Kreu demokrat Basha, pos një talenti të munguar për të qenë tërheqës në ligjërim publik, aq më pak bindës, ngjashëm si me atë të riun ëndërrimtar që kërkon të bëhet aktor por s’e ka talentin e lindur për një art të tillë, i shton kësaj dhe sajesa të tipit që “as vetë s’i beson”.
E afërt me këtë qe ajo se ai e paskësh ftuar rregullisht Edi Ramën për debat e ky i fundit e paska refuzuar. E tha këtë në një intervistë me Java-n e Zogaj-Vangjelit në RTSH. E tha me një lehtësi të papërballueshme, dhe për shkak të një droje, apo paaftësie tipike gazetareske, te shumëkush që realizon intervista nëpër studiot e televizioneve shqiptare, me shumë pak diferencë, për të ndërtuar pyetjeje të “sikletshme”.
Konkretisht, ja çfarë tha Basha:
“Zotin Rama ka që prej vitit 2011 që e ftoj në debat, por ai nuk ka pranuar. Në çdo moment jam i hapur për debat, por ai ka refuzuar të vijë në debat me mua. Po mbushet dekada e dytë që refuzon të dalë në debat”.
Nuk është nevoja të jesh me patjetër gazetar, pra ndjekës prej vitesh i zhvillimeve politike, por vetëm një njeri i thjeshtë që i ndjek lajmet, që mos të të vijë në kujtesë ndonjë ftesë që Basha i paskërka bërë Ramës prej dy dekadash.
Në këtë ka dhe një pasaktësi arithmetike. Basha është në politikë më pak se dy dekada; më saktë 15 vjet. Rama është 22 vjet. Kjo e para, e dyta: nuk ka patur asnjë arsye politike që Basha të ketë dy dekada që fton Ramën në debat, pasi pozicionet i kanë patur të atilla që s’kishin pse të kishin debat me njëri-tjetrin; Basha ministër, Rama kryetar bashkie e kryetar partie.
Basha shtoi dhe atë, që e ka ftuar në debat dhe në vitin 2011, duke aluduar te kandidimi për Tiranën, por as atëherë nuk ka ekzistuar një ftesë e tillë. Për këtë të ndihmon dhe Google, ku mjafton të kërkosh me fjalinë “Basha fton Ramën në debat” apo “Rama refuzon debatin me Bashën”, për të qartësuar punë minuti se është fjala për një sajesë.
Basha shumë mirë mund të thoshte: “Do kisha dëshirë për një debat në kushte studioje me Ramën, të tipit Nano-Berisha”. Nëse do e kish thënë këtë, sigurisht do ishte më bindës, e sigurisht sfidues.
E habitshme prirja e tij drejt sajesave!
Por a ka patur ndonjëherë debat Rama-Basha? Sigurisht që ka patur: në parlament!
Edhe aty debat zhvillohet; pra kur flet njëri e dëgjon tjetri, pastaj e anasjelltas, e kështu njerëzia ka rastin të vlerësojë argumentet e aftësinë e secilit.
“Mendoj që ua kemi borxh shqiptarëve që, në vend të spektaklit që mund të ofrojë një debat i dëshiruar, për te cilin shpreh gatishmërinë time në çdo moment, që energjia dhe fokusi i kryeministrit të jetë tek detyrat që duhen kryer dhe nuk po kryhen”, thotë Basha.
Por kjo nuk mungon çdo ditë. Sepse çdo ditë, Basha ofron po atë ligjërim që do ofronte dhe në kushte studioje. E nëse është fjala për studio, aty patjetër që pjesa dominuese është ajo e spektaklit ligjërimor, ku, ndër gjërat më të padiskutueshme, jo vetëm për Bashën por për çdo figurë publike në Shqipëri, është ajo që Rama del i fituar; siç është parë kjo dhe me shumë analistë gojëtarë në raste ballafaqimesh në studio.
Historia e debateve në Shqipëri
Shqipëria e pluralizmit politik nuk ka në fakt asnjë histori debatesh, pasi nuk ekziston një traditë e tillë.
Debate gjithsesi ka patur, por ato janë vetëm dy “laj-thaj”, ku i pari lidhet me Edi Ramën. Bëhet fjalë për fundin e fushatës për Tiranën në vitin 2000, ku Rama rivalizoi me Besnik Mustafajn. Jo në ndonjë studio televizive por në një mini-sallë teatri, në të djathtë të hyrjes së Teatrit Kombëtar, menaxhuar atë kohë nga kompania Media 6, pas së cilës qëndronte Aleksandër Frangaj. Quhej “Salla e Rubairave” dhe debati u moderua nga Blendi Fevziu.
Dy vite më vonë do të vinte debati Nano-Berisha, realizuar te Opinion-i në Tv Klan. Edhe në këtë rast, nuk se mungonte një debat mes dy figurave kryesore të kohës; ai konsumohej rregullisht në parlament, por ishte më tepër një afërsi në funksion të një pakti mes tyre që do çonte më pas në një marrëveshje, e cila pati si rezultat një president konsensual si Alfred Moisiu, kalimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit te opozita, si dhe krijimin e dy komisioneve hetimore: një ndaj Edi Ramës një vit më pas, drejtuar nga i ndjeri Sokol Olldashi dhe një ndaj kreut të SHIK-ut Fatos Klosi, drejtuar nga Spartak Ngjela, atë kohë në PD.
Pra, në tre dekada pluralizëm politik, ka vetëm dy debate të atij lloji që kërkon Basha së fundi me Ramën, e që pretendon se ia ka lypur prej dy dekadash(!!!).
Debati i vetëm i Bashës
Edhe Basha ka patur një debat në fakt (nëse i kujtohet). Sigurisht jo me Ramën. Nuk ka qenë debat klasik prej dy figurash homologe, por gjithsesi ka qenë një përballje e afërt. Bëhet fjalë për një përballje mes Bashës dhe Ben Blushit në Opinion-in e Fevziut, kjo në vitin 2006. Blushi ishte nr.2 i PS-së si Sekretar i Përgjithshëm e Basha gëzonte statusin e “fytyrës se re” të PD-së, ende i pakonsumuar në terma politikë. Debati qe pa ndonjë mbresë të veçantë, por që sipas Mustafa Nanos, i cili i kushtoi një shkrim në atë kohë, performanca e Bashës qe pak më lartë se ajo e Blushit, edhe pse në terma ligjërimorë ku i fundit është jo me pak talent artikulues.
Cila është një ftesë e Ramës
Rama nga ana e tij nuk ka bërë ftesë për debat, ndaj askujt prej rivalëve të tij. Edhe në rastin me Besnik Mustafajn, debati nuk erdhi nga ndonjë ftesë e ndërsjelltë por nga inisiativa e vetë Fevziut e TV Klan gjithashtu.
Një ftesë që Rama e ka artikuluar rreth 2-3 herë vitet e fundit, është ajo e një ballafaqimi të drejtpërdrejt për çështjen e pasurisë, siç ka lënë të kuptuar, mes tij dhe dyshes udhëheqëse të PD-së, pra Berishës dhe Bashës, si dhe ciftit Meta-Kryemadhi. Eshtë një sfidë e cila nuk ka patur as përgjigje, por që nuk ka marrë dhe ndonjë jehonë politike apo publike. (Tesheshi)
Or ky Basha i deshtuar kerkon debat me kete te suksesshmin Rama! Pse ky i suksesshmi nuk del ne debat? Pse nuk ka pranu kurre debat ne keta 20 vite me asnje kundershtar perballe si behen rendom ne mbare boten (kur eshte dhe i suksesshem, gjithmone)? Rama nuk del neper debate me kundershtarin se eshte vetem nje medioker qe meson e reciton ca deklarata permendesh por qe neper studio me gazetaret dhe behet i nderkryer jo me me kundershtarin. Dhe ai e di kete, e dijne mire dhe ato qe e mesojne…Mos u mundoni me kot ti mbuloni pa aftesine ne debat, ajo ka 20 vjet qe duket Qarte.
Rama duht m u kujdes edhe per qet e rruges ?
kjo o detyre e Bahkise Tirons.
Veliaj ne Kujtimet tija ke “Sami Frasheri ” Shkrun;
basha ,Humbi goxha Kocke dhe sot si kryetari i qenve rrugace ,
kerkon cfar gjen ne Sharre-
Landfille !
Rama luan kart me bashesn ,
ja tregon Kocken nga larg nga dritarja e kryeministrise ,
e ai afrohet me vraper drejs saj me gjuhen varur tere jarg ,
por me kot ,
Rama e mbyll dritaren pa ja hudh Kocken .
Ne matematik mbaj meennd qe ka qen me i miri ne klasen e pare
sepse i thojshin gamaori llogarites
i matematikes.
por sidoqoft basha arriti Objektivin e tij ne kto 10 – vjet mashtrueese (ate qe shume ga e enderrojne sot ne politike )
ai sot ka disa shtepi ,Vila dhe gjysem Miljardi $ ne Banka te ndryshme Hollande ,Luxenburg .Zvicer Turqi ,Famagusta Qipro
Panama .
AI JETON EDHEE PA KOCKN E GOJE !
Rama duht m u kujdes edhe per qent e rruges ?
kjo o detyre e Bahkise Tirons.
Veliaj ne Kujtimet tija ke “Sami Frasheri ” Shkrun;
basha ,Humbi goxha Kocke dhe sot si kryetari i qenve rrugace ,
kerkon cfar gjen ne Sharre-
Landfille !
Rama luan kart me bashesn ,
ja tregon Kocken nga larg nga dritarja e kryeministrise ,
e ai afrohet me vraper drejs saj me gjuhen varur tere jarg ,
por me kot ,
Rama e mbyll dritaren pa ja hudh Kocken .
Ne matematik mbaj meennd qe ka qen me i miri ne klasen e pare
sepse i thojshin gamaori llogarites
i matematikes.
por sidoqoft basha arriti Objektivin e tij ne kto 10 – vjet mashtrueese (ate qe shume ga e enderrojne sot ne politike )
ai sot ka disa shtepi ,Vila dhe gjysem Miljardi $ ne Banka te ndryshme Hollande ,Luxenburg .Zvicer Turqi ,Famagusta Qipro
Panama .
AI JETON EDHEE PA KOCKN E GOJE !
– “Nje debat qe vetem i tille nuk quhej, ku njeri fliste (Mustafai), tjetri nderkohe bente zhurmuesin (Rama)”
“Zgjedhjet e tetorit 2000 u karakterizuan nga parregullsi te medha, ku spikat fenomeni me tipik i tyre, c’rregjistrimi i zgjedhesve nga listat e zgjedhesve sipas mos pjesmarrjes ne referendumin per Kushtetute dy vite me pare (1998)” –
Keto jane fjalet e Mero Bazes shkruar para 20 vitesh per te famshmin “debat” Rama-Mustafai si dhe pas atyre zgjedhjeve bashkiake!
Asnje nuk eshte aq i pasur sa te bleje te shkuaren e tij.
Arithmetika e sat’ ëme.
Ore po ku keni mesuar te shkruani shqip ju? Kush i ve keta tituj qesharake ketu?
tek “Kurbani 2” ka vend edhe per Bashen se si e perdor Edi ,Lulin dhe cilat jane dobesite e tij!Ai sa po i ze ne goje kariken e Kreministrit ,atij(Bashes) i hyp nje krekosje e nje buzeqeshje femijerore qe asnjeri nga politik beresit nuk e ka deri me sot!Ne kete kontekst ishte edhe mesazhi qe i dergoi E.Vasilit ne studio “Kur do ma hapesh krahun”,sepse ai s’bene asnje perpjekje si politikan e person publik por meqenese Arxhiu i dha postin e K.B se Tiranes ai mendon se vetem keshtu mund te fitohet posti qe enderon!Ndaj edhe i la eurot e dollaret rrugeve per lobingje!Rama pasi i merr veshe i thote mi jep mua ato para dhe ta hap krahun,mirpo te dy nuk i kane bese njeri tjetrit se Luli direkt bene nje kamer te fshehte si ato te Babales dhe Rama i ruhet kesaj skene se ia di tipin qe nuk eshte per asgje tjeter vetem te organizoje video te manipuluara!
Ndaj prisni “Kurbanin 2″i cili del ne 2021 dhe te jini te bindur qe humori dhe sarkazma do te jete ne majat me te larta!