U infektua me koronavirus, mjeku Roland Xhaxho tregon pasoja e COVID-19 në trup: Kam rënë 12 kg, më iku oreksi

24 Prill 2020, 21:43Sociale TEMA

Mjeku Roland Xhaxho, ishte një nga ‘bluzat e bardha’ të infektuar me COVID-19 në vendin tonë. Gjatë një interviste me “Fax Neës”, mjeku reanimator foli edhe për gjendjen e tij shëndetësore, pas shërimit nga pandemia.

Xhaxho tha se për shkak të pandemisë, i ishtë ndërprerë oreksi dhe kishte humbur pothuajse 12 kilogram nga pesha e tij.

Gjendja ime po shkon drejt përmirësimit në mënyrë graduale, duke e rimarrë veten nga ana fizike gjithmonë e më mirë. Duke qenë mjek reanimator dhe duke i njohur komplikimet, për mua ishte e papritur, por ndodhi. Ditët e para, tek unë u shfaq me temperaturë, më pas me humbjen e oreksit. 

Kam humbur rreth 12 kg. Ditët e para nuk kisha një rënie të peshës, por proceset që kishte mbi organizmin tim virusi bëri që të humbisja peshë, pavarsisht se oreksi m’u rikthye. Besoj javën tjetër do të rikthehem në punë,”- tha Xhaxho.

Më herët, nga COVID-19 u shërua edhe mjeku, Dhimitër Kraja. Doktor Luli, siç i flasin miqtë e pacientët u kthye sërish pranë spitalit Infektiv për të ndihmuar të gjithë të prekurit nga COVID-19 që kanë nevojë për trajtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje