Kuvendi ka miratuar sot ndryshimet në Kodin Penal për dënimet në rastet kur qytetarët thyejnë masat ndaj përhapjes së COVID-19 në këtë gjendje fatkeqësie.
Ndryshimet në Kodin Penal:
Neni 242/1
Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë
Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.
Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vit.
Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.
Neni 89/b
Përhapja e sëmundjeve infektive
Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës I sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet. (TemA)
Bravo: se Derri Shqipetare do plumb si ne kohen e Enverit ,se me te mire nuk marin vesh,democraci nuk marin vesh
Duan vetem te hane ,te pine ,te rine gjithe diten ne kafe ,te bejne llogje,the te mos punojne kure ( Dembela )
Race muti dhe shure droge ,tallava, pirje rakije, dhe llafe
Bota duhet te punoj se jane budallenje ( ndersa ne shqipetaret te zgjuar ) dhe te rime gjithe kohen neper cafenet duke bere llogje ,muhabet duke mare neper goje te gjithe