Nga data 1 prill me vendim të Qeverisë në detyrë u hoq tarifa prej 100% për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Mirëpo, në kapërcyell të këtij muaji, Serbia ka filluar t’a “pushtojë” tregun e Kosovës me mallra të ndryshme.
29 ditë i kanë mjaftuar Serbisë që t’a mbushë tregun e Kosovës me mallra. Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë 1 mijë e 497 dërgesa që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë që nga data 1 prill.
“Rreth 12 milionë euro ka eksportuar mallra Serbia në Kosovë, që nga fillimi i këtij muaji, kur edhe filloi së zbatuari masa e reciprocitetit e vendosur nga qeveria në detyrë”, tregojnë shifrat e raportuara nga doganat.
Në këtë institucion kanë treguar se Kosova në Serbi ka dërguar mallra në vlerë të rreth 800 mijë eurove.
“Nga Kosova në Serbi janë eksportuar mallra në vlerë rreth 800 mijë euro. Dominon industria ushqimore, si dhe ajo kimike në import, ndërsa në eksport janë disa produkte bimore dhe industri ndërtimore”.
Në fillim të muajit prill, Qeveria në detyrë e Kosovës e ka zëvendësuar taksën prej 100 për qind për produktet serbe, të vendosura nga qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018, duke futur gradualisht masat e reciprocitetit.
Me vendim të qeverisë së kaluar, asaj të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, marketet në Kosovë ishin urdhëruar që në raftet ku vendosen produktet e ekspozuara të vendoset edhe flamuri i origjinës së secilit produkt, në mënyrë që qytetarët të jenë të vetdijshëm se produktet e cilit shtet po konsumojnë.
Por një vendim i tillë, tashmë duket se po nuk po zbatohet në marketet e vendit.
Nëpër raftet e qendrave tregtare janë duke u keqpërdorur më të madhe flamujt e shteteve të ndryshme.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zbatimi i masave të reciprocitetit nga autoritetet e Republikës së Kosovës do të jetë gradual dhe si përgjigje proporcionale me sjelljen e autoriteteve të Serbisë.
Kurti ka thënë se vendimi obligon që në marrëdhëniet me Serbinë, emërtimet te certifikatat fitosanitare dhe dokumentet tjera përcjellëse si dhe në certifikatat veterinare dhe dokumentet tjera përcjellëse të përdoren në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Kosovës.
“Vendimet e miratuara janë të obliguara t’i zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe institucionet e tjera përgjegjëse”.
Gjatë një konference, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, kanë deklaruar se vendimi mbetet në fuqi deri më 15 qershor me ç’rast do të bëhet një vlerësim i gjithëmbarshëm i mbarëvajtjes së vendimit.
Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar vendimin për të zëvendësuar taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe me masa reciprociteti.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se Kosova “duhet t’i heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja, sepse këto politika janë në dëm të qytetarëve të Kosovës dhe janë duke e bllokuar ekonominë e Kosovës”.
Që nga vendosja e taksës për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, importi nga këto shtete ka rënë në 99 për qind.
Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit 2018 – kur u vendos taksa 100 për qind – gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo rreth 450 milionë euro brenda një viti.
Taksa 100 për qind për importet nga Serbia ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërpritet.
Kundër kësaj takse, që nga vendosja e saj, ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë.
Një masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar edhe në korrik të vitit 2011.
Kjo masë e reciprocitetit në atë kohë ishte marrë pasi Serbia për tre vite pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë, kishte bllokuar mallrat nga Kosova për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës.
Mos te blihet asnji mall serb .
O Albin Kurti o bytheqire, o moterqire , o burre legen, o qen rrugesh te qifte gjithe Shqiptaria nonen, motren, gruan dhe cfare te mban pragu i shtepise.
A e kupton ti o tradhetar se cfare demi i ben ti, gjithe popullit Shqiptar, duke forcuar serbine.
A e kupton ti, se me ato para qe do fitoje serbia do bleje me teper arme me i shfaros Shqiptaret.
O te qifsha robt ku ti kesh. Ramushi ndoshta ka vjedh, ka pervetsu para nga buxheti etj, por te pakten nuk i dha mundesi serbise te forcohet. Qena bir qenesh si ty nuk e kane te gjate, uroj te ngrihet popullli e ta tregoje vendin ty sic e meriton. O plehre
Qenkan perralla ato patriotizmat vec fjale bosh pa brum patrioti.Po te mos ecte shitja ne Kosove as ata tregtaret nuk do te kishin kurajon ti sillnin se do te humbnin financiarisht.Tregtaret nuk hyjne ne kategirine e patriotave te flakte ata shikojne parane.Vete emri profesionit e thote:tregtar.—Po kini kujdes se mos ju hemon Serbia.Se ata jane diabolik.Si mund te besh tregti me nje qe te ka vrare, prere, denigruar ne kafshe ardhacake, qe punon per zhdukjen tende si etni e komb???Qe te trajton si kafshe te eger per ta eliminuar??