Një 17-vjeçare nga Saranda ka tronditur me historinë e saj, pasi ka akuzuar për abuzim seksual tre persona. Abc News ka siguruar një pjesë të dosjes së së prokurorisë, ku argumentoi kërkesën për masën “arrest me burg” për Bajram Tushën.
Vajza është abuzuar që në moshën 9-vjeçare nga Bajram Tusha, ndërsa në dosjen e prokurorisë thuhet se me këtë të fundit familja e saj ka pasur edhe një marrëdhënie krushqie.
Në dëshminë e saj vajza ka pohuar se është abuzuar edhe nga dy persona të tjerë, të njohur të familjes së saj.
Lidhur me këtë ngjarje janë pyetur disa persona, përfshirë edhe prindërit e të miturës. Ndërkohë, në dosjen e prokurorisë thuhet se është kryer edhe një përgjim ambiental, ku janë mbledhur prova që çoi më pas në arrestimin e 72-vjeçarit Bajram Tusha.
Grupi hetimor ka përgjuar një bisedë të bërë mes 72-vjeçarit Tusha dhe personit tjetër të akuzuar nga 17-vjeçarja se edhe ai ka abuzuar seksualisht me të.
Në procesverbal fjalët e thëna nga Bajram Tusha janë shënuar me gërmën “B”, ndërsa fjalët e thënë nga i akuzuari tjetër janë me gërmën “M”.
Biseda:
M: Hë mo
B: Ajde pak. Të morën në pyetje?
M: Eee
B: Ço themi
M: S’di gjë unë se njof fare i thashë mo. Eee, unë se njo fare i thashë.
TurkoCami Bajram Tusha … kopilat e Mahmutit qe e kane tradit Ped-erastin (ped =femij, erasti=dashnor).