Projektligj për "Dosjet", Murrizi-Ndoka: Të shkëputemi nga e kaluara komuniste dhe pastrojmë politikën. Mjaft më, u bënë 30 vjet

23 Prill 2020, 23:34Politika TEMA

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi, një nga propozuesit e projektligjit për lustracionin që parashikon përjashtimin nga emërimi dhe zgjedhja në funksione publike të anëtarëve të Partisë Komuniste dhe së Partisë Punës, tha për Report Tv në emisionin “Repolitix”, se pas 30 vitesh ka ardhur koha të shkëputemi nga e kaluara komuniste dhe se drejtësia e re nuk duhet të përfshijë më figura të tilla me të kaluar të dyshimtë.

Besoj se pas 30 vitesh ka ardhur koha të shkëputemi nga e kaluara komuniste. Ata që janë nga komunizmi të merren me profesionet e tyre, nuk them të mos merren…pas 30 vitesh nuk e shohë të arsyeshme që ata që kanë bërë dënime t’i shohë në krye të kësaj reforme apo drejtësie të re. 

Për mua është hera e parë që bëhet një ligj me nisëm dikë që nuk ka qenë komunist. Në fakt, ai ligj është propozuar që në nëntor. 

Shqiptarët meritojnë të kenë në institucione jo hetues komunist apo spiun të rëndomtë, pasi është amoralitet të bëjnë ligje këta individë. Në fakt, në 30 vite post komunizëm të gjitha palët kanë menduar të bëjnë ligje për të fuqizuar pushtetin e tyre”, tha Murrizi.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryetari i PDK, Nard Ndoka duke thënë se “ka qenë e domosdoshme pastrimi i politikës shqiptare, madje që në fillim të demokracisë. Më tepër do jetë filtri i votës së qytetarit për të pastruar politikën shqiptare”.

Gjithashtu edhe për Reformën Zgjedhore, Murrizi tha se duhet shkuar drejt listave të hapura. “Për sa i përket reformës zgjedhore, nuk e ka lënë në hije koronavirusi por e ka lënë në hije epidemia e Patetikëve që nuk lëshojnë karriget. Shqiptarët nuk meritojnë një rikomunizëm të dytë, ata tani duhet të zgjidhin jo të fitojnë. Të shkojnë me lista të hapura që qytetarët të na besojnë dhe ndëshkojnë me votë.”

Ndërsa për Nard Ndokën “Reforma zgjedhore do behët shumë shpejt për t’i hapur rrugë axhendës tonë për në integrimin europian.”

6 komente në “Projektligj për “Dosjet”, Murrizi-Ndoka: Të shkëputemi nga e kaluara komuniste dhe pastrojmë politikën. Mjaft më, u bënë 30 vjet”

  1. koha says:

    Ore nga ajo jemi shkeputur ne qe kur kemi juve ne udheheqje, llumin dhe injorancen shekullore se para viteve 1940 kishte njere me dije perndimore, ndersa sot jeni te gjithe me diploma te blera qe nuk beni dot as punen e marangozit apo muratorit , por vetem llaç e beton. Ju do ta çoni perpara Shqiperine! U marrte purtha ne breke si ju ka marrte.

  2. Eri says:

    Keto jane daulle zhurmuese per te hequr vemendjen nga punet e tjera.Po tani pas 30 vjetesh u kujtuat juve? Tre kerma kane mbetur nga ata Sali Serbi, Ruc Sykoqja dhe Taku dredharaku.Shikoni beni nje ligj per denimin e politikaneve hajdute e kriminele e mos beni teater te peshtire me shqiptaret.

  3. Loni says:

    Hahaha hahaha hahaha nxirrni partine babale jashte ligjit. Atje jane mbledhur gkothe is komunistet e poshter , jo ish komunistet e ndershem, dhe hkithe spiunet e ish-sigurimit . Keni salium, jar pompistin e me rradhe.

  4. Sa per shqiptaret mos e vrisni mendjen , dine se per ke votojne , nuk ju pyesin juve o MENDJELLINJ , po mos shani listat e mbyllura , se te pakten ju te dy me lista te hapura , as per te rojtur DERRAT nuk ju zgjidhte populli .

  5. Epo kjo pune says:

    O demokristiano distancohu dhe ti nga feja se ka bere kerdine inkuzicioni, keni lajthit prej kohe, shume komunistet ishin idealist, mos futni ne nje thes se bini ne pozicionin e fashizmit e diktatures, secili berr varet nga kembet e veta, eshte demokraci ndaj ju qe llapnit pse nuk kish pluralizem dje mos e qelbni sot kot, vota vendos jo qejfi juaj, e meqe ra llafi, distancohuni nga kolaboracionzmi e tradhetaret e udb e asfalise, mbreti qe ia dha ne pjate fashizmit vendin, se nuk ju vjen zeri, jenni shembullin pa kerkoni hesap

  6. Kuq e zi says:

    Dmth kryetari i kuvendit shkon ne shpi?
    Jo or murriz jo nuk kalon ky ligj
    Jemi o vetmi vend qe ska hapur dosjet dhe vazhdojne akoma te qeverisin po familjet e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje