Letra e një plaku në azil para se të vdiste: Në këtë burg te zbukuruar nuk më ka munguar asgjë përveç aromës së fëmijëve

26 Prill 2020, 14:46Bota TEMA

Kjo është letra e nje 85 vjecari italian, nga nje shtepi pleqsh.

I infektuar me Covid-19, para se të vdiste ai ju drejtua femijeve dhe niperve e mbesave.

Letrën ia la nje infermiereje, e cila e shpërndau publikisht:

“ Ne kete ‘burg te zbukuruar’ nuk me ka munguar gje, i paster, i rregullt…

Por me ka munguar perkedhelja juaj, aroma e juaj dhe e shtepise sime, te qeshurat, historite e mia qe ngjallnin aq shume diskutime, kur ua tregoja.

Kjo eshte jeta,-te qendrosh ne familje, mes njerezve qe do dhe te duan…”, shkruante ai ndër të tjera. (TemA)

 

3 komente në “Letra e një plaku në azil para se të vdiste: Në këtë burg te zbukuruar nuk më ka munguar asgjë përveç aromës së fëmijëve”

  1. faro says:

    Pikërisht kjo jetë Brenda FAMLJES, po goditet rëndë edhe këtu te ne, në emër të demokracisë, lirisë të drejtave të njeriut dhe që të gjitha këto përfundojnë tek divorset seriale, shkatërrimi I familjes, dobësimi i rolit të nënës, rritja e fëmijëve pa ngrohtësinë e jashtëzakonshme të NËNËS klasike shqiptare. Fenomene që po i vuan prej dekadash shoqëria e vendeve të zhvilluara. Pasojat atje, janë të dukshme lehtësisht,me shtimin e sëmundjeve nervore, dembeleve, qylaxhinjve, pijanecve, drogaxhinjve, arroganteve dhe deri tek vrasësit masiv.
    Fëmijët që u mungon dashuria e nenes, po shtohen dita ditës edhe tek ne.
    SA E RËNDË PËR SHQIPËRINË E ARDHSHME!

  2. Me shume dashuri per moshen e trete says:

    Fatkeqesi e madhe fenomen shume i rende . Po rritet nje brez i ftohte egoist pa ndjenja pa dashuri , por ky brez qe i vendos moshen e trete ne azile qe i heq qafe e nuk kujdesen per ta harrojne qe eshte ky brez i perpalsur ne azile qe i lindi e rriti me gjithe te mirat e mundeshme qe paten ne dore. Kur ky brez i ftohte u rrit po nuk u rrit vete dhe kjo mosha e trete qe trajtohet kaq keq nuk i coi keta femije ne azile apo befetrofe ti rriste. Eshte nje thirrje per te gjithe shoqerine me shume dashuri per moshen e trete me shume komunikim per ta . Ata po largohen nga kjo bote me gjemba ne zemer , te braktisur nga familja ,pa dashurine e merituar, pa respektin e merituar. Ku po shkon shoqeria jone . Ne kemi pasur tradita te mrekullushme qe e ashtuquajtura demokraci i shkeli me kembe. Ky brez harron se nje dite do te plaken dhe ata dhe do marrin karmen qe kane krijuar me prindet te lene ne harrese apo me vjerrat e vjerret te plasur neper azile. Azili kurre nuk ta jep ngrohtesine qe te jep dora e nipit,apo mbeses fjala e embel e vajzes djalit , nuses apo dhendrit. Familja eshte e shenjte le te kujdesemi te gjithe e gjithkush te beje pjesen qe i takon. Mjaft me egoizem,neglizhence harrese per kete brez qe punoi nje jete te tere por qe po harrohet nga bijte e saj. Respekt per brezin e moshes se trete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje