Suedia ka qenë një “dele e zezë” gjatë shpërthimit të koronavirusit. Vendi nuk i është bashkuar fqinjëve te tij evropianë, në vendosjen e kufijve të rreptë në jetën e qytetarëve dhe imazhet e njerëzve që shkojnë të punojnë në rrugë të ngjeshura, ose biseda nëpër kafene dhe bare, kanë bërë që shumëkush të ngrejë vetullat i habitur. Fëmijët e vegjël kanë vazhduar të shkojnë në shkollë, megjithëse universitetet dhe shkollat për nxenes më të rritur kanë kaluar në mësimin në distancë.
Bizneset – nga sallonet e flokëve e deri te restorantet – kanë mbetur të hapura, megjithëse njerëzve u është këshilluar të punojnë nga shtëpia aty ku është e mundur. Më 7 Prill, qeveria prezantoi një projekt-ligj që e lejon atë të veprojë shpejt dhe të marrë vendime për masa të përkohshme, kur është e nevojshme. Vizitat në shtëpitë e të moshuarve u ndaluan që nga 1 Prill dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Çeshtjeve Sociale u kërkoi njerëzve që të përmbahen nga udhëtimet jo thelbësore, duke shtuar: “Mbajeni distancën tuaj dhe merrni përgjegjësinë personale”.
Ndër vendet nordike – të cilat ndajnë atribute të ngjashme kulturore, gjeografike dhe sociologjike – kontrasti me Suedinë është i madh. Finlanda shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, shkollat u mbyllen dhe u ndaluan mbledhjet e më shumë se 10 personave më 16 mars, ajo kufizoi udhëtimin në dhe nga rajoni i saj i prekur Uusimaa më 28 mars dhe mbylli restorante, kafene dhe bare më 1 prill.
Shkalla e vdekshmerise në Suedi tani është rritur në mënyrë të konsiderueshme, krahasuar me shumë vende të tjera në Evropë, duke arritur në më shumë se 21 vdekje për 100,000 njerëz, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins.
Në të kundërt, Danimarka ka regjistruar më shumë se shtatë vdekje për 100,000 njerëz, dhe Norvegjia dhe Finlanda më pak se katër. Suedia ka regjistruar 18.640 raste me koronavirus dhe 2,194 vdekje në mesin e popullatës së saj prej 10.3 milion njerëz. Danimarka ka pasur 8,773 raste dhe 422 vdekje në një popullsi prej 5.8 milion, Norvegjia 7,449 raste dhe 202 vdekje në mesin e 5.4 milion njerëzve të saj, dhe në Finlandë 4,576 raste dhe 190 vdekje në popullsinë e saj prej 5.5 milion. Danimarka dhe Norvegjia tani kanë filluar të lehtësojnë pengesat e tyre, me fëmijët që kthehen në shkollë në 10 ditët e kaluara, në klasa më të vogla me shënues për të ndihmuar të mbajnë ata dy metra distancë mes tyre. Sallonet dhe bizneset e tjera do të rihapen në Norvegji nga e hëna. Finlanda ka shtrirë kufizimet e saj deri më 13 maj.
Më tej, Republika Çeke, e cila ka një popullsi me madhësi të ngjashme – 10,7 milion – me Suedine, ka regjistruar 7.404 raste dhe 221 vdekje – rreth dy vdekje për 100,000 njerëz. Ajo mori një qasje dukshëm të ndryshme ndaj pandemisë, duke mbyllur shkollat, duke mbyllur restorante dhe bare dhe shumicën e dyqaneve, duke kufizuar udhëtimin dhe duke porositur karantina të detyrueshme për udhëtarët nga rajonet në rrezik në fillim të marsit. Po ashtu, e ka bërë të detyrueshme që njerëzit të veshin maska në publik.
Suedia nuk ka pasur aq shumë vdekje sa Italia apo Spanja, të cilat kanë regjistruar rreth 44 dhe 49 vdekje për 100,000 njerëz respektivisht, apo edhe Britania e Madhe, ku ka pasur më shumë se 31 vdekje për 100,000 të popullsisë. Por ka ndryshime të ndryshme komplekse midis Suedisë dhe këtyre vendeve që i bëjnë më të vështira krahasimet, siç është Italia që ka një popullsi më të vjetër, më shumë duhanpirës dhe një numër më të madh të familjeve me shumë anëtarë që bashkëjetojnë.
Më 28 Mars, një peticion i nënshkruar nga 2,000 studiues suedezë, përfshirë Carl-Henrik Heldin, kryetar i Fondacionit Nobel, bëri thirrje për qeverinë e vendit që “menjëherë të ndërmarrë hapa për t’u pajtuar me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO).” Shkencëtarët shtuan: “Masat duhet të synojnë të kufizojnë rëndë kontaktin midis njerëzve në shoqëri dhe të rrisin shumë aftësinë për të testuar njerëzit për infeksionin Covid-19”. “Këto masa duhet të bëhen sa më shpejt që të jetë e mundur, siç ndodh aktualisht në vendet tona fqinje evropiane,” kanë shkruar ata. “Vendi ynë nuk duhet të jetë një përjashtim nga puna për të frenuar pandeminë.”
Corona Carit!
Po në tetor, kur të Rikthehet KORONA , sepse sipas gjithë parashikimeve , do të rikthehet, çfarë do të bëjnë këto vendet që përdorën Izolimin???
Izolimi do sjellë RËNIE TË MADHE TË EKONOMISË që do të thotë VARFËRI, gjithashtu, Masat (populli) nuk u imunizua sepse u izolua.
Pra në një rikthim të mundshëm të Koronës do të RIVENDOSET IZOLIMI? ????? Nqs po , NUK DUA AS TI MENDOJ PASOJAT ekonomike, sepse do kemi VARFËRI EKSTREME plus që TË DREJTAT E NJERIUT do duken BARCOLETË , pra shkojmë me saktësi matematike drejt një përplasje Civile (Populli me Forcat e Rendit + Ushtrinë) , përveç kësaj vdekjet do të jenë masive të ndihmuara dhe nga varfëria plus jo imunizimi, pra gjëndja do të jetë thjesht, Tragjike.
Suedia ndërkohë nuk do ketë problem ekonomik dhe as social dhe problemi shëndetësor NUK DO JETË I MADH në një rikthim të mundshëm të KORONËS sepse popullsia do ketë krijuar njëfarë imuniteti.
POR LE T’JA LEMË KOHËS TA VËRTETOJË….
Te drejtat e njeriut? Po per te drejten per te jetuar te atyre qe infektohen nga ata qe levizin a e ke menduar? A nuk eshte e drejta e jetes me e madhja dhe me e rendesishmja nga te drejtat e njeriut?
Askush nuk pretendon qe me izolimin do imunizoheshin njerezit, madje nuk ka asnje garanci qe edhe ata qe sherohen te imunizohen. Izolimi sherben per te mbajtur ne kontroll masen e njerezve te infektuar njekohesisht, ne menyre qe mos te gjendesh para zgjedhjeve te veshtira te tipit: ke te shpetojme e ke te leme te vdesi sepse ne reanimacion na ka mbetur vetem 1 shtrat. Ne Lombardi ne kulmin e krizes spitalet nuk merrnin persiper personat mbi 80 vjec, pastaj ata mbi 70 e ne fund as ata mbi 60 vjec. A eshte njerezore ti thuash dikujt: shko vdis ne shtepi sepse jeta jote vlen me pak se ajo e dikujt tjeter me te ri se ty?
Sa per ekonomine, ky eshte nje moment ku qeverive i duhet te zgjedhin: duhet te leme 3-5% te popullsise te vdesin apo te leme 70% te varferohen por ama te jetojne?
Mund te zgjedhim dhe opsionin e pare me nje mendesi naziste, ku invalidet jane te mire per tu djegur ne furre, ose te dytin ku cdo jete njerezore vlen me shume se cdo gje.
Shumica e qeverive kane zgjedhur te parin. Sic e thote dhe fjala e urte « te kemi shendet e jete se paraja shkon e vjen ».
Pra ti “Miti” mesa po kuptoj thua që, TË SHPËTOJMË 80 VJJEÇARËT TË CILËT E JETUAN JETËN NË FUND TË FUNDIT DHE TË SKLLAVËROJMË JETËN E RINISË QË KA EDHE SHUMË VITE JETË PËRPARA.
NQS JE BABA ÇFARË DO PREFEROJE, TË VDISJE TI DHE TË JETONIN FËMIJËT E TU MË MIRË, APO TË JETOJE TI DHE FËMIJËT E TU TË KTHEHESHIN NË SKLLEVËR ???????
Dardania, e pse harxhon kohën kot? Keta jane njerezit qe pranojne te zvarriten ne toke, pavarësisht se çfare jete bejne.
Ka shume njerez qe nuk e kuptojnë konceptin e sakrifikimit te jetes per brezat qe do vijne.
Ajo plaka belge qe nuk e pranoi aparatin e frymemarrjes per mua eshte heroine e heshtur. Po ju kujtohet, ajo tha: “Une kam patur nje jete shume te mire. Me mire vendosjani aparatin nje djali te ri, qe te jetojë sa jam jetuar une.”
Ky mentalitet eshte i huaj per shume njerez. Edhe per Mitin.
Dardania Sakra,mendoj se e ka mire mendimin e tij.Me kthimin e koronavirusit ne Tetor do te kete perleshje te medha per mungesen e mjeteve te jeteses,pasi ekonomia po shkaterrohet.Populli i varfer qe nuk po punon do kerkoi nga qeverit e vendeve ndihme.Qeverit do japin aq sa ka mundesi dhe per nje kohe relativishtte caktuar,pastaj do shteroi buxheti.Atehere populli do kerkoi nga te pasurit,bizneset.Ata nuk do japin se e kane me punen e tyre,pastaj do kete perleshje dhe djegie te dyqaneve dhe do behet nje rremuje qe do sjellin tragjedi boterore.Koronavirusi nuk eshte loje,por nje alarm per veprim.Zoti na ruajt dhe i dhen zgjidhje.
Boll pe filma hollivudi. Asgje ska per te ndodhur. Qeverite do shtypin para dhe do ua shperndajne te papuneve qe te blejne ushqime dhe te mbulojne nevojat minimale. Inflacioni do rritet por per sa kohe prodhimi bujqesor e blektoral vazhdon normalisht nuk ka arsye per panik. Shume shpenzime qe njerezit benin perpara kesaj pandemie ishin te kota dhe renia e konsumit po i jep nje pushim te domosdoshem edhe planetit.
Atdhetar, kam përshtypjen se jeton në tjetër Planet.
Shtypja e parasë kur ke një borxh të jashtëm mbi 60% nuk përbën zgjidhje.
Shteti ka Defiçit 80% dhe ka marë hua 60% që të mbulojë nevojat kryesore, pra nqs shtyp lekë ,kjo do jetë një zgjidhje e përkohshme , për Shtete si Shqipëria me ekonomi që është PËRTOKË (mos dëgjo bukurirat e TV që thotë se kemi zhvillim, sepse jemi shtet që nuk EKSPORTON apo PRODHIN pothuajse asgjë) kjo DO REZULTONTE FATALE.
Do të këshilloja që të ndjekësh pak çmimin e naftës që në SHBA ka rënë POSHTË 0 dollarshit pra ka arritur në minus.
A e di se çfarë do të thotë kjo, KRIZË SHTUMË TË THELLË BOTËRORE, dhe a e di se përse ” U KRIJUA” kjo krizë , që popujt të varfërohen në kulm dhe të vijë dikush (BILL GEJX) dhe t’ju vendosë një çip në dorë (gjoja për të mirën e tyre) dhe t’i KONTRROLLOJË 24/24 orë në ditë ashtu si bën KINA tani që ka vendosur kamera jashtë dyerve të shtëpive ose të hyrjeve , në shumë raste dhe brenda shtëpisë së njerzve ,duke i KONTROLLUAR ÇDO SEKONDË.
Nuk të duket çudi që BILL GEJX KRYEKAPITALIST që hiqet dhe si FILANTROP I MADH , tani PËRKRAH KINËN KOMUNISTE DHE DIKTATORIALE ????????
PYET VEHTEN PËRSE ?????
IMUNITET!!!!! Njerezit po semuren e ri-semuren nga dy e nga tre here nga covid-19 ti thua imunitet.
Qenke para gjithe mjekesise boterore ti qe paske zbuluar se krijohet imunitet nga korona virusi nese te ze nje here. Shumica derrmuese e mjekeve te botes po thone nuk njihet virusi dhe po e studiojne intensivisht qe te zbulojne se si sillet, ku i ka pikat e dobeta dhe se si mund te luftohet, kurse ti i paske nxjerre konkluzionet para te gjitheve.
O Zot mbaji doren larg tastieres injoranteve qe dine aq sa per te futur veten dhe te tjeret ne bela.
Karantina eshte e vetmja rruge per te ruajtur popullin nga virusi deri sa mjekesia te mesoje me shume per te.
Covid-19 nuk eshte grip. Gripi ka marre 157000 jete ne gjithe boten ne 6 muajt e fundit kurse covid-19 ka marre 200000 vetem ne nje muaj me gjithe masat ekstreme te izolimit qe jane marre.
Atdhetar, respekte, por nuk i ke te gjitha drejt.
Ne baze te shifrave aresyetimi yt ka logjikë, por ato shifrat Jane te fryra per shume aresye.
Natyrisht qe ka imunitet ndaj viruseve. Prandaj nuk kane vdekur te gjithe ata qe u infektuan.
Por njerezit nuk Jane te gjithe njesoj. Edhe gripi bie vit per vit. Disa i ze vit per vit, por shumica nuk semuren me vite.
Nuk jam infeksionist, por fakultetin e mjekesise e kam mbaruar ne kohën e Enverit, dhe një mendim me te kualifikuar se nje inxhinjer apo agronom mund ta jap.
Virusi do kthehet prape ne vjeshte, siç ka ndodhur edhe me pandemi te tjera. Si do ja bejme atehere? Prape me karantinë? Nuk besoj se e ke megjithemend ate qe thua.
Atdhetar, MJAFT lexove gazetat e sistemit , lexo dhe ndonjë gazetë mjekësore të mësosh të vërtetën.
GRIPI SEZONAL SIPAS OBSH-së ( Organizata Botërore e Shëndetit) ,ÇDO VIT VRET MBI 650 000 NJERËZ DHE 30 % E KËTYRE JANË TË VAKSINUAR, NDËRKOHË QË KORONA QË NGA JANARI DERI TANI KA VRARË AS 200 000 NJERËZ DHE MBI 80% E TYRE ISHIN TË GRUPMOSHËS MBI 67 VJEÇ DHE ME PROBLEME SHËNDETSORE , PRA KORONA PËR 4 MUAJ KA VRARË AS 200 000 NDËRRKOHË QË GRIPI SEZONAL VRET ÇDO VIT MBI 650 000 DHE BËJI HESAPET VETË DHE MOS U HIQ SI I MËNÇUR.
KANË DALË ME QINDRA EKSPERTË VIROLOGË NGA E GJITHË BOTA DHE KANË THËNË QË KY VIRUS NUK ËSHTË KAQ VRASËS SA PO PARAQITET DHE SE E GJITHË GJËNDJA ËSHTË E EKZAGJERUAR, DHE PYES UNË ,PËRSE U EKSAGJERUA DHE NGA CILËT ???????
PRA MJAFT LEXOVE DHE DËGJOVE VETËM ATO GAZETA, FAQE, TV QË I PËRDOR SISTEMI , MËSO MOS JESH BAGËTI.
NJERIU KA LINDUR I LIRË DHE SI I TILLË DUHET TË JETOJË.
NQS ËSHTË KAQ VRASËS SIPAS TEJE ,SUEDIA SOT DUHET TË ISHTE BOSH ,SEPSE VIRUSI ATJE ËSHTË PËRHAPUR QË NË FILLIM TË SHKURTIT DHE SKA PATUR ASNJË LLOJ IZOLIMI , DHE SA PËR VDEKJET, A VURE RE QË KËTË KOHËN E KORONËS PËR ÇUDI NUK PATI ASNJË VDEKJE NGA KANCERI, ZEMRA,GODITJET NË TRU, DIABETI, SIDA, HEPATITI ETJ ETJ, ????????
Mbeten duke shpifur e sajuar kunder Suedise qe i ka cjerrur ate masken e hipokriziose karantines. Ato kane thene se qytetaret zbatojne rigorozisht masat mbrojtese, distancat, higjenen, Kaq! Dhe fakti qe e ben te pa vlere kritiken ndaj modelit suedez eshte se Italia e Spanja te mbyllura ne karantina kane shume e shume here me teper te vdekur per 100. 000 banore se Suedia pa karantine, por me mundesine e Imunitetit te Tufes qe nuk arrihet duke u mbyllur brenda, e qe ka funksionuar ne mijra vite njerezim e ne qindra epidemi e pandemi te shkuara .
fiks fare mjeku
Po 50-60 milionet e vdekur nga gripi spanjoll mos valle flet ne favor te imunizimit te tufes? A je i gatshem te vdesesh per hir te imunizimit te tufes apo te rrosh “pa te drejta njeriu” me shprese se nje dite do kete vaksine e ilaçe ?
Duket sikur te gjithe mediat ne vend te shpresojne qe Suedia t’ia dale duan te kunderten. Po mire cila eshte alternativa?!!! Te mbyllemi brenda me vite te tera sa te dale me demek “vaksina”? Te sillemi si te burgosur qe marrin ajer me komande? Mbyllja mund te kishte njefare kuptimi ne javet e para sa te kuptojej si sillet virusi, sa kapacitet spitalor ke e tje po kaq. Nuk mund te behet pafundesisht. Dhe me virusin njesoj do perballemi. Suedia tregon qe ndoshta nuk eshte aq i tmerrshem sa frikesoheshim ne fillim. Derisa mendohet se mbi 40% e popullsise se stokholmit e ka kaluar me vetem 2000 viktima. Cdo jete eshte e cmuar por ky virus nuk po ka vdekshmeri me shume se gripi prandaj nuk ka kuptim gjithe kjo histeri (vec nese qellimi eshte tjeter)
Suedia kuptoj komuflazhen qe servun shtetet e fuqishme,qe kjo mu shum i ngjan 11 shtatorit 2001-kullat binjake.
Po pasojat qe sjell rrenimi ekonomik dh rrenimi psikollogjik pse nuk I veni ne analize. Keto dy pasojat e fundit do te jene per vite me rradhe. Gjithashtu eshte shume e rendesishme te permendet qe populli suedez e ka fituar iminitetin ndaj virusit kshu qe edhe sikur te vije nje vale virusi tjeter ska nevoje as per izolim e as emergjence publike. E kunderta me vendet e izoluara qe nuk kane fituar imunitet. Pyetja eshte; Per sa muaj ose vite mundet qe vendet sado te fuqishme ekonomike mund te rezistojne ne mbyllje totale?
Vetem nje idiot mund te kujtoj se karantina me orar ndalon perhapjen. Ne ore 17:30 deri ne 5:00 ka korona, jasht ketij orari nuk ka. Lat nam shkaterruat ekonomin me dashje e tani doni dhe ta justifikoni
VK. Po aty hiq nje 10%, pjesa tjeter eshte dele idiote dhe dele kurva, te tere ne sherbim, te barinjve politikane.
Famekeqia CNN qe shperndan vetem genjeshtra per 24 ore te dites harron faktin qe Franca, Italia,Spanja, Hollanda, Belgjika etj, qe jane komplet te mbyllura Kane me shume vdekje per fryme popullsie krahasuar me Suedine. Suedezet po imunizohen natyralisht dhe nuk do kene nevoje per vaksine. Varferia vret shume me teper se virusi. Shtresat e varfera do ta vuajne kete izolim per vite. Asnje nuk mbrohet. Virusin do ta kaloje Te pakten 70% e popullsise. Vdekshmeria eshte shume e ulet. Mbyllja kishte kuptim deri sa u pergatiten spitalet. Tani ajo eshte marrezi dhe te gjithe do te pendohen nese kjo vazhdon.
Nga ekonomia katastrofe sa do vdesin,vrasin veten?
Ne radhe te pare, nuk jane 2000, por vetem 22 profesora ne peticionin e nenshkruar.
Ne radhe te dyte, ne artikullin e CNN citohet edhe Jan Albert, profesor ne mikrobiologji ne Universitetin Korolinska ne Stockholm, ku midis te tjerash deklaron se e verteta eshte se asnje, as Suedia dhe asnje vend tjeter nuk e di se cila strategji eshte me e mira. Koha do e vertetoje. Profesori shtron edhe dy ceshtje, e para cfare do ndodhi me hapjen e vendeve te tjera mbas masave shtrenguese, do shtohen rreziqet e perhapjes se virusit(?) dhe e dyta, ne nje rishperthim te mundshem te virusit ne vjeshte ndoshta Suedia mund ta kaloi shume me lehte se vendet e tjera.
Mos harrojme se liria e njeriut ne Suedi mbrohet me ligj ne kushtetuten e saj dhe se askush, as qeveria dhe asnje organ tjeter shteteror nuk mund te heqi ate. Kjo eshte edhe nje nga arsyet qe Suedia vendosi nje strategji me tolerante se vendet e tjera.
Klimax, nderime. Faleminderit edhe disa komentueve realiste me siper si Tarasi, Vk, dhe Bimi, apo Mjeku.
Ne Shqiperi u ndoq modeli i mbylljes sepse Rama ndoqi taktiken e te keqes me te vogel.
Si gjendet nen dy presione nga Sali Vdekja dhe Partia e tij Komunisto-Demokratike: Pse e mbylle, dhe pse e hape.
Rama si njeri qe e njeh mire psikologjine e masave te gjera qe votojne per te, zgjodhi modelin e mbylljes, sepse ishte me i parrezikshmi per te.
Ai u ndihmua edhe nga fakti qe PD-ja i ka perjashtuar tere intelektualet nga Partia, dhe ka mbetur me disa rronxhobonxho qe zbathin breket para Saliut.
Sikur PD te kishte formuar nje komitet të perbashket me PS per manaxhimin e krizes, do ja kishte djegur letrat Rames dhe do.kishim vendime me te aresyeshme.
Duke u munduar te fitonte politikisht nga kriza, OD humbi shume, por humben edhe shqipetaret ekonomikisht. Dhe fitoi Rama, ne kurriz te te gjithëve.
Por keshtu eshte kur ne PD kane mbetur vetem debilët.
Gjirokastra, Saranda, Tepelena, Perneti u.mbyllen pa patur asnje rast virusi. Vetevrasje ekonomike.
Megjithate, vetem koha do ta tregoje.
Virusi i Hong Kongut i vitit 1968 shaktoi me shume viktima ne raundin e dytë, mbasi u kthye perseri, sepse njerezit u.lidhen duke u ruajtur dhe ulen masat mbrojtese. Uroj te mos ndodhe kete here.
Revizori, më fal po ti ke përshtypjen se PS-ja ka njerëz më të kualifikuar se PD-ja në grup ????
Do që të flasim për Kumbaron, për Min e Jashtëm që është Analfabet, do të flasim për atë mëndjendriturën që thërret bravo skënderbe , për kë ???
SI PD , SI PS , SI LSI , DUHET TË IKIN URGJENTISHT ,SEPSE NË TË KUNDËRT KOMBI SHQIPTAR DO TË SHPËRBËHET.
Ky CNN eshte bere si jeta osh qef. Vk kazan dhe keta.
ekonomia thone disa ketu ,nuk e besoj se flasin per shqiperine,se ketu, si me ekonomi si pa ekonomi njesoj eshte,jeni ne terezi apo jo ,ekonomia shqiptare hahahahaha anekdod.
O Idjot ekonomia e familjeve shqipetare o derrase. Mua me eshte pergjysmuar paga dhe gruaja ime per momentin eshte pa pune..po sa ka si une e merr me mend apo degjon satirat e km. per shkak te masave te marra nga shteti dhe dora e lire qe u eshte lene privatit pa shteti shqiptar as e diskuto njeri qe as breke smban dot per shkak te politikaneve qe ka ne krye kto 30 vjet qe me te pa afte dhe ti zgjidhje nuk beheshin dot.
TEMA, PËRSE NUK I BOTONI KOMENTET E MIA ????