Psikologët ngrenë shqetësimin se izolimi i zgjatur për shkak të pandemisë Covid-19 ka rritur dhunën brenda familjes. Psikologia Arjana Muçaj e ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi thotë se rastet e dhunës janë rritur ndjeshëm për shkak të ngarkesës së lartë emocionale.
“Një nga elementët që kam vënë re është rritja e agresivitetit brenda ambientit familjar. Ka filluar ngarkesa të shkarkohet mbi anëtarët më vulnerabël, kanë nisur goditjet qoftë edhe ato verbale ndaj bashkëshortëve.
Po ashtu edhe dhuna ndaj fëmijëve është rritur. Izolimi në vetvete ka bërë që të shfaqet dhuna në familje. Mendoj që do të kemi një rritje të numrit të divocerve pas kësaj pandemie. Duke marrë shkas nga problemet ekonomike, që në këtë periudhë janë të shumta dhe ato janë baza për të nisur konflikti.” – tha Muçaj.
Psikologia Muçaj thotë se shqetësimi më i madh janë moshat e treta, për shkak të ndjeshmërisë së lartë që kanë ndaj vetmisë.
“Ajo që më shqetëson më shumë është mosha e tretë, e përjetojnë shumë. Kanë nevojë shumë për kontakte sociale. Nga studimet e fundit ka në Kinë është vënë re numri i lartë i vetvrasejeve më shumë tek mosha e tretë, sepse ata e ndjejnë më shumë vetminë.” – thekson Muçaj në Përballë.
Në intervistën për gazetarin Lutfi Dervishi, psikologia e njohur shton se shqetësimi më I madh për shoqërinë shqiptare është pasiguria për të ardhmen dhe frika se çfarë do të ndodh pas pandemisë.
Ndosta jane me paksur,,,,ka qene me keq….shqiptari katundar i pa shkolluar !
Hajde psikologe hajde!Në vend që të thotë karantina i bashkon njerzit na thotë se ka olas druri.Sipas kësaj psikologoje njerzit duhet të rinë të ndarë që mos grinden.Asgjë nuk do ndodhë sepse ne nuk kemi mendjen e kësaj psikologoje.Nëmëroni divorcet dhe na thoni pastaj kam apo jo të drejtë…
Dhunen ne familje nuk e rrit karantina per te shkeputur zinxhirin e COVIT-19 , por e rrit tek ata njerez qe COVId- 19 e pse jo Covid -20 , ndoshta edhe covid-17,18… ka prekur jo mushkrite ,por trurin e ketyre njerezve. Po perpara se te vinte kjo pandemia, cila e shkaktonte dhunen ne familje ? Pse kishte sa e sa divorce ? O psikolog , mos flisni brrockulla. NUk e shtone karantina,por idiotizmi i ketyre njerezve. ..