Kur quhesh përhapës me qëllim i koronavirusit dhe rastet kur dënohesh me burg

16 Prill 2020, 21:35Kronika TEMA

Sot u votuan masat e reja ndëshkuese për të gjithë shkelësit që thyejnë karantinën dhe rregullat e daljes si këmbësor apo si shofer.

Cilat janë ndëshkimet e reja:

-Nëse një qytetar ndaj të cilit është dhënë më parë gjobë dhe përbën kundërvajtje atëherë ndëshkohet me gjobë ose me 6 muaj burg.

-Kur kundërvajtja është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar dhe rrezikon shëndetin e njerëzve ndëshkohet me gjobë ose me 2 vjet burg

-Nëse nuk zbatohet urdhri i detyruar për karantinim dënohet me 2-3 vite burg.

-Përhapja me dashje e sëmundje infektive 2-5 vite burg.

-Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet.

-Përhapja nga pakujdesia e sëmundjes infektive dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite

-Kur përhapja e sëmundjes ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jete, dënohet nga 3 deri në 8 vite burg.

Por kur quhesh përhapës i sëmundjes?

Përhapës të virusit quhen ata persona që janë konfirmuar pozitiv dhe autoritetet u kanë vendosur vetëizolimin, pasi janë asimptomatik apo kanë simptoma të lehta të sëmundjes. Nëse këta persona shkelin urdhrin e dhënë nga autoritetet duke dalë nga izolimi apo duke patur kontakte me persona të tjerë, rrezikojnë të dënohen me gjobë ose burg deri në 8 vite, nëse vënë në rrezik jetën e personit që kanë takuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje