FOTOT: Rekord të vdekurish, por të gjithë vërshojnë nëpër parqe e lokale pa i ndalur kush

23 Prill 2020, 10:59Bota TEMA
FOTOT: Rekord të vdekurish, por të gjithë vërshojnë

Suedia shënoi një shifër rekord të vdekurish dje, plot 172 persona.

Pavarësisht kësaj, në Suedi masat kufizuese janë shumë më të pakëta se fqinjët e saj dhe vendet e tjera në botë.

Danimarka, Norvegjia e Finlanda kanë shumë më pak raste të prekurish dhe viktimash, falë masave kufizuese, ndërsa Suedia, pavarësisht numrit të lartë të të prekurve dhe viktimave, i lejon njerëzit të dalin parqeve dhe lokaleve.

(TemA)

10 komente në “FOTOT: Rekord të vdekurish, por të gjithë vërshojnë nëpër parqe e lokale pa i ndalur kush”

  1. Arturi says:

    Qesh mirë mirë ai që qesh i fundit. Do shikojmë në vjeshtë kujt i ka dalë më mirë , vendeve që i mbyllen njerëzit në shtëpi duke shmangur edhe krijimin e imunitetit, apo suedezeve të cilët ishin të lirë gjithë kohën dhe me një numër vdekjesh të arsyeshëm po të konsiderojmë se shumë vende u mbyllen me muaj dhe prapë patën numër të lartë vdekjesh. Por do e shohim.

    1. Dara says:

      QESH ME MIRE I PARI O ARTUR,, SE I FUNDIT NUK I DIHET

    2. Shqip says:

      Nuk qesh asnjeri ne fund (po qe se la nje fund)
      Suedia nga nje jave ka numrin me te madhe te vdekjeve per popullsi.
      Te gjykosh nga divani i shtepise se kush ka bere zgjedhjen me te mire eshte e kollajshme.
      Shko ne nje spital te Italise ,Spanjes ,Frances apo te Anglise dhe nga atje gjykoni se eshte mire ti lejosh njerezit te dalin apo jo.

      1. Adi says:

        Mbyllja tregon qe nuk ka asnje kuptim persa kohe nuk zhduk dot vurusin. Rri mbyllur 3 muaj, shkaterron ekonomine dhe kur del e merr prap virusin. Puna eshte ta marresh ne menyre te kontrolluar. Dmth mundesisht ta kaloje ajo pjese e popullsise qe ka rrezik minimal, nen 40 pa semundje. Nese ata e kalojne ruajne dhe shtresat e dobta pasi nderpritet transmetimi. Gjithesesi virusi eshte shume me i perhapur sec mendohej kur u be mbyllja dhe mbyllja ska me pike kuptimi. Kjo duket qarte ne shqiperi. Piku duhet te ishte 3 jave pas mbylljes sepse aq eshte maksimumi i inkubacionit, po piku nuk erdhi kurre. Mbas aq kohesh mbyllje jemi me me shume raste se kur ishim te gjithe ne rruge. Rastet e sotme psh jane infektuar 2-3 jave me pare. Ndersa rastet e fundit te marsit gjate kohes qe ishim neper kafene te gjithe. Fakt eshte qe nuk ka asnje ndryshim dhe mbyllja eshte kot. Sa shton stresin. Duhet te mbyllen vetem pleqte dhe te semuret dhe te evitohen grumbullimet dhe kaq.

    3. koha says:

      Po mor Artur shkenctari, vdis nje here ti se ta siguroj une imunitetin e perjetshem! Kaq idioter!

    4. Nga dikush ne Suedi says:

      Per te saktesuar.Suedia me numurin 172 nuk ka te vdekurit ne diten e fundit por rastet e raportuara kete dite, Dmth ka raste te raportuara me vonese ne nje dite. Disa dite para ishte 22 dhe 40 . Numuri i vdekjeve te konstatuara dhe regjistruara ne diten e vdekjes cdo dite eshte 60-80 persona dhe kulmi ishte mesi i prillit 18 prill mos gaboj ku kishte vetem ne nje dite rreth 100 ka patur ulje cdo dite, Sidomos te shtuna dhe te diela raportohen shume pak raste per shkak se regjistrohen ditet e javes .
      qellimi i karantines eshte te mos mbingarkohen spitalet .Virusi eshte aty edhe po te rrine te gjithe mbyllur brenda. Kur te dalin perseri do behet ajo qe po behet ne suedi. Nuk eshte e vertete qe suedzet nuk kane distancim fizik lajmetjane pak te egzagjeruara. Ndryshimi eshte se ketu njeezit qendrojne ne shtepi ose distancohen nga njeri tjetri me rekomandime.Ne vende te tjera me detyrim .Ka tebeje shume me kulturen enje vendi –
      Qellimi per te mos mbingarkuar spitalet deri tani eshte arritor ka dyfishin e kapacitetit ne sherbimin intensiv te pa perdorur dhe rastet e infektuarve te shtruarve dhe te vdekurve po bien nga dita ne dite.

  2. gess says:

    qesh mire ai qe qesh i fundit, pra sa me shume te rrime ne shtepi aq me shume do vdesim nga uria.

  3. Besa says:

    Cfare quan numer te arsyeshem ti Artur? Suedezet jane vetem 10 milion, me 172 vdekje ne dite ka kaluar edhe Italine. Sipas rregullit te treshit Italia qe eshte mbi 60 milion duhet te kishte 1032 vdekje ne dite, qe nuk e arriti as ne diten e vet me te keqe

    1. Revizori says:

      O Besa,
      Shiko Shqiperine dhe familjen tende, se per suedezet ka kush mendon.
      Po e varën suedezet shpresen tek mendte tona, i mori lumi.

  4. kështu më mësuan KESHTU says:

    nuk është e vërtetë ASPAK
    është lajm i rremë nga SALIU (MJEK MORTJA)
    kërkon të hapë PANIK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje