Si do të jenë udhëtimet ajrore pas karantinës?

22 Prill 2020, 18:57Lifestyle TEMA

Së bashku me rimëkëmbjen shumë pyesin veten se si do të udhëtojnë pas koronavirusit.

“Avioninteriors”, kompania që krijoi hapësirat për të qëndruar pasagjerë brenda kabinave ajrore, nisi idenë për të lejuar udhëtimin ajror pas bllokimit. Do të ishte një aranzhim i vendeve ulëse të klasit economy. Rreth secilit vend mendohet të ketë një ekran xhami, i aftë të mbulojë kokën 180 gradë, duke parandaluar kontaktin me pasagjerin ngjitur me të.

Ideja “Glassafe”

Ekrani quhet “Glassafe”, përkthyer fjalë për fjalë “xham i sigurt” dhe ishte krijuar ekskluzivisht për post-karantinën, në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit midis udhëtarëve.

Pajisja nuk e mbulon fytyrën e pasagjerit për ta lejuar atë të vazhdojë të përdorë argëtimin në bord dhe gjithashtu të hajë ushqim.

E njëjta pajisje mund të montohet në lloje të ndryshme të sediljeve.

“Glassafe” krijon një pajisje të izoluar rreth pasagjerit – shpjegon krijuesi i xhamit – në mënyrë që të shmangni ose minimizoni kontaktet dhe ndërveprimet përmes ajrit midis pasagjerëve.

2 komente në “Si do të jenë udhëtimet ajrore pas karantinës?”

  1. Tahiri says:

    Just FYI,
    Glassafe ne kete rast nuk perkthehet “xhami i sigurte” por “xhami i sigurise”, dhe “glassafe” nuk krijon nje pajisje te izoluar rreth pasagjerit por nje hapesire te izoluar rreth pasagjerit.

  2. Tim says:

    PO CA LESH SAFE,, AJRI QARKULLON ME ANE TE KONDICIONERIT. NJE TA KETE E TE KOLLITET E MARRIN DISA ATY ME APO PA XHAM. E VETMJA MENYRE ESHTE MBULIM GOJE HUNDE QE NE RAST KOLLITJE MOS DALI NGA MASKA DHE DUART TE DISINFEKTOHEN PARA SE TE HIPIN NJEREZIT NE AVION NORMALISHT DUKE SHMANGUR PREKJEN E FYTYRES. MENYRA E PARE ESHTE KOLLITJE TESHTIM, E DYTA MBASI JE KOLLITUR NEPER DUAR OSE KE PREKUR GOJEN HUNDET E SYTE DHE PREK SIPERFAQE QE PREKEN NGA TE TJERET SHPERNDAHET. NUK ESHTE SE XHAMI KA NDONJE SIGURI TE LARTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje