Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.
Këtë e ka konfirmuar para gazetarëve kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pas takimit me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.
“Arritëm marrëveshje për koalicionin qeverisës, pra për krijimin e qeverisë së re. Kosovën e presin plot sfida, e sfida e parë është gjendja me pandeminë, me të gjitha këto pasoja që ka shkaktuar, sidomos ekonomisë së vendit. Jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë e lehtë por kemi besim se ë gjitha këto sfida që e presin Kosovën do t’i kalojmë bashkë me punë”, tha Haradinaj.
Procedurat për formimin e qeverisë së re pasojnë iniciimin e mocionit të mosbesimit nga LDK-ja kundër qeverisë tashmë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.
Në mesin e arsyeve për ngritjen e mocionit janë përmendur marrëdhëniet që së fundmi ka Kosova me Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e Ministrit të Brendshëm.
Kurti në anën tjetër ka thënë se do ta sfidojë vendimin për formim të qeverisë së re nga LDK-ja në Gjykatën Kushtetuese.
Cfare qendrimi do te mbaje Ramush Haradinaj meqe eshte ne qeveri me AAK per mallrat serbe qe hyjne ne Kosove???
Po kete zgjidhje gjeti kosova, me ramushin?, nuk paska mundesi te tjera per te hecur perpara. Ramushin e kishit dhe e pate se sa i sukseseshem ishte, kjo eshte nje mundesi e pazareve te pista se ndrysh nuk munesh me i than zgjidhje.
AAk apo LSI ne kosove do te vazhdoj te jeté biberi i seciles qeveri ashtu si edhe lista serbe, vetem ne qeverine PDK&LDK nuk ishte pjese e saj, do vazhdoj te nderroj pozicion sa here qe ti jepet rasti e per kete fajtor i vetem eshte Kurti dhe partia e tij qe udhehiqet nga fmijaq si konjufca e ahmak si abazi por edhe afrimi i tyre me njerez pakurriz si vjosa osmanka qe ngritjen e saj ne politike dhe ne LDK e ka arritur duke share Thaqin njejt si millosheviqi dikur duke sulmuar,share,fyer dhe premtim deri ne zhdukje za shiftari n’a kosmet siq i thoshte ai shqiptareve dhe kosoves, andaj per kete sukses te AAK-s dhe Ramushit fajtor eshte pikerisht Kurti pasi qe me nje levizje te qarte do ti kishte lane ne opozite perjete LDK,AAJ dhe listen serbe,duke bere koalicion vetem le PDK, e kur luan lojen per inat te vjehrres do flej me mulligjine,keshtu ndodhe,pra ai qe mbane rripin zberthyer se njana do bjer per toke eshte kjo qe po ndodhe sot ne kosove, hamshoret isa mustafa,Ramushi e disa qe n’a quajne shiftari po presin ta zgjedhin viktimen se kujt duhet ti hipin dhe kush i pari,besoj se Kurti ta kete kuptuar realitetin.
U bashkua krimineli idjot Ramuuuuush me kryehajdutin Isa Mustafa….