Ministri turk i shëndetësisë: Ne, i vetmi vend me ambulancë ajrore falas

30 Prill 2020, 08:48Bota TEMA

Ministri turk i shëndetësisë Fahrettin Koca tha se 453 pacientë u transportuan me helikopter-ambulancë këtë vit, ndërsa 211 pacientë u transportuan me aeroplan evakuimi mjekësor.

Ai postoi në llogarinë e tij në Tëitter të dhënat e evakuimit të pacientëve dhe tha se ambulanca ajrore turke po ofron shërbime mjekësore që nga viti 2008.

Koca theksoi se Turqia është vendi i vetëm që siguron ambulancën ajrore falas me burimet e saj.

“Këtë vit, 453 pacientë janë transportuar me helikopterë të ambulancës, ndërsa 211 janë transportuar me avionë evakuimi mjekësor. Ata që mendojnë se operacione të tilla ndodhin vetëm në filma duhet të besojnë në vendin tonë”, përfundoi Koca.

Pak ditë më parë, Turqia u bë lajm ndërkombëtar me rastin e evakuimit të një personi të vetëm të sëmurë me koronavirusnga Suedia. Ai ishte një emigrant turk, të cilit i ishte refuzuar shërbimi nga shëndetësia vendase.

1 komente në “Ministri turk i shëndetësisë: Ne, i vetmi vend me ambulancë ajrore falas”

  1. Klimax says:

    Hahahahaha! Propaganda Erdogan pa kufij. Ne Turqi po vdesin njerezit neper rruge dhe kush i filmon per te treguar realitetin ne social media denohet si terrorist, por per nje turk ne Suedi, ne nje nga vendet me shendetesine me te mire dhe me moderne ne bote, propaganda e Erdoganit shkoi deri atje sa dergoi avionin-ambulance nga Turqia!!!! Pacientit ne fjale sherbimi shendetesor suedez i kishte shkuar ne shtepine e tij. Mbas vizites, ku dite me pare i ishte bere edhe testi per koronen ne spital, e keshilluan te vazhdoi kurimin ne shtepi ashtu si dhe mijra paciente te tjere me kolle, temperature, dhimbje gryke e trupi dhe pafuqi.
    Propaganda turke “zbuloi” shqetesimin e vajzes se 47-vjecarit ne Twitter qe nuk mund te flinte gjat nates nga bezdisja e kolles dhe 12 kanale televizive turke u lidhen live per te treguar ardhjen e pacientit ne Turqi me avionin-ambulance te derguar posacerisht nga sulltan Erdogan!!!!!!
    Cudia eshte se ne spitalin turk ku u shtrua pacienti, nuk qe fare e nevojshme as dhenia e oksigjenit per lehtesimin e frymemarrjes se tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje