Si u burgosën dhe u mohuan nga diktatura e Enverit djemtë e Ismail Qemalit

30 Prill 2020, 16:37Dossier TEMA

Nuk ka shqiptar që të mos njohë Ismail Qemalin, por nëse dikush do pyeste për pasardhësit e tij, shumica nuk do mund t’i përgjigjej qoftë dhe me një fjalë. Një errësirë e papritur mbulon dijeninë tonë për familjen e Ismail beut. Asnjë emër, asnjë ngjarje, përjashto studiuesen Nermin Falaschi Vlora, e cila u bë e njohur me veprimtarinë e saj të spikatur vitet e fundit të shekullit të kaluar dhe kjo, sapo nis ta mendosh, duket e çuditshme.

E çuditshme, si po mendon për këtë fakt, vetëm pas kaq shumë vitesh; si mund të shuhej në heshtje një prej familjeve më në zë shqiptare; si mund, aq më tepër në një vend të vogël e të obsesionuar pas marrëdhënieve familjare si Shqipëria, të mos dihet asgjë për pasardhësit e një prej njerëzve më të rëndësishëm të historisë, figura e të cilit është njohur dhe nderuar në të gjitha periudhat historike që e pasuan. Por ja që kjo nuk ka ndodhur vetvetiu apo rastësisht. Ai terr i plotë njohurish për familjen e Ismail bej Vlorës, u fabrikua gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Sapo u instalua, diktatura dënoi me burg njërin nga djemtë e Ismail Qemalit, ndërsa tjetrit i ndërpreu pensionin patriotik duke e detyruar të largohej nga Shqipëria, ndërkohë që të gjithë pasardhësit e mbetur në Shqipëri, i detyroi ta ndryshonin mbiemrin e familjes, Vlora, për të marrë një mbiemër tjetër, konkretisht Ismaili.

Si përfundim, për ta pastruar plotësisht faqen e fshirë të familjes Vlora nga historia, qoftë edhe jozyrtare, u përhap legjenda e rreme që Ismail Qemali nuk kishte lënë pasardhës.

“Regjimi komunist përkujtonte burrin që shpalli Pavarësinë, por denigronte familjen e tij, madje deri aty sa u tha se Ismail Qemali nuk ishte martuar e nuk trashëgoi fëmijë”, ka thënë në një intervistë të para disa viteve, nipi i njërit prej atyre 9 fëmijëve të mohuar të Ismail Qemalit: gjashtë djem e tri vajza, djalit të vogël të tij, Qamilit. Darling Vlora ka treguar sesi familja u detyrua të ndryshojë mbiemrin dhe asnjë anëtar i saj nuk u ftua në festimet e 50-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, në vitin 1962, sikur kjo familje të mos ekzistonte.

Në dhjetor 1946, Qamil Vlorën, një intelektual mendjehapur që njihte 12 gjuhë të huaja, e arrestuan me akuzën e armëbajtjes pa lejë dhe e dënuan me dy vjet burg, kohë në të cilën ai u sëmur me tuberkuloz dhe ndërroi jetë pak kohë pas daljes nga burgu. Shumë më tepër sesa për fushatën e çarmatosjes, ky dënim flet për fushatën e spastrimit të vendit nga familjet me ndikim dhe sigurisht që asnjë nuk mund të krahasohej me Vlorajt, për vetë rolin që kishte luajtur Ismail beu, të cilin edhe shteti i ri komunist, ishte i detyruar ta nderonte. Në dukje. Ndaj edhe dënimin e djalit të tij, e maskuan. Siç tregojnë dokumentet zyrtare dhe siç dëshmon nipi tjetër i Qamil Vlorës, Qemali, në dokumentarin e Fatos Veliut “Kur burgosnim djemtë e Ismail Qemalit”, në shkresat e mëvonshme të dënimit të tij, atësia është ndryshuar nga Ismail në Ibrahim, në mënyrë që të mos mësohej si sillej shteti i ri komunist me të birin e themeluesit të shtetit shqiptar. Ata që duhet ta merrnin mesazhin ishin familjarët e Ismail Qemalit dhe diktatura e jepte atë përmes mjeteve të saj klasike: burgosjeve fizike që izolonin pastaj në burgje frike, ata që mbeteshin jashtë. Është e vështirë të mendosh rrezikun konkret që mund t’i vinte shtetit komunist nga djemtë e Ismail Qemalit, aq më tepër që shtëpitë e tyre, kishin shërbyer si baza të luftës nacionalçlrimtare, por tashmë është fakt i njohur ndëshkimi gjatë diktaturës i të gjitha familjeve në zë të periudhave të mëparshme dhe pinjollëve të tyre. Shumica e tyre u shpallën armiq. Këtë, diktatura, nuk mund ta bënte me familjen e Ismail Qemalit, por, fshehtas, edhe atë e ndëshkoi si gjithë familjet e tjera të rëndësishme. Që dënimi i Qamil Vlorës, nuk ishte masa e një shteti ligjor kundër armëmbajtjes, provon edhe fakti që në fund të jetës së tij, kur kërkoi për të takuar djalin që e kishte ushtar, këtij nuk i dhanë lejë për të shkuar te i ati.

Dhe nëse Qamilin, shteti e mbylli në burgun 313 të Tiranës, një tjetër djali të Ismailit, Qazimit, i ndërpreu pensionin patriotik, që as qeveritë gjatë pushtimit fashist e nazist nuk ia mohuan. Qazimi ishte një nga këshilltarët e të atit, të cilin ai e mbante gjithmonë me vete. Gjatë viteve 1910-1912 kishte furnizuar kryengritësit shqiptarë me armë, në 1913-ën kishte shoqëruar të atin në Konferencën e Londrës dhe ishte thuajse kudo pranë tij, edhe në Peruxhia ku Ismail Qemali ndërroi jetë duke i thënë të birit: “Nuk ju lashë pasuri, por ju lashë pasurinë më të madhe, Shqipërinë”. Atë Shqipëri që i ati, me të në krah, e shpalli të pavarur, Qazimi nuk do ta gëzonte pas vendosjes së diktaturës. Atij iu ndërpre pensioni patriotik nga qeveria dhe kur shkoi të ballafaqohej me Enver Hoxhën, për t’i thënë që ai pension i takonte si i biri i Ismail Qemalit, ky iu përgjigj: Kushdo që të jesh, nuk të takon. Bisedën në zyrën e kryeministrit të atëhershëm, e ka treguar, Edip Ohri, djali i bashkëshortes së Qazimit, i cili u martua me Behije Ohrin, pas humbjes së të shoqit dhe nuk pati fëmijë të vetët me të. Fill më pas, Qazimi shkoi në shtëpi, ku i tha së shoqes të bënte plaçkat gati se do të largoheshin nga Shqipëria.

Pasardhësit që jetuan në Tiranë, u mbajtën në hije. Siç tregon stërmbesa e Ismail Qemalit, Ariana, ajo kurrë nuk pati ndonjë vlerësim moral të veçantë gjatë viteve të shkollës, ndërkohë që i ati, i arsimuar në Perëndim dhe njohës i disa gjuhëve të huaja, që mbante emrin e gjyshit të tij, Ismail, punoi gjithë kohës si punëtor.

Burgjet komuniste dënuan edhe bashkëshortët e mbesave të Ismail Qemalit: gjeneralin austriak Gustav Mirdash me pushkatim dhe diplomatin Xhemal Frashëri me burg që e kreu në Burrel.

Këto dënime nuk kishin arsye marrëdhënien familjare me Ismail Qemalin, por dëshmojnë goditjen që diktatura i dha kësaj familjeje, e cila jo vetëm nuk ishte e privilegjuar gjatë atyre viteve, por u detyrua ta fshehë afërsinë me Ismail Qemalin, njeriun që i zgjon nderim çdo shqiptari.(kujto)

52 komente në “Si u burgosën dhe u mohuan nga diktatura e Enverit djemtë e Ismail Qemalit”

  1. Nikolini says:

    Mose u shokoni fare se kriminelet si Enver Hogja Sali Berisha e ilir hjduti Jane ne gjendje te ben gjithqka te vrasin vjedhin e plaqkisin gjith njerzit e mire siq ishin patrijote te diturit e te shkolluar se njerzit si Enver saliu iliri Jane tradhtare e te pa ditur prandaj ket lloje njerzish i urren shume patrijote e te diturit…

    1. VFLP says:

      Ky shkrim i mesiperm eshte NJE MASHTRIM ordiner dhe nje idiotizem qe mund ta besojne vetem budallenjte! Nuk ka asnje FAKT, por vetem fjale ne ere, qe ne te shumten duken si genjeshtra femijnore! Gjithe ky “persekutim i tmerrshem” permblidhet ne tre raste qesharake.
      E para na del se njeri nga djemte (Qamili) na eshte denuar me 2 vjet burg per armembajtje pa leje!!! Te na thuhet nese ky person eshte kapur me arme vertet apo jo? Nese po, dmth ka shkelur ligjin dhe natyrisht qe do denohej si gjithe shtetasit e tjere. Apo ne kete rast do thuhej “lere sa ka pasur baba te mire ky maskarai”. Ore jeni ne terezi apo keni pjerdhur nga trute. Nese dikush thyen ligjin, duhet te denohet sipas ligjit dhe pike, kushdoqofte! Nuk kishte atehere “eshte djali i Sali Katunarit dhe le te hedhe ne ere nje fshat e te vrase 20 e ca njerez, se nuk i bejme gje”. Moret vesh o torrollake njerez!? Pastaj “persekutimi” vazhdon, se ky u semur me tuberkuloz dhe per kete e kane fajin natyrisht komunistet. Po jane me miliona njerez ne bote qe u semuren me tuberkuloz, c’a po thoni. Jo po komunistet nuk e rriten cilesine e diellit, ajrit dhe ujit, prandaj kane faj ? ? ? Dhe “persekutimi” vazhdon, djalit ushtar nuk i dhane leje!!! O zot cfare kalamanlleqesh dhe idiotizmash thuhen, ku eshte katandisur ky vend nga funderrinat e sotme. A ju kripsha trute, propagande halabakesh.
      E dyta qe paraqitet si “persekutim”, na qenka “fakti” se njerit djale (Qazimit) nuk i dhane pension pas Clirimit, pension qe “ja kishin dhene edhe fashistet” thote gazekari. Hajde justifikim delirant hajdeeeee! Na kishte takuar Enverin dhe ky tha se i kishte thene ai qe ajo i tha qe ky i kishte thene sa ai tha “nuk te takon pensioni”. Po nese nuk i takonte nuk i takonte, pse duhet te paguhej dikush meqe ishte djali i dikujt!? Apo se kishte meriten “se ishte femije ne krahet e Ismail Qemalit kur u shpall pavaresia “. Po c’jane keto karagjozlleqe qe thoni mor, po a keni llogjike ju apo jeni psikopate? Jo po ti japim pension Xenit, se “baba tij ka pas qene trim i madh”. Pensioni per merita te vecanta jepet per personin qe ka kontribute te vecanta, jo per djalin, nipin apo komshiun e lagjes. Torrollake njerez!
      E treta eshte nje “persekutim i jashtezakonshem” qe tregon nje debile me emrin Ariana . E kam degjuar njehere ne televizor kete person dhe edhe sikur vertet (pasi mund te jete mashtrim) te kete ndonje fare lidhje te larget me Ismail Qemalin kjo DEFICENTE, do ishte mire per shqiptaret qe te mos tregohet fare kjo lidhje, se eshte turp qe nga Ismail Qemali te kene rrjedhur persona te tille me te meta mendore. Kush eshte persekutimi do thoni ju!? Po ja babai i kesaj tyryfyckes Ariana, na dinte gjuhe te huaja dhe na kishte punuar vetem punetor!!!! Hajde persekutim hajdeeeee
      Keto numerohen si “persekutime” te gjoja pasardhesve te Ismail Qemalit! Tani, nese ka gomere dhe trapa, qe besojne ne keto budallalleqe fshatareske te nje propagande antishqiptare te mbuluar me petkun e “antikomunizmit”, kjo eshte ceshtje e gomereve dhe trapave. Shteti shqiptar ne kohen e pushtetit komunist ka mbajtur nje qendrim patriotik dhe ka respektuar si pak te tjere figuren e Ismail Qemalit per kontributin e tij te cmuar ne historine tone! Ky eshte FAKT i padiskutueshem dhe i pamohueshem. E vetmja statuje e Ismail Qemalit (ne Tirane) qe ekziston deri me sot ne Shqiperi, eshte ngritur nga pushteti komunist, i vetmi monumet ku Ismail Qemali eshte ne qender qe perkujton Shpalljen e Pavaresise (ne Vlore) eshte ngritur gjate pushtetit komunist. I vetmi film qe i eshte dedikuar Ismail Qemalit dhe aktit te pavaresise (Nentori i Dyte) eshte prodhuar gjate pushtetit komiunist. Si keto ka FAKTE pa fund dhe jo shaka halabakesh qe pjerdhin neper gazeta. Te ashtuquajturit “pasardhes” te Ismail Qemalit, do duhet te kerkojne te vleresohen apo nderohen nga shteti, per shkak te meritave te tyre personale dhe jo thjesht per faktin se jane “sperme e Ismail Qemalit”. Mjaft me me kete ide katunareske dhe qesharake, se na e shpifet! Nderimi per pasardhesit direkt familjare dhe per gjithe ne shqiptaret anembane, si pasardhesit e Ismail Qemalit, eshte qe figura e tij te nderohet dhe te vleresohet. Kaq dhe vetem kaq! Por mesa duket askujt nuk i vajti ne mendje nga keta “patriotet e bythes” te kujtohet se ne 100 vjetorin e Pavaresise nuk u ngrit asnje bust i ri i Ismail Qemalit (pervec atyre qe i kishte ndertuar shteti komunist), po ama kishte leke te ngrihej bust per nje maskara si Amut Zogari qe ja shiti Shqiperine serbit e pastaj italianit dhe ja mbathi si langaraq ne 7 prill 1939! Moret vesh o psikopate, o halabake antishqiptare qe fshiheni pas “antikomunizmit”. Hajt ku ti keni …

      1. zhaku i pamposhtur says:

        Ti vflp mërzitesh kot. .nuk është e nevojshme të shkruash kaq shumë për t’i mbushur mëndjen njerëzve se ke të drejtë. ..ti gjithmonë ke ‘të drejtë’. ..madje e ke edhe me leje nga psikologu ..të gjithë këtu jemi ‘kolaboracionistë’,’halabakë’ e ‘psikopatë’..jemi ‘antishqiptarë’ që fshihemi pas ‘antikomunizmit’..por ti nuk i ha kollaj këto ‘rrena’ veç ..shiko sa bukur na e ‘çorre’ maskën. .tani fli i qetë se partinë e kemi të pastër dhe të fortë. .dhe ‘atë me gunga’ nuk e harrojmë që e kemi sipër kokës. .prandaj fli i qetë se të ngrihet ndonjë tension dhe ska kush bën gam gam këtu në forum pastaj. .

        1. VFLP says:

          Ti torrollak mos fli i qete, se ate me gunga e di ti …

          1. uhahahaaaaaa says:

            ? ? ? ? ?

      2. Tifozet Envero - sllavo - komunist says:

        Sipas komunisteve, shqiptaret duhet te njihnin vetem kriminelin e gjirokastres, aty fillonte historia. Ku linte bythqiri te shkruhej per familjen vlora apo Nene Terezen? E beri shqiperine gardh me gjemba. Vrau gjithe shoket derisa la tradhgimtare Ramizin, nje bythqire tjeter.

        1. ca po thua says:

          Ti ke ngel ne klasen e dyte fillore o bole. Shyqyr qe e ke bere klasen e pare dhe ke mesuar shkronjat te pakten. Ik o analfabet ik, shiko lopet dhe delet!

  2. Shkodrani says:

    Komunizmi ose pushtat e kuq kjo fare e keqe ma e keqe qe ka pa njerzimi der tash nuk ka me shum se kaq babait te kombit qe e themeloi kte komb kta pisat ja shuan familjen prandaj vazhdon kho histori nga 1945 e deri me tash 2020 kta pushtat e kuq pas 1990 erdhe kelyshet e tyre nga saliu udb nano ruci gjinushi braho meta rama basha veliaj kta edhe 30 vite e kusur i kini mos tju shkoj ne mendje se ikin kto me perrallat e avokat ngjeles qe shikon endrra me sy hapur kta vec zoti i ndjek prej ktu kta jane virus ma i keq edhe ka infektu nje pjese te popullates qe ta mbajne e ti gezojn edhe 100 vite te tjera kush ka mend iken larg ktij virusi kush nuk ka ta gezoj edhe 200 nga mua se hajrin kan me i pa hajde tung shqipe

    1. uhahahaaaaaa says:

      Shpejt ne shkolle, ne klasen e dyte fillore, se aty ke ngelur …

      1. Sofokliu says:

        Si te shkoj ne klasen e dyte ?? Po bagetine ku ta coj ??

        1. specialisti says:

          Mmmmmmmm ke te drejte, si t’ja bejme? Ta cojme dhe bagetine ne shkolle, se edhe bagetia eshte me e zgjuar se ky PALL Shkodrani ?

        2. Platoni says:

          futeni ne shpell bagetine
          si bojte saliu kur ishte djal i ri

  3. Piro says:

    Enver beri si deshi, vrau, denoi, burgosi dhe nderoi ke deshi. Por jo dinjitaret. Aq me pak ata qe mbanin kuroren e krijmit te shtetit shqiptar. Per vagabondin komunist historia shqipetate fillonte nga 1941.

    1. Avni Rustemi says:

      Kush ti tha keto, kurva qe te lindi, mor shkerdhat antishqiptar i ndyre!

  4. Urani says:

    Puro qebu pirdhofshe.

    Njeri nga ata qe kolonel i Italise fashiste qe dhe me perpara i kish lidhur pensioni zogji pare.
    Po nuk i mjaftoi pensioni i zogjit po U be edhe nje me italianet.

    Dhe pas Clirimit kerkonte ti vazhdonte pensioni i Zogjit per veprimtarine historike te te jatit.

    Po veprimtarine e vet cta bente, se fshinte dot se nuk ISH memorie computeri, me nje taste e nje te rene gishti iku U fshi.

    Cfare miopi politik paska qene

  5. Urani says:

    Puro qe u pirdhofshe.

    Njeri nga ata qe kolonel i Italise fashiste qe dhe me perpara i kish lidhur pensioni zogji pare.
    Po nuk i mjaftoi pensioni i zogjit po U be edhe nje me italianet.

    Dhe pas Clirimit kerkonte ti vazhdonte pensioni i Zogjit per veprimtarine historike te te jatit.

    Po veprimtarine e vet cta bente, se fshinte dot se nuk ISH memorie computeri, me nje taste e nje te rene gishti iku U fshi.

    Cfare miopi politik paska qene

    Komunizmi i ndertoi ate monument te bronxte ne Vlore Po Shiko keta “antikomunistet” qei bene… me rastin e 100 vjetorin te Pavaresise.

    Monumentin e Ismail Qemalit, te bere nga komunizmu per tu vendosur ne ambjente te mbyllura (keshtu ishin dhe permasat e tij) e vune perjashta gjoja per ta nderuar. Kur ai eshte bere me material qe preket nga agjentet atmosferike.

    Shkoni dhe nderojeni Ju me shume. Organizoni mbledhje ndihmash per ti ngritur nje monument dhe me te madh e me te bukur bile me te gjithe familjen.

    Shiko mos i vidhni ndihmat si ato te mbledhura per te pastrehet, viktima te termetit, qe sdihet ku perfunduan.

    Ah mo shkodran , Po Ty apo fisit Ju ndertu ndonje shtepi pa para nga termeti ne 1979.

  6. mik says:

    Familja e Ismail Qemalit pa dyshim qe duhej te ishte nje nga familjet ma te rrespektume ne Shqiperi. Ky asht fakt.
    Pushteti komunist u soll brutalisht me kete familje, qe ne fakt jo se dime shume per to. Por nje gja nuk e kuptoj : Pse ku artikulli e anashkalon shkakun, pra nuk spjegon asnje arsye !! Çdo levizje ka arsye. Kjo nuk duhet jete enigme, edhe pse vete enigma ka arsyen e vet. Nuk mund te perfshihet familja Vlora me ‘ zakonin ‘ komunist, e te thuash qe pushteti komunist sulmonte te gjitha familjet e medha !!
    Familja e Ismail Qemalit mund te klasifikohej pa konkurence, si familja nr 1 ne Shqiperi. Atehere duhet te dihet arsyeja se per çka kjo familje e nderuar u sulmua ne kete menyre.
    A ka kush ndonje ide apo njohuri per kete ?

    1. ca po thua says:

      Mik kokfik, prandaj je analfabet! Nderimi behet per personin qe ka kontribute te vecanta dhe jo per cdo idiot qe pretendon se rrjedh prej tij! Se po te ishte ashtu, do na duhej te nderonim edhe gomarin e fshatit se ka pas mbajt bidonat me uje qe pinte Ismaili. Kupton o koktrash?

        1. ca po thua says:

          GOVATE!

  7. Flm says:

    Puro qe u pirdhofshe.

    Po ckurore mo derezi? Dhe ate qe e kish i veteshpalluri mbret i Shqiptareve ( jo i Shqiperise) e morren keta “patriotet”, “elita intelektuale” bythelepirese, tuaja dhe ja dhuruan Viktor Emanuelit te Savojes.

    Ndersa populli thjeshte morri armet per te luftuar okupatorin.

    Njeri nga ata qe kolonel i Italise fashiste qe dhe me perpara i kish lidhur pensioni zogji pare.
    Po nuk i mjaftoi pensioni i zogjit po U be edhe nje me italianet.

    Dhe pas Clirimit kerkonte ti vazhdonte pensioni i Zogjit per veprimtarine historike te te jatit.

    Po veprimtarine e vet cta bente, se fshinte dot se nuk ISH memorie computeri, me nje taste e nje te rene gishti iku U fshi.

    Cfare miopi politik paska qene

    Komunizmi i ndertoi ate monument te bronxte ne Vlore Po Shiko keta “antikomunistet” qei bene… me rastin e 100 vjetorin te Pavaresise.

    Monumentin e Ismail Qemalit, te bere nga komunizmu per tu vendosur ne ambjente te mbyllura (keshtu ishin dhe permasat e tij) e vune perjashta gjoja per ta nderuar. Kur ai eshte bere me material qe preket nga agjentet atmosferike.

    Shkoni dhe nderojeni Ju me shume. Organizoni mbledhje ndihmash per ti ngritur nje monument dhe me te madh e me te bukur bile me te gjithe familjen.

    Shiko mos i vidhni ndihmat si ato te mbledhura per te pastrehet, viktima te termetit, qe sdihet ku perfunduan.

    Ah mo shkodran , Po Ty apo fisit Ju ndertu ndonje shtepi pa para nga termeti ne 1979.

    1. Tanguli says:

      Pisoglendi Flm, c’te duhet ty more coban!? Ti shko shiko dhite ne stan dhe putanen tet’eme, nese i ka lare kembet atje lart …

  8. uha ha ha says:

    Ku jane te semuret komunista me semundjen e sheqerit qe nuk po thone mire ja u bani (kjofte largu enver)

    1. Reporter Tarasi says:

      Mire ja u beme juve kolaboracionisteve te fashizmit. Dhe mos harro, prape do jua shkerdhejme racen po e krrujtet sumen!

  9. Sokoli says:

    Ja dhe nje fakt tjeter se c’monster ka qene Enver Hoxha.
    Mjerisht,ka ditezinj qe e mbrojn akoma,dhe akoma justifikojne krimet e tij te panumerta,sic mu duk ky Urani ketu lart,qe eshte me mire te banoj ne Iran se me njerez te lire nga frika e burgosjes dhe perndjekjes.Habitem,vertet tronditem me gjithe keto te dhena,arrin te thuhet per Enverin qe ka bere gjera te mira si ndertimii shtepive pas termetit…pse mo,nga xhepi i tij i nxorri Enveri leket,apo vuri djemte e vet ne pune?Prape populli i sklleverve qe kish i bene
    Keta qe kemi sot,kane bijte e atij sistemi dhe nuk diskutohet qe jane cope cope,sepse nuk njohin frike nga ligji,prokurori,gjykatesi dhe shteti sic ndodhe ne cdo vend,per cdo veprim cdo individ ka frike nga shteti.Ama sot ti ke mundesi te shash Km.Presidentin,parlamentin gjithe diten deri ne darke dhe ske asnje lloj pasoje.Ateher pse thoshte ne rradhen e qelbur dikush dicka,rrasej si fis ne burg.
    Sinqerisht nuk e di pse ka akoma kaq njerez te ligj ketu ne Shqiperi qe nuk duan te kuptojne kaq gje:Nuk duhet mbrojtur asnje veper e Enverit!Cdo gje e ka bere per veten dhe ne funksion te vet!

    1. Yyyyyyyyy says:

      Per analfabete funksionale si puna jote, fakt do te thote se gomari i fshatit eshte profesor universiteti ?
      O idiot, mos u habit, se IQ jote eshte diku te 0, po shko mbaro ndonje shkolle dhe lexo ndonje liber …

  10. marku says:

    Sipas teje duhej te kishim Kim Jong Qemalin ne krye te vatanit pas Mustafa Qemalit dhe Ismail Qemalit ! Nuk me thua ,di njeri gje se cu be me familjen e G.Washingtonit,De Golit,Curcillit apo Hindenburgut ?

  11. Faisbe says:

    Po nje pyetje qe nuk merr pergjigje eshte se kush “vodhi” aktin origjinal te pavaresise nga arkivi shqiptar? Thuhet se ndodhet ne arkiven serbe,po kush e dorzoj dhe sa u pagua? Flitet se jemi I vetmi shtet qe nuk ka aktin origjinal te pavaresise,por fotokopjen e tij qe njihet si kontribut i patriotit Lef Nosi.

  12. Skifteri (shqiptarizmi per Sokol) says:

    Sokoliiii Po ti kish bere per vete ja linte bijve te tij Sokolit e ilirit sic Kane bere drejtuesit ne Shqiperi historikisht.
    Pervec se atyre 50 vjeteve ku ata “komunistet” e ISH partizanet e byrose ja U morren pasurine e prinderve e ja u shtetzuan dhe e vune ne sherbim te Popullit.

    Dhe nuk U lane gje femijve qe bredhin gjygj me gjygj te ata ISH pabreksit e plepave e sot milionere per te marre pronat te pareve sic i kerkojne dhe te tjeret. Po ato sic dihet i vodhen i pervetesuan e fallsifikuan keta “antikomunistet-demokrate” te sotem.

    Pa le ky nikolini qe sdihet nga ka e ka faren?
    Emrin e vet e ka shkruar mire, se eshte kaqolik, Po “hogjen” e ka shkruar Si myslyman i drogum.

    Po rri o Sokol ,se smerr vesh nga pjerdh gomari ti.
    Se ky nikolini qenka dhe me i pandime se ty

    Shyqyr qe keni mesu me shkru e lexu.
    Rrini aty ke Plakat tuaja apo Ju ka dhene rama liridalje neser?
    Kujdes covidin antikomunist

    Hahaha cfare rrotash mban kjo Toke.

  13. joel shkodra says:

    Mire se pensionin nuk ia dha E. Hoxha, por si e lejoi te largohej nga Shqiperia, ne nje kohe kur nuk lejonte asnje te dilte prej kendej?

    1. i relaksuar says:

      Se ti je i trashe dhe nuk e di se deri ne 1948 kufijte ishin te lire dhe hynte e ikte kushdo!

      1. joel shkodra says:

        “I relaksuar” duket qe ke lindur vone dhe nuk di asgje per ato vitet e para, pas 1944, qe ishin me te tmerrshme se te tjerat. Kishte qe arratiseshin, kishte qe hynin si diversante, por qe t’i jepnin lejen vete per te ikur, e qe “te hynte e ikte kushdo”, siç thua ti, me sa duket ke pare endrra te bukura. Ketij mund t’ia kete dhene lejen si i biri i I.Qemalit. Rast i veçante.

        1. i relaksuar says:

          O trushpelar, 1945-1948 kufiri ishte i hapur, ikte dhe vinte kushdo! Hap dokumentat dhe do kuptosh …

          1. joel shkodra says:

            Nje kusheri i imi, ishte ushtar ne jug me 1946, u arratis ne Greqi, familjen ia internuan deri ne vitin 1990. Keshtu po, kufiri ishte “i hapur”.

            1. i relaksuar says:

              Kusheriri jot ka DEZERTUAR nga ushtria o koktrash. Kjo eshte krejtesisht tjeter gje, po ku kupton ti! E di kush eshte denimi per dezertim sot e kesaj dite ne USA? DENIM ME VDEKJE!
              Hajt ik pirdhu, trupeshk!

          2. joel shkodra says:

            Por, djali i I. Qemalit nuk u arratis. Duket se u lejua te dilte nga Shqiperia me leje te veçante.

          3. joel shkodra says:

            Nqs eshte ashtu si thua ti qe kufiri ishte i hapur deri me 1948, perse arratiseshin disa e nuk largoheshin normalisht si qenka larguar djali i I.Qemalit?

            1. i relaksuar says:

              Kush ka ikur deri ne 1948-n nuk quhet “i arratisur”, fute ne koke! Askush nuk eshte denuar per kete arsye. Pas 1949-s u vendos denimi per arratisje. Madje shteti i saj kohe ka bere thirrje qe kush ka ikur nga Shqiperia deri ne fund te 1948-s mund te kthehet pa asnje problem. Keshtu eshte, do apo s’do ti! Historia nuk behet me barcaleta pijanecesh neper kafenete e lagjes.

              1. joel shkodra says:

                Dmth ne ato vite, sipas teje, ata qe donin te largoheshin, niseshin normalisht me anije, me leje nga shteti? Une nuk di asnje rast, perveç shtetasve italiane qe u riatdhesuan, por jo shqiptare.

              2. joel shkodra says:

                Pikerisht kjo thirrje qe u ka bere shteti per kthim “te ikurve” deri me 1948 verteton se ata nuk kishin ikur normalisht, por quheshin “te arratisur”. E sa per ate qe iku nga ushtria, perse duhej te denohej e gjithe familja?

                1. joel shkodra says:

                  Pastaj, po te ishte largimi “i lire”, kushedi sa do te ishin larguar “normalisht” brenda atyre viteve. Enderra te bukura.

                  1. i relaksuar says:

                    Ore torrollak, a e kupton ti qe njerezit leviznin dhe nuk quhej “shkelje e kufirit” apo “arratisje” deri ne 1948-n! Ore fute ne tru qe eshte keshtu dhe pike, o trupeshk. Keshtu kane qene rrethanat historike te asaj kohe. S’ka rendesi se si leviznin njerezit, me anije me gomar me kembe apo me aeroplan. Historia nuk behet me “sikur” o analfabet funksional! Jo po sa shume do kishin ikur, jo po sa shume do kishin fluturuar, jo po sa i zgjuar do ishe ti po te kishe 2 gram tru ne koke. Derdimen!

                    1. joel shkodra says:

                      Pikerisht, kjo lloj gjuhe qe perdor, kjo lloj edukate qe perdor, tregon paaftesine tende. Ata ishin te arratisur e jo te larguar. Dhe djali i I: Qemalit, per te cilin po flasim, nuk u arratis. Nuk te pergjigjem me sepse je shume “i edukuar” dhe shune “lart” ku une nuk arrij dot.

  14. Atdhetari says:

    Komunistat vazhdoin sot e ksaj dite te shkatrroin shqipri nga zemerziu Sali Serbian ,Nano pijaneci ,like hajduti ,Ramut mjelloshi ,bash gjumashi ,te gjith kto spordhjak te degraduar familjarisht kan ne synim vjedhjen e ktij vendi kto Duhen cuar ne furr te pjekjes klyshat e PPSH Ees

    1. Vdekje fashisteve says:

      Po te ishin sot komunistet ne pushtet, shkerdhata “atdhetar” si puna jote, bashke me keta qelbesirat e tjere do ishit 7 pashe nen dhe!

  15. J says:

    Nuk e di ne vendet e tjera te sistemit socialist si dhe sa denoheshin njerzit,por fakti qe si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi qe ne fillim te luftes filloi gjuetia e intelektualeve dhe familjeve te mira shqiptare mbetet enigme.Mbase Berisha apo ndonje tjeter nga e majta konservatore mund te ndihmojne me ndonje shpegim…

  16. KOZi... says:

    Megjithate ne 25 vjetor te Pavaresise ne 1937 qe u organizuan ceremoni te shumta kane qene prezent krahas Mbretit e qeverise dhe Kryetarit te Parlamentit dy cuna pasardhes te Skenderbeut dhe po ashtu edhe nje goce. Ka qene prezent njeri nga cunat e Ismail Qemalit dhe gjithe firmetaret qe jetonin ne Shqiperi . ( Cilesoi kete se firmetar ishte edhe Mustafa Kruja po nuk jetonte ne Shqiperi ne ato vite)
    Nje ceremoni e tille me prezencen e ketyre nuk u be asnjehere gjate periudhes komuniste. Jane bere perkujtime me madheshtore ne Shqiperi per Pavaresine por jo mund te shkonin tek cdo pasardhes veteran i luftes se dyte por nderime te pasardhesve te pavaresise, luftes se Vlores, Rrethimit te Shkodres nga Mali i Zi, Lufta e Dibres kunder SErbve. Cdo lufte kunder grekeve nuk i eshte bere asnjehere ceremoni ! SEpakut keshtu kam lexuar !

    1. ik ere pirdhu says:

      Pirdh zogist KOQi pirdh, se ku i dihet edhe lirohesh ? ? ?

  17. Rita says:

    Vetem fakti qe ne historine e kohe se pushtim–sundimi te komunisteve ( 44–90) nuk fllitet e permenden bijte e trashegimtaret e heroit kombetar I.Qemalit ( dhe jo te pakte o Zot ) tregon vertetesine e plote te akuzave te mesiperm!!!Dhe s”ka asgje per tu cuditur.Kur tirani gjirokastrit eliminoi te GJITHE miqre e tij te ngushte .( ish studentet ne France qe fati ogurzi i takoi te ndihmonin te pabesin Diktator. te gjithe antaret e PKK te vitit 1941 .te gjithe ministrat e metejshem per te mveshur te gjithe krimet deshtimet te politikes se tij pro–sllave,pro–ruse,pro–kineze tek viktimat qe u eliminuan ne Menge makabre. .E c’ishin femijet e atdhetarit e heroit kombetar Ismail Qemali??????? Perpara egos e kultit per plotfuqishmerise se figures se tij!!!! ASGJE !!!

    1. u dhime duke qesh says:

      O analfabete, i lave lyveret ? ? ? ?

  18. Rita says:

    Vetem fakti qe ne historine e kohe se pushtim–sundimi te komunisteve ( 44–90) nuk fllitet e permenden bijte e trashegimtaret e heroit kombetar I.Qemalit ( dhe jo te pakte o Zot ) tregon vertetesine e plote te akuzave te mesiperm!!!Dhe s”ka asgje per tu cuditur.Kur tirani gjirokastrit eliminoi te GJITHE miqre e tij te ngushte .( ish studentet ne France qe fati ogurzi i takoi te ndihmonin te pabesin Diktator. te gjithe antaret e PKK te vitit 1941 .te gjithe ministrat e metejshem per te mveshur te gjithe krimet deshtimet te politikes se tij pro–sllave,pro–ruse,pro–kineze tek viktimat qe u eliminuan ne Menge makabre. .E c’ishin femijet e atdhetarit e heroit kombetar Ismail Qemali??????? Perpara egos e kultit per plotfuqishmerise se figures se tij!!!! ASGJE !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje