Nga Petrit Ruka
I dashur Goni,
shok e mik i dashur i rinise sime! Ndjehem i lumtur që gjej një rast si ky i sotmi, i ditëlindjes tënde që të them dy fjalë për ty krahas urimeve që do të marrësh prej mijëra e mijëra njerëzve që të duan, të çmojnë e të nderojnë për gjithçka që u ke falur në jetë me artin tënd, krijimtarinë tënde.
Dua ta them qysh në krye të herës, se si tepelenas ndihem krenar me ty që ke dalë nga gjiri i vendlindjes sonë të dashur, atij vendi të vogël që ka dëshmuar se di të rris njerëz me shpirt të bukur dhe të talentuar si ty, që nuk e harrove kurrë dhe ia ka kthyer nderimin shumëfish duke ia lartësuar supet.
Janë të rrallë artistët si ty që lidhjen me vendlindjen ta kenë kaq të fortë sa ç’e ke ti me Memaliaj tënd, këtë qytezë të vogël punëtorësh ku linde, hodhe hapat e para dhe fillove karrierën tënde që pati vetëm ngjitje, një lartësi të shkëlqyer si kjo ku ke arritur duke u bërë një nga aktorët më të mirë e më të dashur të humorit në këtë vend.
Unë që e njoh jetën tënde prej fillimi e di mirë se si ti i takon racës së artistëve që ngjiten me thonj vetëm prej pasionit, vetëm prej dashurisë, vetëm prej një vullneti të hekurt ndaj dijes, pa ndihmën e askujt, duke ndjekur trimërisht yllin e fatit tënd.
Ata që mahniten prej talentit tënd organik e të pashtershëm ndoshta nuk e rrokin dot sesi brenda teje ka kaq shumë talent, improvizim, gdhendje të rralla karakteresh të paharrueshme, befasi batutash të mrekullueshme, imitime të paarritshme, sepse nuk dinë se përmes çfarë tallazesh e vuajtjesh ka kaluar edukimi yt, dijet e tua, shkolla jote artistike e marrë bruto e ballë për ballë me një jetë të vështirë e të ndershme.
Nuk e dinë se ti ke bërë shkollën e madhe të një fëmijërie plot mungesa, të një rinie që kalonte përmes galerive të thella ku mijëra burra minatorë qenë mësuesit e tu, shokët e tu, vëllezërit e tu, njerëz që nuhateshin me erën e vdekjes ditë e natë. Nuk e dinë se sa mijëra e mijëra orë ti e mësove përmes tyre gjuhën e bukur shqipe, humorin, shakanë, gjestet, burrërinë, qëndresën, sakrificën, dashurinë pafund për të bukurën.
Ndaj është e pafund galeria e personazheve të tu, sepse ti bëre akademinë e madhe të jetës, të thellësive të tokës e të shpirtrave njerëzorë.
Prandaj mbase dhe nuk e kuptojnë dot të rinjtë e sotshëm sesi të mbushen ty sytë me lot sa herë përmend fjalën Memaliaj, të asaj qyteze të vogël, që mezi gjendet në hartën e Shqipërisë, sot por që për ty është Meka jote për gjithçka.
Dhe po kështu e di mirë se sa krenarë janë ata me ty kur të shohin se si u rrite ti djali i tyre i rrugicave të varfra e i mundimeve të mëdha, ti djali i dy punëtorëve të thjeshtë e të ndershëm, duke u bërë një nga yjet e humorit shqiptar, një nga ata që numërohen me gishtat e një dore.
E gjithë Tepelena jonë është krenare me ty në këtë ditë të gëzuar të jetës tënde dhe jam i bindur se të gjithë njëherësh mendojnë sot si unë duke të thënë gati me një gojë:
Të duam shumë dhe jemi krenar për ty Agron Llaka!
Petrit Ruka
(TemA)
Ky artist?Agroni eshte imitues i Sales,kaq.Si aktor,habitem qe i shkruajne me kaq superlativa.
Agron,jete te gjate dhe te lumtur.
Ky mund te jete shakaxhi po jo artiste TELEVIZIONI NE SHQIPERI BASTARD DHE KY ESHTE PERFSHIRE NE ATE AJO GJEJA QE KY JEP NE TV NUK SHIKOHET E FILLON DHE E MBARON DUKE SHARE DHE ME POLITIKEN E LSI.NUK KA ASNJE MESAZH POSITIV PREDIKON PRISHJE PRISHJE TE FAMILJES DHE CDO GJEJE TE MIRE po shakaxhi rugesh agronom fshati cpret pa taban.
Megjithe stuhine e papare ndonjehere qe po kalojme ne e krejt Planeti me egoizem pyes se kur do te filloje programi humoristik “”Al Pazar”” .Na mungon shume.Por me kete rast i uroj “Vishos” jete te gjate e te lumtur !!!!
Urime Agron u befshe dhe 100 vjece te tjera dhe tu shtofte krijimtaria ne fushen e humorit se per ate kemi nevoje ne cdo kohe dhe vecanrisht ne kete situat qe po kalojme.
AGRON LLAKA ESHTE NJE TALENT I SHKELYER I HUMORIT SHQIPTARE &UROJE SHENDET LUMTURI NE FAMILJE DHE ? VITE TE BUKURA
Goni 100 vjec dhe i lumtur,Je njesh .Hasan pordhen e ke kryeveper.Hahahahaah
Xha Temen dhe nen Anene nuk ka njeri ne bote qe ti luaje me bukur se Agron Llakaj. Kur e kapi Enveri xha Temen me ate italianen dhe e pyeti cfar po ben, ky iu pergjigj qé té them se po themeloj Partiné ti s’do mé besoc. I madhi Agron u befsh 100 dhe qofsh i lumtur gjithmon. Kur dua te heq stresin vetem pjeset e tua nga Al pazari mé béjné derman. Me bjer nje birr té madhe dhe dhjeté qofte ???
Artista?!!!!Ky që nuk gjen më frymezim tjetër vecse në fjalë banale për të bërë pseudohumor! Në shtepine time ky llafazan nuk shihet!Ruka, në qoftë se ndihesh krenare për Llaken,vaj për ty!!!
Gezuar ditelindjen Agron.Temen,Nene Hanen ,Vishon dhe Berishen i ke nxjer role shume te mira.Por qe kur je fut ne politik si zagar i LSI-se je shperbere si artist sepse bene me shume nje politik te shpifur dhe me Faake Off me ate qeshjen e zgerdhire je bere njeri i peshtire qe je shperbere si njeri pale si artist as qe diskutohet je i shumezuar me zero nga populli.Do te ishte me mire per ty te rrije ne shtepi ti tregoje bacalet babajt tend sepse vetem ai ndihet mire me ty.Malsori Boston.
Agron Llakaj jo vetem artist i madh por njeri i mire dhe familjar shembellor!Agroni eshte ai qe nuk e trembe puna por i del per zot dhe eshte shembulli me pozitiv dhe frymezues per te gjithe ne artistet e gjinise humorit !Dy formatet me te medha te humorit shqiptar,Portokalli dhe Alpazar mbajne firmen dhe vulen e Agron Llakes!Edhe 100 Gones tone te dashur per te miren e familjes se ti te mrekullushme por edhe tonen si koleg dhe miq te ti poredhe per fansat e ti te shumte qe e kane ndjekur vite te tera dhe deshirojne te kete JETE E SHENDETE EDHE 100 VJET!
Çuni i Novruzit dhe i Drites, burri i Konstandines, idhulli i hamshorit Ardit Gjebrea, tamam kazan humori.
Ky Petriti i ketij shkrimit nuk e di ku e gjen kurajon bile edhe guximin kur flet ne emer te te gjitheve per mbivleresimin qe I ben ketij humoristit ordiner ???????
Agron Llaken si artist, ka njerez qe e pelqejne dhe ka qe nuk e pelqejne, ashtu si per çdo artist tjeter.
Per mua Agron Llaka asht nje imitues i mire, por nuk mundem me thane te njejten gja edhe per humor. Ai sforcohet shume dhe nuk nxjerr ate qe duhet. Ai merr persiper disa rrole qe jane te veshtira, por nuk kerkohen nga publiku. Prandaj del bllof.
I pelqej kritikat politike, por jo ato ne estrade !! Ne te gjitha ditet e jetes sone, politiken e kemi te pranishme non-stop. Te gjitha gazetat, te gjitha stacjonet e radiove, televizjoneve, revistat e çdo gja tjeter tek ne bertet per politike. Nese do te besh humor per te gjithe, perjashto politiken.
Nuk e njoh si person Agron Llaken, por shenjat tregojne se asht njeri mire.
Jete te gjate humoristit Llakaj. Tash humori eshte bere si gjithe gjerat e tjera, i tregetueshem (komercial). Me pelqen humori i holle, jam kunder humorit banal.
Gezuar Ditelindjen I madhi Agron Llakaj
Ne jemi larg jush fizikisht , por mendja dhe zemra eshte me ju atje
Nga zemra ju urojme shendet te plot dhe jete te gezuar e te qeshur , ty o I talentuari Agron , qe me humorin tend te vecante na Ben ne te qeshim edhe kur nuk kemi ndermend….. Edhe 100 vite te bukura festofsh me te dashurit e zemres . Ju pershendesim nga Florida