Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve u lejuan në kishë për martesën e Clare dhe Mel Keefer për shkak të pandemisë koronavirus – por çifti ishte i rrethuar nga fytyrat e qeshura të familjes dhe miqve.
Familjet e tyre befasuan çiftin të premten duke vendosur fotografi të të ftuarve në kishën Mount Carmel në Shën Francesville, Luiziana, pranë Baton Rouge.
Keefer janë të dy infermierë në zonën e Baton Rouge – ai punon në ER(emergjencë) dhe ajo kujdeset për pacientët Covid-19 në ICU(kujdes intensiv).
Mel Keefer, 35 vjeç tha se ai u takua me 25-vjeçaren Clare kur të dy punonin në Qendrën e Përgjithshme Mjekësore në Baton Rouge.
Mel Keefer tha për CNN se e dinte që nëna e tij, Pam Brignac, kishte shkuar në kishë para ceremonisë, por ai mendoi se ajo thjesht po vendoste lule dhe dekorime të tjera.
“Ishte një befasi e bukur, tha ai. “Do të thotë shumë për ne pavarësisht se duket si ide e çmendur”.
Ata të dy kanë familje të mëdha dhe kishin planifikuar të kishin rreth 100 të ftuar.
Përkundrazi, ata u bashkuan nga nëna e Melit dhe tre kushërinjtë e tij, prindërit e Clare, dy motrat, gjyshja dhe tezja e saj. Prifti dhe një fotograf ishin gjithashtu atje.
Keefer tha se ata e konsideruan shtyrjen e dasmës në mënyrë që të kishin pranë të gjithë të dashurit.
“Gjëja më e rëndësishme është që ne donim të martoheshim,” tha ai. “Ne nuk donim të hiqnim dorë dicka për të cilën ne ishim gati: një ceremoni më të madhe.”
ju urojme jete te lumtur por te gjithe qe kane nje gen nje fytyre qe nuk qesh eshte virtyte qe genat e kane te lindur .buzeqeshja eshte autoritet qe kane ndryshim qe pjeset jane te ndara ne te gjithe fushat dhe kontinentet .po na vjen keq qe ndahet njerzimi nga buzeqeshja tek mosbuzeqeshja .jemi gena te shperndarjes te cdo kategorit ne globin rredhuar gjalleria e paleve jane te mberrdhyer ne guacke guresh gen qe nuk mund ta kuptoni apo mund ta kuptoni ne te vertet realitetin e lloj lloj njerzimit .perzemersisht ju uroj nje jete sa me te mire ne jetet tuaj si cif me respekte .