Për herë të parë, në gjuhën politike, Ilir Meta ka dhënë të kuptuar se ai është njeri i lexuar.
E ka bërë këtë në një reagim të kritikave më të fundit ardhur në adresë të tij, në formë mallkimesh, në kampi i opozitës, befasuar nga fakti se ai dekretoi ndryshimet e qeverisë në Kodin Penal, aty ku parashikohen dënime më të ashpra në kuadër të kërcënimit virusal.
Për Metën, ata që i janë vërsulur orët e fundit, janë të palexuar.
Por kujtojmë se pikërisht për këtë dimension të munguar të Metës në përformancën publike, pra lidhjen e tij me leximin, me librin, ai shpotitej nga Rama gjatë kohës së daljes së Kurban-it, teksa pyetej, po me shpoti, nëse Meta e kish lexuar librin (kriza e rëndë mes tyre 2009-2012). Rama përgjigjej shkurt: Meta s’lexon libra!
Tashmë, një klimë paqeje është rishfaqur mes tyre, por e pëërligjur me krizën pandemike. Rama ka vlerësuar komunikimet mes tij dhe Metës në dy mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke thënë se e tilla duhej të qe politika….Ah sikur!