Rikthehet OFL: Vendoset sekuestro për 9 automjete dhe një pasaportë

22 Prill 2020, 13:16Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit ka rinisur sërish pas gjendjes që pandemia shkaktoi në vendin tonë.

Kështu njoftohet se u është venosur sekuestro në kushtet e emergjencës, për 9 automjete.

Gjithashtu vendoset sekuestro edhe për një pasaportë, për moslejimin e daljes jashtë shtetit të poseduesit të saj.

Në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, bazuar në Nenin Nr. 19 “Sekuestrimi i pasurisë nga Policia e Shtetit në rastet e emergjencës”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për 9 automjete dhe një pasaportë dhe konkretisht:

– Tre automjete autovetura në pronësi të shtetasit E. D., banues në Farkë, Tiranë;

– Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;

– Automjeti Audia A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;

– Automjeti në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë;

– Automjeti në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër;

– Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në Gjirokastër;

– Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në Gjirokastër;

Gjithashtu, bazuar në Nenin Nr. 11 për “Masat parandaluese personale në raste emergjencës”, i është bërë bllokimi i pasaportës dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit, për një afat 6-mujor, një shtetasi, banues në Lezhë.

Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, automjetet i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Aseteve dhe dosjet pasurore të këtyre personave do t’i kalojnë SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Gjatë kësaj periudhe, OFL nuk ka ndërprerë asnjë ditë punën, por ka vijuar me veprime për kompletimin e dosjeve hetimore të shtetasve që janë subjekt i OFL-së.

Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturës së posaçme OFL, është e vendosur që në bashkëpunim me SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit ta çojë deri në fund këtë operacion jetik, me interes të madh kombëtar e ndërkombëtar.

4 komente në “Rikthehet OFL: Vendoset sekuestro për 9 automjete dhe një pasaportë”

  1. apapa says:

    Ej, osht njoni, nji bicim Ilir Meta, pse nuk i shkon OFL-ja atij?

  2. Avokati says:

    jane bere per te qeshur!

  3. Sllavo Mongolian Komunist says:

    Aha k’to ta marrin per qafe…me qene noj pule e pjekme apo noj pice o Zot çi bejne…sa per Ramen,Salen,Meten,Bashen & Co ju bejne fllad e ju heqin qimet..kurse populli si dele qe jane presin t’dale bari se kur duruan sllavo-komunizmin per 50 vjet edhe sherbetoret e bijte e tyre do i duroje dhe 50 tjera se jemi rrace trimash ne!!!

  4. deda says:

    po per erion ahmetin qe zhvat qytetaret e ndershem me 30 milion ne muaj perse nuk vendosin sekuestro keta?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje