Të sakrifikohen pleqtë për të shpëtuar kapitalizmin, një mendësi kriminale që gjen vend edhe në mediat perëndimore

24 Prill 2020, 12:20Sociale TEMA

Nga Enver Robelli

Në një ese në numrin e fundit të së përjavshmes gjermane DIE ZEIT nënvizohet se tok me krizën e koronës po kthehen edhe mentalitete të rrezikshme, për shembull pashmangshmëria e viktimës.

Domethënë: le të vdesin pleqtë në mënyrë që të jetojë ekonomia.

Ose: sakrifiko njerëz për kapitalizmin.

DIE ZEIT përmend gazetën zvicerane Neue Zürcher Zeitung, e cila dikur ka qenë një gazetë serioze dhe tani është shpeshherë një zëdhënëse e shumë marrëzive.

Në këtë gazetë brenda pak ditësh janë botuar tri tekste jashtëzakonisht johumane.

Një sipërmarrës thotë: të vdesin pleqtë dhe të shpëtojmë ekonominë nga vetëvrasja.

Një ekonomiste që prezantohet edhe si “influencuese” thotë: jeta vazhdon, prandaj kapitalizmi duhet të mbijetojë.

Një profesor i letërsisë e kundërshton moralin e barazisë.

Domethënë: në këtë krizë nuk duhet të jenë të gjithë të barabartë.

Sepse kjo e rrezikon kapitalizmin dhe pastaj edhe krejt njerëzimin.

Gazetari anglez Jeremy Ëarner (nga Telegraph) mendon se po vdiqën pleqtë, rinohet ekonomia dhe i hiqet barra sistemit pensional.

21 komente në “Të sakrifikohen pleqtë për të shpëtuar kapitalizmin, një mendësi kriminale që gjen vend edhe në mediat perëndimore”

  1. Kryeplak Qinani says:

    A u plakshi sa me shpejt ju…!

  2. Koli says:

    Kapitalizmi eshte i pasanikeve i atyre qe vjedhin kur behen politikane.Pjesa tjeter ata qe djersiten nga mengjesi deri ne darke per nje cope buke jane sklleverit.Vetem ne Shqiperi njerezit nuk e ksne kuptuar akoma.Se ne vendet e tjera ka kohe qe i jane hequr petat lakrorit.

  3. Olimpia says:

    Cfare kujtoni se ishte nazizmi,thjeshte diktature..??? Robelli besoj qe e di …nazizmi eshte diktatura si forma shteterore me ekstreme brenda kapitalizmit .Ishin elitat e kapitalit gjerman qe paguan per fitoren e nazizmit,nga frika e socializmit.Natyrisht edhe kapitalizmi liberal ose e ashtuajtura plutokracia ishte per nazistet kundershtar politik.Prandaj nuk mund te habisin shkrime te tilla ne shtypin gjerman.E kaluara ka rrenje te thella ,nuk mund te crrenjoset vetem me ligje.

  4. Shenjestra says:

    Nuk eshte per t’u çuditur.Ne socializem jeta e njeriut quhej dhe propagandohej si gjeja me e çmuar dhe duhet te punohet per te rritur mireqnjen e tyre.Kurse ne kapitalizem jeta e njerzeve eshte e paperfilsheme.Pushteti kapitalist punon vetem per pasurimin e te pasurve,te bejn jete mondane dhe te rrenojn jetene te varferve.Ne kapitalizem eshte e ligjesheme polarizimi ekonomik i njerzeve, ne te pasur dhe ne te varfer.I varferi punon te i pasuri per te mbijetuar,kurse i pasuri pasurohet nga puna e te varferit qe ai te jetoi ne lluks,si ne parajs.Kurse ne socializem njerzit jane te barabart,te punojne dhe te jetojn me punen e tyre.Nuk ka shfryezim te njeriut nga kapitalisti.Te flasesh sot per socializmin te shajn,te ofendojn ata qe jane te ineresuar se nuk e njohin ose nuk duan ta njohin.Por socializmi eshte e ardhmja me e bukur per mbare njerezimin.Te keq ate, e bene propaganda kapitaliste qe duan t’i zgjasin jeten kapitalsteve per te jetuar luks.

    1. Loni pe Kolkondasi says:

      Shshshshsh, ngadal, mos e ngri zërin! Se mos të dëgjojnë socialistët tanë, Gramoz Ruçi, Edi Rama, Ilir Meta, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Petrit Vasili, Taulant Palla, Erion Braçe, e kompani! Qysh i shan ti ata si shfrytëzues, që janë bërë pasannik me djersën e atyre që shfrytzojnë? Pastaj lëre se çfarë mund të thotë zotria juaj, për Berishën, Bashën, Palokën, Strazimirin e të tjerë, këta ty mund të duken hiena fare. Unë po shkoj afër të 70-tave, është mirë ta mbyll, boll, nuk ka lezet më gjatë, po i ha shumë pension qeverisë. Dhe në çfarë kohe po ja ha pensionin? Në një kohë kur çmimet në Sharm El Sheik, Dubai, ishujt Kanarie, Tailandë, Bali në Indonezi, Kankun e kudo ku po i kalojnë pushimet qeveritarët tanë të sfilitur nga puna për të mirën e popullit tonë, trim, puntor dhe pensiondashës, janë rritur. Atëhere si do i bëjnë ballë kësaj rritje ata? Ndaj të bëhemi të arsyeshëm, ta kuptojmë se qërimi ynë nga kjo botë është nevojë që e kërkon koha! Ne thjesht duhet ta kuptojmë këtë si një e mirë që na bëhet, jo të bëjmë naze dhe të shkojmë deri në paturpsi e të kundërshtojmë ikjen tonë nga kjo botë.

    2. Edi says:

      Ne komunizem ishin te gjithe te varfer,ne kapitalizem nje pjese jane te varfer,nje pjese shtrese e mesme,dhe pakica jane te pasur.Ec e zgjedhim

  5. Fieral says:

    Po, dhe le ta fillojmë nga pronarët pleq. Ai i gazetës zvicerane dhe profesori i barazisë, të parët

    1. Lala says:

      E kan antidodën ( vaksinën ) për veten e tyre or mik.

  6. Jeta says:

    Po pra iu ishin bere barre, ata qe me se shumti kontribuan ne ate qe eshte arritur ne perendim. Familjaret do ngrene ceshtje penale ndaj atyre qe lane me mijera pleq te vdesin pa iu dhene as je ndihme ne shtepite e pleqve. Keshtu eshte kur nxjerr dhjam nga pleshti e redukton fondet per shendetesine e shtreterit e spitaleve.

  7. Proletare te te gjithe vendeve bashkohuni. says:

    Keto pikpamje tregojne ate qe Enver Hoxha dhe shume korifej te Socializmit ne ate kohe kishin te drejt kur thonin se ne kapitalizem … njeriu per njeriun eshte ujk.. se kapitalizmi eshte varrmihes i e varfeit…etj. dhe Posht Kapitalizmi kane qene dhe jane ate qe urojne perhere te vuajturit dhe punetoret….

  8. Klimax says:

    Dukeni teper i egzagjeruar dhe siperfaqesor! Sikur dhe te jete rritur 50% numri i vdekjeve ne moshat mbi 65 vjec (qe faktikisht po ndodh) ne krahasim me vdekshmerine natyrale te se njejtes periudhe te viteve te meparshme, kjo shifer eshte e pallogaritshme me numrin e pergjithshem te pensionisteve apo moshave mbi 65 vjec. Si shembull le te marrim Suedine. Deri sot ka mbi 2000 te vdekur nga korona. Mbi 90% e tyre jane mbi 65 vjec. Pra mbi 1800 persona mbi 65 vjec kan vdekur per nje periudhe dy mujore nga korona. Moshat mbi 65 vjec ne Suedi perbejne 20% te popullsise, pra pak me shume se dy milion suedeze jane mbi 65 vjec. Atehere, do “shpetoj” ekonomia se vdiqen 1800, 2800 apo 3800 persona te kesaj moshe?! Kur themi 50% me shume nga vdekshmeria natyrale, do te thote se prej ketij grupmoshe (1800 persona te vdekur) do te kishin vdekur nga arsye natyrale apo semundje te tjera 900 persona. Mos harrojme se te njejtat shifra vdekshmerie shkojne edhe ne periudhen e gripit sezonal, por natyrisht ekonomia dhe jeta e perditshme ne kete rast vazhdon ne normalitet.
    Problemi eshte se kur flasim per vdekshmerine nga kanceri, diabeti, emoragjite cerebrale, zemra, mushkrite, droga, aksidentet rrugore, vetvrasjet (1500 persona ne vit ne Suedi) etj, etj, shkruajme vetem perqindje e shifra, sot, me koronen, u “kujtuam” qe keto perqindje e shifra na qenkan njerez dhe na “dhimbsen”!!!!

  9. WuFlu says:

    O Sh. Enver o lideri i mendimit….. Neqoftese njerezit rrine brenda me se do te ushqehesh o veshgjate, nuk besoj se marksizmi ka zbuluar se qumeshtin e ben dyqani apo jo.

    Virusi e ka vdekshmerine rreth .01% po nese shkaterrohet ekonomia do te vdesin miliona nga uria…. Apo kapitalizmi i keq duhet te paguaje qe te mbaje gjalle parazite te mire si puna jote…..

  10. Artan says:

    Nuk behet fjale te shpetohet kapitalizmi, por te shpetohet jeta e milionave njerezve qe mund te vdesin nga uria, nqs do te shkaterrohej ekonomia.

  11. Shqiptari says:

    Kur kapitalizmi kalon ne imperializm …… njeriu kthehet ne kanibal.

  12. Revizori says:

    O Enver Torobelli,
    Po kur behej lufta me Kosove, dhe vriteshin me qindra te rinj kosovarë per lirine e atdheut? Apo ç’i qi nënën çunave te rinj se vete deshen te luftonin.
    O kungull, kete kapitalizëm qe sheh ti sot, o anadollak arabie, e kane ndertuar breza te tere punetoresh per 300 vjet, dhe Jane vrare me miljona te rinj neper luftera shkaterrimtare.
    Sot ky kapitalizëm social qe mban te madh e te vogel eshte rendi yne shoqeror dhe ekonomik. Mbi kete rend ekonomiko-socialo-politik qe koka jote komuniste e sheh si armik eshte bazuar jeta jone.
    Eshte nje ekuiliber qe e ka mbajtur boten pa lufte.
    Ti keshtu, ke ndonje plan nderkombetar per ndonje rend te ri shoqeror?
    O idiot, rendet e reja ekonomiko-shoqerore ndertohen mbas lufterash shkaterrimtare qe marrin me vete te madh e te vogel. Apo je trim i madh ti!
    Ne kete kapitalizëm hame buke te gjithe mor idiot, te medhenj dhe te vegjël, te varfer dhe te pasur.
    Nga na dole ti ideologu i rendit te ri, qe nuk do kete te pasur dhe te varfer, por vetem Envere qe te na çajne trapin me fjalime patetike kundra kapitalizmit!?
    Të tërë njesoj ju Enveret mor aman.
    Ai qe thote te vdesin pleqte, natyrisht eshte idiot, por edhe ti qe thua te shkaterrohet ekonomia nuk je me pak idiot.
    Izraeli ndoqi nje rruge te mesme – nuk ndaloi ekonomine, por u kujdes qe te gjithe moshat e vjetra te izoloheshin rreptesisht.
    Shoqeria kujdeset per te gjithe njesoj. Edhe pleqte e mij Jane mbyllur prej dy muajsh dhe nuk i kam takuar asnjehere fizikisht.
    Keshtu duhet te mbylleshin te gjithe shtepite e pleqve kudo ne bote. Eshte pakujdesia jone qe semur pleqte tanë, si si debili qe erdhi nga Italia me virus ne Lushnje dhe infektoi dy prinderit me rezultate fatale per babain e tij.
    Po ketij debilit kush I tha, ai anglezi? I tha vriti pleqte e tu? Po ne Itali kush i infektoi shtepite e pleqve, ai anglezi qe mund te kete shkruar nje idiotizem?
    Keshtu eshte kur del nje gazetar dhe kujton se mund t’i jape mend vendeve qe Jane ne majen e zhvillimit boteror, dhe nuk kane pritur ndonjehere mend nga nje anadollak torobell.

  13. My says:

    Po plak eshte dhe Tramp ,Bill Gates ,Soros me nje fjale 70% e te pasurve jane mbi moshe pse nuk i marin ti vdesin sipas moshes aty le te tregoje kapitalizmi si duhe shpetuar ekonomia.Po ai qe mendon se sot eshte i ri e nesermja do e gjeje plak edhe keta pa i ardhur vdekja ti heqin qafe me nje varjant same mizor po kjo ose keto gazeta qe shkruajn ne kete menyre dhem se duhet diku te paguajn per menyren se si shkruajn

  14. Dea says:

    E nderuar Gazata TEMA, tituli I artikullit eshte vertete shume i gjetur! Fatkeqesisht jetojme ne kete realitet, ku shume njerezve nuk ju dhimbsen me as femijet e as prinderit e tyre. Problemi eshte qe ne fantazine e tyre te shfrenuar dhe menatlitetin criminal, nuk kuptojne qe nuk rrezikohen vetem te moshuarit. Por kete “ju dhuroi” kaputalizmi njerezve, “arbitrin e lire” deri tek jeta e tjetrit…Ky eshte i gjithe problem…qe eshte keqkuptuar dhe deformuar thelbi i kapitalizmit, dhe pasojat qe jane keto qe jane…”vdisni ju qe te jetojme ne!”. Nuk eshte kjo zgjidhja!

  15. Martin says:

    Shkrim i sakte. Nje fakt: Ne shtetin Kentucky te SHBA-se jane dhene siguracione falas dy muaj (Maj=Qershor 2020) vetem per te pasiguruarit qe jane deri 65 vjec. Te tjeret le te vdesin!

  16. Arber says:

    Hitleri qenka gjalle?!

  17. Tani says:

    Na ngelen pushket varur

  18. Arqile says:

    Tirp per ata apo ato qe duan vdekjen
    Vetem Perendia ta mer jeten ate nuk e komandojme dot .Vdekjen e kemi borxh te gjithe por ate nuk e dime se kur vjen.Vdekje eshte shume erende per kedo kuptohet per mosha me te reja eshte shume shume e dhimbeshme .Lerjani vdekjen Perendise.Mos mendoni vdekjen e tjetrit se do kini mallkimin me te madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje