Bill Gates: Shtimi i politikave nacionaliste ka dëmtuar përgjigjen e shpejtë ndaj Covid-19

27 Prill 2020, 15:46Bota TEMA

Miliarderi dhe filantropi i Microsoft Bill Gates beson se një ngjallje e nacionalizmit e la botën me pozitë të keqe për të përballuar pandeminë koronavirus.

Duke folur për The Times në një intervistë të botuar të premten, Gates u pyet nëse politikanët aktualë ishin të gatshëm për t’iu përgjigjur krizës.

Miliarderi e formuloi me kujdes përgjigjen e tij. “Ju shkoni në luftë me udhëheqësit që keni […] Në retrospektivë pastaj duhet gjykuar se sa mirë e gjitha shkoi,” tha ai.

“Unë mendoj se fakti që bota po shkon drejt nacionalizmit dhe vendet që kujdesen vetëm për veten e tyre, nuk është i dobishëm,” shtoi Gates.

Gates ishte i kujdesshëm për të mos veçuar vende të veçanta, por Mbretëria e Bashkuar, SHBA, India, Brazili dhe shumë vende të tjera kanë lëvizur drejt politikës nacionaliste në vitet e fundit. Dhe Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Brazili fillimisht minimizuan ose vazhdojnë të minimizojnë nivelin e kërcënimit të koronavirusit.

1 komente në “Bill Gates: Shtimi i politikave nacionaliste ka dëmtuar përgjigjen e shpejtë ndaj Covid-19”

  1. abc says:

    Degjuat o Koqe-Zinj e Ramutit me “Shqiperin e Madhe” …. nje burdello te madhe slla turke e keni bere vatanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje