Qeveria e re e Kosovës: LDK ka gati zyrtarizimin e koalicionit

28 Prill 2020, 13:17Rajoni TEMA

Lidhja Demokratike e Kosovës brenda dy ditëve pritet të zyrtarizojë koalicionin me AAK-në, Nisma-në, AKR- në dhe minoritetet për të formuar qeverinë.

Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas përfundimit të takimit të deputetëve me kryetarin, Isa Mustafa.

Gashi tha se momentalisht i kanë 64 vota, sipas tij matematikisht i kanë rreth 64 vota.

Sa i përket mundësisë që LVV-ja të dërgojë në gjykatën Kushtetuese, Gashi tha se letra e presidentit nuk ka bazë juridike, por sa i përket dekretit është e drejtë e kujtdo që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

1 komente në “Qeveria e re e Kosovës: LDK ka gati zyrtarizimin e koalicionit”

  1. Fatosi-kosove says:

    Me kujtohet koha kur ne LDK kishte thuajse 100% akademik, kurse sot merreni me mend i erdhi dita quftit te gashit,abrashiy,ismet beqirit,veliut, lut vathit, vjosa osmanit, e shum ish sahanlepires te çdo stani,kudo qe ju ka dhane mundesia, pra siq thot populli kur mungon Luani edhe majmuni bahet mbret,mjer kosova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje