Pranga 23-vjeçarit në Shkodër: Fajde me 23% interes javor, ja skema që ndiqej për të përvetësuar prona

20 Prill 2020, 11:05Kronika TEMA

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi ishte i shpallur në kërkim, i akuzuar si pjesë e grupit të fajdeve në Shkodër.

Policia ka vënë në pranga shtetasin me inicialet J. A, 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Operacioni për arrestimin e bandës së fajdeve nisi në mars të vitit të kaluar, pas denoncimit të prefektit Paulin Radovani, ndërsa deri më tani 13 persona janë vënë në pranga dhe 3 të tjerë janë ende në kërkim. Nga personat e arrestuar, 6 u lanë të lirë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Apelit Shkodër.

Grupi i fajdexhinjve merrte një interes prej 23% në javë dhe  nëse nuk ktheheshin lekët ata merrnin prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre. Të përfshirë rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë e policë.

1 komente në “Pranga 23-vjeçarit në Shkodër: Fajde me 23% interes javor, ja skema që ndiqej për të përvetësuar prona”

  1. katarakti says:

    Hej Shkodra Loce. Le nam. Keshtu eshte kur udhehiqesh nga cuba mali që nuk njohin shtet dhe ligje, por vetem bajrraktare. Bastioni i demokracise dhe turpi i Shqiperise me keto që po ben. Të zgjedhesh per kryebashkiake nje si Voltana Ademi, sikur Shkodra nuk ka intelektuale dhe figura të shquara që do e nderonin të djathten. Kjo tregon shumë. Dikur ka qene vertet djep i qyteterimit në mbare Shqiperine e Eperme. Sot ka ranë nê nivelin e cubave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje