Në kohën kur e gjithë audienca e vendit ishte drejtuar tek fluturimi i Behgjet Pacollit në Aeroportin e Tiranës, një eskortë e veturave ku ishte edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kaluar pikën kufitare në Vërmicë.
Keshtu shkruan sot portali Kallxo.com, duke dhene detaje nga vizita qe e cileson te mistershme. Presidenti ka qëndruar në Shqipëri për disa orë ndërsa është kthyer në vend në orën 19 e 20.
Raportet tregojnë se makina e tij nuk është kontrolluar për shkak se është makinë VIP.
Sipas nje raporti drejtuar komandantit të pikës kufitare në Vërmicë, Arben Telaku, thuhet se Presidenti i Kosoves ka kaluar në orën 19:20, i ulur në sediljen e parë të makinës.
Raporti i policit thotë se nuk kanë arritur të shohin nëse prapa në makine ka pasur persona të tjerë ulur për shkak se mjeti ka pasur xhamat e zinj.
Nga zyra e Presidences nuk ka pasur asnje pergjigje per te konfirmuar viziten e bere.
Media kosovare ka biseduar me këshilltarin politik të Thaçit, Ardian Arifaj, por ai ka thënë që t’i dërgohen pyetjet në zyrë për media.
Edhe komandanti, Arbër Telaku, nuk ka dhënë detaje pasi ka thënë se duhet t’i drejtohemi zyrës së mediave.
Në anën tjetër, komandanti i rajonit kufitar ku bënë pjesë Vërmica, Nexhmi Krasniqi e ka konfirmuar kete informacion.
Ai ka thënë se nuk i ka raportet sepse ato dërgohen në Prishtinë por atij i është thënë se eskorta ka kaluar në Shqipëri dhe është kthyer në Kosovë.
Sipas ligjit, makina e Presidentit dhe Kryeministrit janë VIP dhe nuk iu nënshtrohen kontrolleve. Kjo vizitë e Presidentit Thaçi në Shqipëri nuk ka qenë e paralajmëruar nga zyra e Presidentit.
Dje gjatë ditës, kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u ul me avion nga Zvicra në Tiranë. Ende nuk dihet nëse Pacolli është kthyer në Kosovë apo po qëndron në Shqipëri.
I pari i AKR-së tha fillimisht se atij iu ndalua zbritja në Aeroportin e Prishtinës, por më pastaj njoftoi se ka leje për të ardhur në Kosovë.
Ish-kryediplomati kosovar u përfshi në një diskutim të gjatë në rrjetin social “Twitter” rreth ardhjes së tij në Kosovë.
Pacolli akuzoi partinë e cila udhëheq ekzekutivin në detyrë se nuk po e lë të hyjë në vend.
Behgjet Pacolli pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re të cilës do t’i prijë Avdullah Hoti i LDK-së. Këtë e ka konfirmuar dje gjatë ditës vetë Hoti para mediave.
Me pak fjale sipas tallavase se Kosoves ,presidenti Ta qi ka shue e shkue e ka marun Begjet Paqollin ne Tirane e asht kthye!Pritet qi Al Bin Kurti te dal ne ne konferenc shtypi per prapaskenat qi jane ndertue ne dem te tij!Ani ka than ai ,nuk e di se pse ata po nguten!Kjo jave ka me ken edhe fundi marrezise Kurti qi mendoi se e ka kapun politiken e Kosoves e ma gjere te gjithe trojeve Shqipetare per fyti ,mirpo nuk i ka dale koha me e myt se ashte myt vet e ku po don me marr ve vedit edhe Vjosa Osmanin !
Une i kom que do letra kryeministrit te Shqypnise e ai nuk me ka kthye pergjigje se kena dasht me u ule Une i pari e masandej Berisha,Meta,Andi Bushati,Qim Peka,e me na ndigjue Edi Rama!
Al Bin Kurti mendoi si narses qi ashte se:Tash qi pushtova Kosoven a s’po i hyj edhe Shqipnise me do cuba qe kam organizue edhe ne Tirane me degen VV(C)!
Se fundemi ju andej veni ne levizje ate “ufon Bukshkale” se ka ùme ju diftue se si jane ba punet e thojne qe ket e ka organizue Rama me Vuqiqin!Ka disa net qi Albini nuk po e ze gjumi e thojne qi do me e marr Meta si keshilltar te vetij ,se keshtu e ka ma afer historianin Berishe e ko e keshillon ma nga afer per shtetin Dardan!
Populli i Kosoves mos te kete galje se ka me u bashkue ma shpejt se ç’ka mendue me token Ame te tyne e qe Al Bin Kurti nuk e njihte si te tille!Na,pat thane ai jena dy shtete fqinje me popullsi Shhqyptare ku ma mire dy shtete te fuqishme(prit gomar te mbij bar) se sa nji shetet i dobet!Ku ku ç’fare marezie prej ketij populisti narses!
Al-Bin salepi e hangri llullen
Sot ne diten e punetoreve hajrie spikerica alias dr vjosa osmanka paska paralajmeruar nje konference za javnost me dyer te mbyllura,ta shohim se çfar ka zbuluar kjo doktorreshe ! Ndoshta si zylo kamberi se kater kambe i dhia.