Një tragjedi familjare trondit Austrinë: Nëna paguan me jetë beqarinë e të birit

26 Prill 2020, 09:38Bota TEMA

Fqinjët thonë se mosmarrëveshjet e gjata çuan në një tragjedi familjare në një pronë të madhe në Kronstorf, Austri.

Një 46-vjeçar që posedonte një pasuri të lënë nga i ati, i cili kishte ndërruar jetë 19 vjet më parë, ku përfshihej dhe një ndërtes e madhe, qëlloi mbi nënën e tij 81-vjeçare, e cila i kërkonte me ngulm që të martohej e krijonte familje, me qëllim edhe pasjen e një trashëgimtari.

Grindja shpërtheu të shtunën. Djali mori një pushkë të kalibrit të vogël dhe ekzekutoi nënën e tij me dy të shtëna në kokë dhe qafë. Ajo ndërroi jetë në vend, ndërsa i biri iu dorëzua policisë pa rezistencë.

2 komente në “Një tragjedi familjare trondit Austrinë: Nëna paguan me jetë beqarinë e të birit”

  1. Pensionist i shendetshem says:

    Kush e di si eshte vene pasuria?!
    Pasuri marramendese do te thote, qe te merr mendjen dhe shkon per lesh, por qe shkaktone plage edhe tek te tjeret… dhe keto plage jane te pasherueshme deri ne stacionin e fundit.
    Kujdesuni nga pasuria e madhe dhe nga lakmia per pasuri, se fundit nuk i dihet. Thone se tek ne nuk ka te pasur, shume te pasur dhe lakmues per pasuri, perveç ca hallexhinve ne nje fshati afer detit (me duket se i thone Lales…), qe me mundime te medha, me kursime te medha, me pune ne mergim, ne pagen e shtetit, me dhurata nga te dashurie e tyre kane bere ca shtepi si vila, por edhe per keta veç sa i marrin neper goje me thashetheme, se nuk fakte…
    Pasuria dhe lavdia jane zero. Njeshi eshte shendeti i kompletuar (mendor dhe fizik). Mbani mend numrin 100, mos e harroni (1= shendeti, 0 = pasuria, 0 = lavdia). Nje popull i shendetshem – nje komb i shendetshem. Nje klikë super e pasur dhe nje popull ne mbijetesë – nga te dy krahet njeri do te vdesë…

  2. mik says:

    Asht me t’ardhe keq per ngjarjen. Nuk ka ma keq se me vra nanen qe t’ka ba kryt. Gjithsesi, gjera qe ndodhin.
    Sikur kjo ngjarje te kishte ndodhur ne Shqiperi, kudo, ne Jug apo Veri, komentuesit bashk-kombas ” steril ” te ngarkuar me urrejtje Veri – Jug, do shfrynin me ato epitetet e tyre, qe nuk ka shkrimtare banal qe i thur ma ” bukur “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje