"Nuk dëgjojnë mjekë si ne", Tit Vasili kritik ndaj situatës së shkaktuar nga Covid-19: Nuk janë masat e duhura për ta përballuar. Duhet të kishim një organizëm të pavarur, jo një ekip

28 Prill 2020, 14:57Politika TEMA

Për Petrit Vasilin masat e marra nga qeveria nuk janë të duhurat për përballimin e situatës së koronavirusit.

Në një intervistë për Ora News nënkryetari i LSI, tha se gjithçka i është lënë spontanitetit.

Ai tha se Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk ka një kurbë të pandemisë dhe kjo për shkak të mungesës së testimeve.

Petrit Vasili: Në mungesë të testimeve dhe lënien  në spontanitet të plotë pa një mendim të kualifikuar teknik, sigurisht që prodhohen kurba të tilla të pa interpretueshme që krijojnë kaos në menaxhimin e situatës. 

Këtu në rastin konkret nuk bëhet fjalë për një kurbë, Shqipëria nuk ka një të tillë për shkak të mungesës së testimeve dhe spontaniteti që shoqëron rezultatet vjen sepse nuk ka një strategji që nuk ka qenë aktive, e cila ndjek nga pas pandeminë dhe nuk i paraprin në asnjë rast asaj. 

Kështu që gjithçka është pjellë e rastësisë. Për këtë arsye edhe  vendimet janë spontane dhe të paorientuara. 

Sipas Vasilit, nuk ka një Komitetet të Pavarur të Ekspertëve, pasi referuar ligjit, Komiteti i Ekspertëve që flet kryeministri Rama nuk është ndërtuar mbi 4 parime të rëndësishme.

Petrit Vasili: Duhet të kishim një organizëm të pavarur, jo një ekip, i cili ishte një shtojcë e task forcës. Task Forca është një administrim tërësor i të gjitha efekteve.  Po të kishim një komitet ekspertësh do kishit edhe përbërjen edhe produktin dhe kush e drejton. Po ju jap një element.  Ka një nen të veçantë si vepron një komitet ekspertësh. Në nenin 24 pika 7 thuhet që Komiteti i Ekspertëve ndërkohë mbi 4 parime. 

1-Ekselencë
2-Pavarësisë
3-Paanësisë
4-Transparencës

Ekselencë do të thotë që të gjithë personat që kanë kualitetin e duhur profesional dhe teknik dhe vetëm ata duhet të jenë atje. Së dyti duhet të kenë pavarësi të plotë. Së treti është paanësia e plotë, pra i besojnë vetëm shkencës. Së katërti transparenca, ku duhet të njiheshim me raportet.  

Nuk ka asnjë prej tyre dhe asnjë nga parimet e vendosura me ligj. Në mungesë të kësaj prodhohen këto. Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka kurbë. Pra çdo gjë i është lënë spontanitetit. Pse jo edhe mundësive për shpërdorimin dhe asaj që unë e kam quajtur karantinë politike, pra jo kufizime të studiuara që ndihmojnë përballimin e pandemisë dhe pengimin e saj, por të kundërtën. Kur nuk flasin ekspertët, por flet kryeministri dhe ministrja që s’kanë të bëjnë me këtë profesion llogarisin çfarë bëhet.

3 komente në ““Nuk dëgjojnë mjekë si ne”, Tit Vasili kritik ndaj situatës së shkaktuar nga Covid-19: Nuk janë masat e duhura për ta përballuar. Duhet të kishim një organizëm të pavarur, jo një ekip”

  1. Vlesh says:

    Kujt i plasi Tit Fara!
    Km s’ka cfare te beje!
    Kur ti dhe ca te tjere super te “kualifikuar” u dhite ne breke kur ju kerkuan te kontribuoni! Ne vijen e pare!
    E beri Pipero! Fitoi!
    Pipero, grupi teknik i ” rendomte”, km dhed Ministreja do ti sikur po e fitojne kete lufte! Deri tani edhe nga organizmat nderkommbetar ka fjale te mira! Duken fitimtar! Dhe ti e di qe ” fitimtaret nuk gjykohen”!
    Tito bo mire ca kohe te heshtesh! Se keta komentuesit perdorin edhe fjale te pahijshme! Sinqerishte me vjen keq dhe skuqe kur te thone dije shume
    Trap, servil, lepures bythe i ciftit meta, i paafte, qejfli farash , e ku di se cfare!
    Thyeja turrinjte ketyre “maskarenjeve” kerko psh qe kur te behen votimet te keshe Piperon si kundershtar! I sigurte qe fiton me zero vota! Sepse ne kete moment thone se je shume dijemut!

  2. Raul says:

    O Tit shkolleshumi na thuaj si po shkojne perpjekjet tuaja dhe te grupit te sharebajgave me Nafije dybekun doktoreshen horoskopike leshelike , gjithollogen Nora bythderrja ne Haremin famekeq erotiko naziskin te Jales per zbulimin e vaksines kunder salivirusit . Thone se Nafije fallxhorja eshte nje hap para kinezeve dhe 2 hapa para italianeve per zbulimin e vaksines.

  3. Timi says:

    Hahaha shko ha ca fara kungulli se lulediellit u mbaruan!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje