A do të kemi pushime këtë vit? Klosi: Turizmin do ta nisim më shpejt se rajoni, vera shënon rihapjen e plotë të vendit

24 Prill 2020, 10:42Turizëm TEMA

Minsitri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka folur për sezonin turistik në Shqipëri.

Në një intervistë për EuroNews, Klosi tha se turizmi në Shqipëri do të jetë sektori i parë që do të injektojë para në ekonomi.

Më tej ai shtoi se sezoni në vend do të hapet më herët se vendet e tjera të rajonit dhe kjo do të jetë dhe një datë si fundi i pandemisë së koronavirusit.

“E vetmja gjë që dihet me siguri është se pushimet këtë vit nuk do të jenë si vitet e tjera, por do të jenë gjithsesi pushime. 

Vera do të shënojë rihapjen e gjithë jetës sociale të vendit dhe kjo do të shoqërohet me masa më të larta sa i përket higjienës dhe distancimit social, por turizmi do të jetë injeksioni i parë që do të hyjë në ekonomi, edhe me para të ardhura nga jashtë, por edhe brenda.

Virusi po kontrollohet për momentin shumë më mirë se më përpara. Kemi lajme të mira për gjetjen e kurës dhe vaksinës, ndaj duhet të fillojmë të mendojmë se fundi i muajit maj do të ketë shumë më tepër lehtësira sa i përket sektorit të turizmit”, tha Klosi.

2 komente në “A do të kemi pushime këtë vit? Klosi: Turizmin do ta nisim më shpejt se rajoni, vera shënon rihapjen e plotë të vendit”

  1. ARBEN says:

    JU UROJME SUKSES PER HAPJEN E SEZONIT TE RI TURISTIK 2020, NE KUSHTET E REJA TE KRIJUARA NGA CORONA VIRUS. JU SUGJEROJ SE SI DO TE VEPROHET PER ZONAT E LIRA NE PLAZHIN E DURRESIT, A DO TE KRIJOHET NDONJE MUNDESI QE NE PLAZHIN E DURRESIT TE KETE DHE ZONA TE LIRA PER P0PULLIN, MBASI EKSPERIENCA E VJETESHME LA SHUME PER TE DESHIRUAR. LE TE SHPRESOJME DHE TE BESOJME SE DO TA MBANI PARASYSH DHE KETE SYGJERIM.

  2. specialisti says:

    Zoti Klosi, me kembe ne toke.
    Nga do vijne keto turiste ? Kufinjte i kemi te mbyllur. Jemi ne varesi te hapjes te te tjereve.
    Aviacioni civil, nuk dihet kur fillon pune.
    Si do vijne ceket, polaket, ruset, nordiket etj etj.
    A po, shqiptaret e Kosoves e MV, mund te vijne. Por jo si vitet e kaluara.
    Edhe shqiptaret qe kane bere pushime jashte, do shohin situaten e do te vendosin per pushime ne Shqiperi. Por ato duan standarte sepse keshtu jane mesuar vitet e tjera , jashte vendit.
    Te shohim si do te ece situata e gjendjes se jashtezakonshme. Edhe qershori do jete me probleme.
    Veshtire qe operatoret turistike te plotesojne ne plazhe, kushtet e distancimit, sic po planifikon Italia.
    Qe te investojne per kete qellim , ato do te shtojne cmimet e cadrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje