Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime lufte në Kosovë, tha të hënën se tashmë kryetarja e Dhomave të Specializuara, emër më të cilin njihet Gjykata e Posaçme ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake që do të shqyrtojë një aktakuzë të prokurorisë.
Sipas një njoftimi të dhomës së prokurorit, javën e kaluar, ai e kishte njoftuar kryetaren se “ka ndër mend të nisë procedim penal të ri para Dhomave të Specializuara të Kosovës”.
Në njoftim thuhet se “përmbajtja e aktakuzës është konfidenciale, përveçse kur konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake”.
Me 24 shkurt të këtij viti Prokuroria e Posaçme paralajmëroi fillimin e ngritjes së akuzave.
Gjykata e Posaçme e cila me emrin dhomat e specializuara vepron në Hagë, u miratua në fillim të muajit gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.
Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.
Hetimet sikurse e dhe ngritja e gjykatës kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.
Mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019.
Në korrik të vitit 2019 në prokurorinë e posaçme u thirr edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.
Kur do kthehet kjo gjykate te merret me krimet monstruoze te kryera nga barbaret serbe ne Kosove ?. Pse qenkerka treguar kaq qorr ky Dick Martty dhe nuk I paska pare vrasjet masive e perdhunimet e kryera nga serbet ne popullsine e pa mbrojtur Kosovare, por paska pare vetem reagimin e djemeve Kosovare ndaj atyre qe ushtruan ate dhune shtazore?. Cfare dreq drejtesie eshte kjo ne Shekullin 21 , qe heton e denon viktimen dhe jo dhunuesin ?.