IKMT nis aksionin për shembjen e dhjetëra objekteve në disa bashki të vendit

23 Prill 2020, 14:03Kronika TEMA

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit ka nisur operacione per prishjen e nje numri te konsiderushem objektesh ne disa bashki te vendit.

Objektet qe sherbenin ne infrastrukturen shendetesore, arsimire dhe si banesa, pas akt ekspertizave te thelluara te kryera nga specialistet pas termetit qe goditi vendin ne nentorin e kaluar, kane rezultuar te demtuara rende dhe te rrezikshme.

Operacionet e IKMT do te shtrihen ne bashkite Vore, Kamez, Shijak dhe Kavaje, Kruje. Keto operacione do t’i shtohen punes se kryer ne Thumane ku brenda pak ditesh IKMT prishi 9 objekte.

Sipas planit te detajuar, IKMT do te prishe:

Kavaje: 5 pallate dhe nje shkolle

Vore: 19 pallate dhe 4 shkolla. Shkolla 9 vjecare e Marikajt, tre kateshe, planifikohet te prishet me shperthim te kontrolluar.

Kamez: Nje shkolle e mesme

Shijak: Tre shkolla

Kruje: Pese shkolla, nje kopsht, nje qender shendetesore

Kurbin: 8 shkolla, 25 pallate

Durres: 1 shkolle dhe 2 qendra shendetesore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje