Sot gjatë ditës pritet të finalizohet në Kosovë marrëveshja e koalicionit të ri qeverisës, me në krye Avdullah Hotin, të nominuar nga Lidhja Demokratike (LDK).
Nga sa pohon gazeta Express, marrëveshja thuhet se do të firmoset nga LDK, AAK, NISMA, AKR, minoritetet e Lista Serbe.
Deri më tani, të gjitha këto parti kanë bërë të ditur se nga sa është rënë dakort, ato do të marrin nga një zëvendëskryeministër në qeverinë Hoti.
Në ekzekutivin e mëparshëm, të formuar nga vetëm dy parti, postet më të larta i mbanin tre persona, Albin Kurti si kryeminisër, Avdullah Hoti si pasardhës i tij, në postin e zëvendëskryeministrit të parë, e të njëjtën pozitë kishte dhe Haki Abazi.
Por me marrëveshjen e re që vjen si pasojë e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, në karrigen e zëvendëskryeministrit thuhet se do të ulet nga një përfaqësues për çdo parti.
Deri më tani, vetëm partitë nga radhët e minoriteteve s’kanë bërë të ditur nëse kanë kërkuar që të përfaqësohen me një zëvendëskryeministër.
Nga LDK-ja mësohet se për postin e zëvendëskryeministres do ta propozojnë Hykmete Bajramin, që momentalisht mban postin e Ministres në Detyrë të Arsimit.
Me ujdinë e re, ky dikaster pritet që t’i kalojë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila do të jetë partia e dytë më e madhe në këtë koalicion.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, LDK-ja ka deklaruar se do ta dërgojnë zyrtarisht emrin e Hotit në presidencë si të mandatuar.
Po kryeministra , sa do kete ?
Caktohuni dhe nga nje kryeminister , ketyre zvendesve, qe te dalin sa me te pjekura vendimet qe do mare qeveria.
Me dy kryeministra 51 dite , po me pese = X !
Pese!? Shum pak, une do te thoshja qe secili fis apo klan te kishte nje zv/kminister, vetem kjo e zgjidhe kete pune.
Kush e mban mend qeverine Haradinaj e kujton sa eshte sulmuar e atakuar per numrin e zvkryeministrave e zvministrave, e nga ata qe e Kane kritikuar Ramushin ishte edhe avdullah hoti,tash kur i erdhi dita te behet kryeminister nuk i intereson ajo qe ka thane per Ramushin por do me qdo kusht te behet kryeminister, edhe me shume zvkryeministra se Ramushi, por sidoqfte duhet ti falenderohen budallakut te Kurtit qe duke injoruar presidentin nuk e ka menduar ruajtjen e qeverise per VV-n duke propozuar kandidat tjeter pasi ai u rrezua nga partneri qeverises LDK pra e cila i ka vend vij ate kuqe PDK-s per faktin se e kishte rrezuar isa mustafen prandaj ati qe e rrezon qeverine nuk mund ti besohete,kurse Kurti me qdo kusht don ta ruaje qeverine me LDK edhe pse e ka rrezuar!
Tash shqiptaret e mjer duhet te pranojne çdo qeveri qe del nga pazari, por nje gje dihet se do kemi qeveri te turpit,me ministra te kriminalizuar dhe te ndyre sepse ky eshte pazar pushteti.
Nuk e marr vesh pse LDK, qe ka kryeministrin, duhet të kete edhe nje zv/kryeminister?!
Po ashtu do te ishte normale per nje vend te vogël, qe nje a dy prej ministrave, perfaqesues te partive te koalicionit , te mbanin njekohesisht postin e zv/kryeministrit. Mos u bëni qesharakë e pastaj te ankoheni se nuk ju merr njeri seriozisht.
Cfare turpi. Nje metode si te vjedhin te gjithe, si te marrin te gjithe perfitime sikur shteti te ishte ciflig, pa’ ju bere vone per te ardhmen e atij vendi. Te gjithe duan te drejtojne, asnje sdo te punoj.
Ju Dhefash Politken dhe Qeverine…5-se Zevendeskyeministra?????????????Po Gomarin time, do ta Bejme “Keshilltare”??????????