE E XANUN NGA PSEUDOT HISTERIKEVE
    BOLL NA CAT TOLLUMBACET JENI TE GJITHE SHARLATANE

    NUK KERKOJ TE MARRE NE MBROJTJE ASNJI
    POR
    TE PAKTEN MAMAQI ESHTE VETVETJA ESHTE NE ELEMENTIN E TIJ
    EDHE PSE DEKLARATA E TIJ ESHTE TOTALISHTE ABSURDE E PAVENDE !

    1. OPOZITA says:

      TI ja paske degjuar fjalen ermalit , po te lexosh dhe te jesh i informuar mbi librin di ti zgjedhes edhe librat , keshtu qe dhe po pati botues sharlatan nuk ta hedhin dot . Kujdes mos po ta hedhin kur blen qumshtin , se aty do mbetesh i turperuar . Pastaj, lexoj ne gjuhe te huaj qe te falimentojne keto shtepit botuese sharlatane .

  4. mes rreshtash says:

    c’lidhje ka me librin kjo njëfarë arlinda
    kjo me përgjigjen që ka dhënë kuptohet se kush është!!

  5. mes rreshtash says:

    c’lidhje ka me librin kjo njëfarë arlinda
    kjo me përgjigjen që ka dhënë kuptohet se kush është!! \\
    kjo po të kishte lexuar vërtet do të imitonte Nënë Terëzën tani
    dhe nuk do të lyhej për kopertinë!

  6. mes rreshtash says:

    c’lidhje ka me librin kjo njëfarë arlinda
    kjo me përgjigjen që ka dhënë kuptohet se kush është!! \\
    kjo po të kishte lexuar vërtet do të imitonte Nënë Terëzën tani
    dhe nuk do të lyhej për kopertinë!

  7. mes rreshtash says:

    c’lidhje ka me librin kjo njëfarë arlinda
    kjo me përgjigjen që ka dhënë kuptohet se kush është!! \\
    kjo po të kishte lexuar vërtet do të imitonte Nënë Terëzën tani
    dhe nuk do të lyhej për kopertinë!

  8. mes rreshtash says:

    c’lidhje ka me librin kjo njëfarë arlinda
    kjo me përgjigjen që ka dhënë kuptohet se kush është!! \\
    kjo po të kishte lexuar vërtet do të imitonte Nënë Terëzën tani
    dhe nuk do të lyhej për kopertinë!

  9. mes rreshtash says:

    c’lidhje ka me librin kjo njëfarë arlinda
    kjo me përgjigjen që ka dhënë kuptohet se kush është!! \\
    kjo po të kishte lexuar vërtet do të imitonte Nënë Terëzën tani
    dhe nuk do të lyhej për kopertinë!

  10. Linda says:

    c’lidhje ka kjo njëfarë arlinda me librin!
    kjo po të kishte lidhje me librin do të imitonte Nënë Terëzën
    dhe nuk do të lyhej për kopertinë!

  11. Linda says:

    c’lidhje ka kjo njëfarë arlinda me librin!
    kjo po të kishte lidhje me librin do të imitonte Nënë Terëzën
    dhe nuk do të lyhej për kopertinë!!

  12. Linda says:

    c’lidhje ka kjo njëfarë arlinda me librin!
    kjo po të kishte lidhje me librin do të imitonte Nënë Terëzën
    dhe nuk do të lyhej për kopertinë!! !!

  13. Linda.. says:

    c’lidhje ka kjo njëfarë arlinda me librin!
    kjo po të kishte lidhje me librin do të imitonte Nënë Terëzën
    dhe nuk do të lyhej për kopertinë!! !!

  14. Linda.. says:

    c’lidhje ka kjo njëfarë arlinda me librin!
    kjo po të kishte lidhje me librin do të imitonte Nënë Terëzën
    dhe nuk do të lyhej për kopertinë!! !!
    Ermal mos e blloko komentin

  15. mond says:

    Po pse o Ermal dhe ti në terezi e ke, ç’të mungon ? Paratë? Fama? Apo je pa shtëpi? Punë ke aq shume sa e mbylle sezonin vetë se doje të rrije me familjen. Mos do të thuash se nuk je ngopur akoma? Epo ky sistem keshtu e ka, nuk besoj se do ngopesh ndonjehere, sado që të kesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje