Presidenti i Lazio-s, Lotito: Rifillimi i kampionatit është i domosdoshëm

25 Prill 2020, 14:19Sport TEMA

“Për mendimin tim, rinisja e kampionatit ështe e domosdoshme. Duhet të jemi ndërgjegjshëm për rreziqet që i kanosen futbollit italian, por shumë njerëz flasin e njohur situatën”.

Presidenti i Lazio, Claudio Lotito nuk heq dorë nga beteja e tij për t’u rikthyer në fushën e lojës. “Jemi një industri e madhe që prodhon 1.2 miliardë euro për thesarin dhe nëse mekanizmi nuk do të funksiononte, imagjinoni pasojat që do të kishte në sporte e tjera”, shprehet Lotito.

“Futbolli ka një ndikim të madh në shoqëri dhe është pjesë e jetës së romanëve. Duhet të ketë një motiv për të reflektuar mbi zgjedhjet që duhen marrë”, shtoi ai.

Ndërsa për skuadrën e tij, Lotito u shpreh i sigurt se është gati për t’u rikthyer në fushë dhe uron që të gjejnë të njëjtën frymë dhe vendosmëri në grup për të arritur objektivin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje