U arratis nga burgu: Grabitësi shqiptar ishte kthyer në tmerr i Napolit

17 Prill 2020, 11:09Kronika TEMA

Ervis Murra ose Ervis Manna, që u vu sot në pranga është një emër mjaft i njohur për autoritetet italiane. 31-vjeçari, me banim në Shupenzë, është anëtar i nje bande kriminale e specializuar në grabitje me armë në dëm të sipërmarrësve agrarë të zonës së Napolit, aty ku ka jetuar për shumë vite.

Ky grup kriminal vepronte në mënyrë mjaft të organizuar e përbëhej nga individë shqiptarë e italianë dhe konsistonin në grabitjen e automjeteve bujqësore e kërcënim me qëllim zhvatje parash ndaj pronarëve të sipërmarrjeve për të evituar humbjen e përhershme të të mirave materiale.

Gjithçka u shkonte “vaj” anëtarëve të bandës, deri në vitin 2013, kur autoritetet italianë nisën hetimin për këtë grup që kishte vënë në alarm sipërmarrësit agrarë të Napolit, në komunën e Mondragones. Në vitin 2014, Murra u vu në pranga për herë të parë, bashkë me pesë persona të tjerë, mes tyre edhe një tjetër shqiptar, Rustem Lleshi, 36 vjeç.

Lleshi u la në burg në Santa Maria Capua Vetere, ndërsa Murra në arrest shtëpie me byzylyk elektronik për t’u mbikqyrur. Ndërsa 5 anëtarët e tjerë të kësaj bande u hetuan në gjëndje të lirë. U deshën pak muaj që Ervisi, të hiqte byzylykun dhe të arratisej për t’u strehuar në shtëpinë e të dashurës së tij, Mena Manna e cila banonte në San Marcelino. Kërkimet për Murrën, rrezultuan të frytshme dhe ai u kap në banesën e të dashurës së tij, e cila i ka mundësuar edhe mbiemrin e dytë, Manna.

Pas dy vitesh, i riu nisi sërish aventurat e grabitjes. Në vitin 2016, policia italiane e provincës së Napolit  arrestoi në komunën e Mondragones, 2 shqiptarët Rustem Lleshi dhe Ervis Murra. Dy shqiptarët akuzoheshin për më shumë se 15 grabitje me dhunë.

Mirëpo, pavarësisht lënies në burg të Murrës, shqiptari arriti sërish të kapërcente hekurat e burgut për t’u strehuar në Shqipëri. Ditën e sotme, 31-vjeçari u arrestua në Maqellarë.

Sipas njoftimit zyrtar, Murra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Apelit në Perugia për vjedhje me armë u arrestua në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga shërbimet operacionale të DVP Dibër, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interforzën italiane.

3 komente në “U arratis nga burgu: Grabitësi shqiptar ishte kthyer në tmerr i Napolit”

  1. Cjane keta pallavesh says:

    Shikoni veshet e ketyre ,kush i ka pjell , kafsha te tilla ghenden vetem ne shqiperi

  2. shqip says:

    Forma e kokës shumë cepeshe nuk lë vend për dyshime. Të tillë Enveri I mbante brenda deri në moshën e pensionit. Kur dilnin nuk kishin as dhëmbë, as dhëmballë. Paska pas fat që s’ka rënë në dorë të Kamorra-s. Do kishte perfundu gëlqere.

  3. katarakti says:

    O Zot çfare surrati. Duket se te ky shemtire tranzicioni nga Majmun në Njeri ka mbetur në mes të rruges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje