Ilir Meta ka qenë sot në Këlcyrë.
Ai ka postuar një foto nga gryka e famshme e Këlcyrës.
“Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është një trashëgimi natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik.
E duam Vjosën dhe duhet ta mbrojmë!
Nga Këlcyra ju uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme”, shkruan Meta.
Por, nga hoteli që ai ka pozuar, vetëm një javë më parë u konfirmua një person me Covid.
Hoteli po përdoret si karantinë për personat që vijnë nga Greqia, të cilët dyshohen se mund të jenë infektuar nga koronavirusi.
Pas këtij gjesti, është e nevojshme që Ilir Meta të futet në karantinë për 14 ditë.
Për sigurinë e tij dhe të njerëzve që e rrethojnë.
(TemA)
Me vjen turp qe kam si president nje fshatar ordiner si puna e ketij jarganjosi…