Rusia: Gjukanoviç dhe Mali i Zi na tradhëtuan

29 Prill 2020, 08:54Rajoni TEMA

Sjellja e politikanëve malazezë përfshirë presidentin e vendit, Milo Gjukanoviç është cilësuar si tradhëti nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Teksa i është përgjigjur një pyetjeje të një studenti gjatë një lidhjeje video me studentë të Institutit Shtetëror te Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Lavrov ndër të tjera tha:

“Kur tradhëtohesh jo nga një njeri, por nga një komb që ka qëndruar me ty, kjo është një gjë e trishtueshme. Jam i bindur gjithësesi se pjesa më e madhe e njerezve në Malin e Zi nuk i ndajnë këto ndjenja dhe liderët e përkohshëm do të harrohen.

Për fat të keq lideri i këtij vendi, Milo Gjukanoviç, që ka drejtuar Malin e Zi për 20 vjet, ka adoptuar një qëndrim të qartë rusofobik që shkon kundër arsyes së shëndoshë dhe çdo gjëje që ai ka përfituar më parë në raportet me Rusinë.

Ai ka probleme me ligjin në Perëndim dhe mesa kujtoj është akuzuar për kontrabandë dhe gjëra të tjera në disa vende europiane. Nuk e përjashtoj se kjo ishte arsyeja për kthesën e tij 180 gradë në politikat e tij”.

Prej disa vitesh Mali i Zi është në kurs filoperëndimor, një kthesë që nisi të kuptohej që me referendumin e shkëputjes nga Unioni me Serbinë. Gjukanoviç ka manovruar duke u shkëputur nga ndikimi rus që e sheh Malin e Zi si aneks të Serbisë.

Perëndimi ka akuzuar gjerësisht Rusinë dhe më pak Serbinë për një përpjekje për grusht shteti dy vjet më parë, por që nuk pati sukses. Që nga ajo kohë Gjukanoviç ka dalë hapur kundër Rusisë dhe Serbisë duke përfituar anëtarësim të shpejtë në NATO.

4 komente në “Rusia: Gjukanoviç dhe Mali i Zi na tradhëtuan”

  1. Djukanovic je najbolji i najpopolarni politikan u monte negro.

    1. Lala says:

      O shkodrani, na e përkthe shqip se nuk jemi të gjthë sllav.

  2. Zigur Qarri says:

    Nuk ju tradhetuan,por u divorcuan.
    Të njejten gjë do te bënin edhe krahinat autonome brenda Rusise,nëse do te kishin mundesi.

  3. jo per gje... says:

    Pse nuk i ktheni syte nga vetja juaj ju ruset te shikoni sesi politikat tuaj serbizuese te Shqiptareve me krime, me ndryshime te historise etj etj jan rruga me e gabuar afatgjate. Historia e ballkanit nuk eshte 100 dhe as 200 vjet por mijravjecare dhe influenca mund te kete sukses afatgjate vetem kur mbrohet e drejta.
    Malazazet e ndjejne veten popull autokton ne ballkan dhe jo te ardhur si Serbet keshtu qe kan filluar ta refuzojne serbizimin me lloj lloj menyrash prandaj edhe kthesa e madhe e Gjykanovicit qe juve ju habit dhe ju duket si tradheti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje