Shteti amerikan i Misurit paditi Qeverinë e Kinës dhe Partinë e saj Komuniste për, siç tha, mashtrim të qëllimshëm, që çoi në pandeminë e koronavirusit, raporton BBC.
Në padi, Prokurori i Përgjithshëm i Misurit Eric Schmitt pretendon se Kina bëri pak për të ndaluar përhapjen e virusit.
Schmitt pretendon se banorët e Misurit kanë pësuar ndoshta dhjetëra miliarda dollarë dëme ekonomike.
Por ekspertët juridikë kane dyshime lidhur me kete hap, apo se ku do te coje ai.
“Qeveria e Kinës e gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi, dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e saj”, tha prokurori i përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt, duke shtuar me tej se “Kina duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj”.
Padia kërkon dëmshpërblime për jetët e humbura, vuajtjet e njerëzve dhe trazirat ekonomike që kanë ndodhur në shtetin e Misurit.
Padia civile, e ngritur të martën, është kundër qeverisë kineze, Partisë Komuniste Kineze dhe zyrtarëve dhe institucioneve të tjera kineze.
Nga ana tjeter, Kina e mohon fuqishëm mosmenaxhimin e krizës.
Rastet e para me koronavirus atje janë shfaqur në fund të vitit të kaluar dhe më pas janë përhapur në gjithë botën.
Mbi 2.5 milionë njerëz janë prekur nga koronavirusi dhe mbi 177,000 kanë vdekur.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve, mbi 825,000, dhe të viktimave, mbi 45,000.
Po bre burra edhe Japonia do te paditi USA per dy bombat atomike qe amerikanet leshuan ne dy qytetet japoneze ku u vrane me mijra e mijra qytetar te pafajshem.
amerikant janë pushtues – të lirojnë trojet që kanë zënë në amerikë
Kina dhe Rusia jetojne ne diktature, ata bejne te vuajne popujt perkates dhe sabotojne shtete te tjera per ti kthyer ne koloni. Propaganda e medjave te tyre eshte e ngjashme me ate te Dulles.
amerikant janë pushtues – të lirojnë trojet që kanë zënë në amerikë
ligji 7501
Dy bombat berthamore e bene Japonine nje nga vendet me te zhvilluar ne bote, Amerika e paguajti borxhi edhe me interes bile.
O makarona, i forti te rreh dhe nuk te le me qa!
Ligj i natyres!
Ti komentuesi Titi duke qe je sa hipokrit aq dhe servil,
Mos harroni pranveren arabe ku edhe sot vazhdon te derdhet gjak i pafajshem, mos harroni Vjetnamin, mos harroni Afganistanin.
Dikur i ndjeri Fadil Hasa ka thene:” Vetem ne Amerike nuk do te kete grusht shteti sepse atje nuk ka ambasade amerikane.