“Te Juve na mohuan dy tituj, që i djersitëm aq shumë në fushë”

28 Prill 2020, 10:24Sport TEMA

Pasi la pas një eksperiencë të hidhur zikaltër, për shkak të dëmtimit, Fabio Cannavaro i vërtetë u rishikua me fanellën bardhezi, por titulli i fituar u anulua për shkak të skandalit të “Calciopoli”: 

“Pegu lidhur me Juventusin është se gjithçka ndodhi pas dy vitesh, në të cilën kisha bërë paraqitje të shkëlqyera. Keqardhja qëndron në faktin se nuk qemë në gjendje t’i shijojmë dy tituj, që i djersitëm aq shumë në fushë. 

Ne dhamë maksimumin, vuajtëm, u gëzuam. Ishte një ekip kaq i fortë, saqë kur ndodhi e gjithë ajo “kazino”, askush nuk donte ta besonte. Unë isha i pari, që mbeta pa fjalë”.

Lamtumira e tij me Juventusin, në verën e vitit 2006 (pastaj u kthye atje më 2009), u shoqërua me disa polemika: “Gjërat shkruhen gjithmonë ashtu siç dëshiron dikush. Në atë moment që Juventusi u desh të luante në Serie B, e kishte të domosdoshme të hiqte qafe disa lojtarë me paga të rëndësishme. Ata më shitën mua dhe Emerson te Real Madridi, si dhe Thuram e Zambrotta te Barcelona.

 Ibrahimovic dhe Vieira, gjithashtu, iu dhanë Interit. Ata që mbetën e luajtën në Serie B bënë diçka të jashtëzakonshme. Ata e rikthyen Juven përsëri në vendin që e meriton. Kur dikush shkon te Juventusi, ai e kupton ndryshimin midis të luajturit futboll dhe fitores. Aty e kuptoni futbollin e vërtetë, në tërë përmasat e tij”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje