Rama u përgjigjet kritikëve: Kemi tregues të rëndësishëm të luftës me Covid-19

30 Prill 2020, 21:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale është shprehur i shqetësuar dhe ka përdorur tone të larta kundër të gjithë kritikëve për masat dhe rregullat që vendosen nga qeveria për luftën kundër koronavirusit.

Rama renditi 3 treguesit kryesore te luftes kunder koronavirusit, qe ne Shqiperi jane shume mire sipas tij.

“Është shqetësuese që flitet pa lidhje deri në pikën që duket sikur flitet nga hëna e jo nga ky planet. E keni me mua, s’ka asnjë problem por a ka mundësi të më thoni ku lidhen ato fjalë pa lidhje me gjithë ato rezultate qe kemi arritur?

1. Jemi vendi me numrin më të ulët te vdekjeve në Europë per 1 milion banore.

2. Jemi vendi me numrin më të ulët të shtretërve të zënë në spitalet COVID

3. Jemi vendi me numrin me te ulet të përdorimit të respiratorëve.

Si mendoni ju, s’kanë lidhjr këto rezultate me gjithcka kemi bërë, me këto masa që kemi marrë me masat në kohën e duhur e gjatësinë e duhur pa shkelur në asnjë derrase te kalbur?

Apo mendoni se Covid i ka marrë me të mira shqiptarët, e se janë trima e ta japin në lule të ballit po i dole përballë?

Jo mor miq, janë masat që na kanë sjellë deri këtu padyshim edhe falë njerëzve që sytë i përdorin për të parë e mendjen e kanë në punë jo në hava, e kanë mbështetur me sjelljen e tyre të përgjegjshme.

Jo po pse na informon me FB si drejtohet shteti me FB, etj, a thua se i ka futur njeri me zor në këtë faqen time.

Ore jeni në vete apo i keni lëshuar pëllumbat përfundimisht?

Flasin disa populli populli, po s’kanë lidhje fare me ta e me atë që flasin, mendjen e kanë pushim.

Miq nuk kemi ardhur kot deri këtu, nëse i kemi shumë shumë mirë 3 rezultatet e rëndësishme të kësaj lufte kjo s’duhet të na bëjë të harrojmë që ai armiku i padukshëm s’është fantazëm e virusi është ketu, pas derës e matane dritares, është pas nesh sapo nxjerrim kokën nga shtëpia”.

2 komente në “Rama u përgjigjet kritikëve: Kemi tregues të rëndësishëm të luftës me Covid-19”

  1. ERTV says:

    O Edo një pyetje kom unë..
    Keto statistikat Ogerta ti sjell në Surrel??
    Se flitet qe kur ishte drejtoreshë spitali ajo shkoje i merrje vetë ne spital dhe per koiçidence gjithmone natën…

  2. sadna babul ka bidai says:

    pa kritik nuk mund te eci njeri ,se kritikat jane nje mesim qe te kthehen ne nje vend qe mund te kuptojne vendin e zene ne cdo cep qe kane nje realitet te qendrushem ne karakteristikat e perditshme ambjente te realizushem apo te parealizushem .cdo njeri duhet kujdestar i vetes ne fushat e perditshme . kur duhet me menu se cfar probleme ditore mund te dale duhet siguri tek cdo pale .jetat jane te veshtira si koha e transparent .aspekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje