Përse duhet të ruhet shumica që rrëzoi Albin Kurtin?

30 Prill 2020, 19:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mandatuar sot Avdulla Hotin për kryeministër të Kosovës, një dekret ky që u ankimua menjeherë në Gjykatën Kushtetuese nga Albin Kurti.

Shumica e re e ofruar nga LDK, përfshin ish- partitë e tjera të spektrit politik të Kosovës, përveç PDK, që preferon të qëndrojë në opozitë.

Edhe pse duket se bisedimet janë mbyllur, qeveria e re, nëse legjitimohet nga Gjykata Kushtetuese, nuk do të sjellë asgjë të re në skenën politike, përveç rrëzimit të Albin Kurtit, i cili për hir të së vërtetës u vet-rrëzua, me shpresë që të marrë revansh drejt një shumice më të madhe.

Llogjike në këtë situatë ishte krijimi i një qeverie uniteti kombëtar, me njerëz teknikë, që duhet të përballonin situatën aktuale dhe të çonin vendin drejt zgjedhjeve të reja. Edhe pse Vetëvendosja do të ishte sërish kundër kësaj formule, mbështetja do të ishte më e gjerë.

Në kushtet kur po krijohet një qeveri në kufijtë e shumicës së nevojshme, me idenë që të qeverisë deri sa të mundet, ç’balancohet shumica që rrëzoi Kurtin.

Edhe pse LDK duket si aktori kryesor, në betejën me Kurtin, e vërteta që perceptohet në shoqëri është rivaliteti Thaçi- Kurti.

Ndaj qeveria e re do të duhejt të kishte doemos mbështetjen politike të PDK.

Është tjetër punë pjesëmarrja në qeveri apo jo. PDK mund të qëndrojë larg qeverisë. Mirë do të ishte që dhe partitë e tjera të qëndronin larg, duke deleguar aty njerëz teknikë.

Por kuptimi i rrëzimit të qeverisë “Kurti”, është që të ruhet shumica që e rrëzoi. Përndryshe kjo qeveri bëhet pa kuptim, dhe nuk plotëson dot asnjë mision të saj.

Mbi të gjitha, nuk mund të shkohet në bisedime me Serbinë me një qeveri me vota që varen nga pakica serbe.

PDK duhet të mbështesë pa asnjë kompleks politikisht këtë qeveri, ndryshe nuk do t’ia vlente një qeveri e re me personazhe të vjetra dhe dhimbje të re koke për pazare postesh.

Vetëm deklarimi i PDK se i jep votat kësaj qeverie, edhe pse nuk merr pjesë në të, çliron energji pozitive dhe i jep dorë të lirë kryeministrit të ri të ndërtojë një kabinet dhe administratë efikase, nëse ka ide të tilla.

Përndryshe, një qeveri me 64 vota dhe listën serbe brenda, është e pafuqishme për gjithçka i duhet Kosovës në të ardhmen. Ashtu siç ishte dhe qeveria konfliktuale e Albin Kurtit.

Për më tepër, është një qeveri jo përfaqësuese, pasi nuk e përfaqëson shumicën që rrëzoi Kurtin, dhe konfliktin  real politik në Prishtinë, që është ai mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit.

Vet-rrëzimi i Albin Kurtit, është një vendim i tij, për të marshuar me pakicën e vet drejt një pushteti më absolut, më autokrat, dhe natyrisht, më konfliktuali që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Por përfshirja e PDK në çmontimin e qeverisë së tij dhe lënia e qeverisë së Avdulla Hotit në mëshirë të personazheve të vjetër të skenës politike të Kosovës, kam frikë se do ta ketë zhurmën e madhe dhe jetën e shkurtër.

PDK duhet të jetë garante politike e kësaj beteje, pa asnjë kompleks. Ndryshe duke qëndruar mënjanë, do të duket sikur përdorë LDK-në dhe partitë e tjera për luftë me Kurtin, në pritje të betejës së saj. Por kjo vetëm sa i afron zgjedhjet e reja, pa zgjidhur asgjë.

39 komente në “Përse duhet të ruhet shumica që rrëzoi Albin Kurtin?”

  1. Laku says:

    PO KURTI MORI NDONJE VOTE O MERO SAHAN LEPIRESI?

    1. Andi says:

      Mori koqet e tua

    2. bac says:

      Pavaresisht se cfare mendimi mund te kesh per Kurtin, ajo qe po ndodh ne Kosove ne kushtet e nje pandemie eshte nje turp i madh per klasen politike kosovare. Eshte e paimagjinueshme ne cdo vend te botes demokratike te besh ndryshime qeverish ne mes te nje krize te tille globale. Dhe nuk mund ta imagjinoj qe te jete kushtetuese. Aj oqe besoj fort eshte qe eshte per turp per ne si shqiptaret ne te dy anet e kufirit pasi verteton ashiqare ate qe armiqte e shqiptareve kane pretenduar historikisht – qe Shqiptaret nuk dijne te bejne SHTET.
      Eshte nje loje e felliqur poltike dhe uroj qe te gjithe ata qe po luajne ne kete menyre te turpshme te ndeshkohen me vota nga populli kosovar. Shpresoj shume qe politika shqiptare te pakten te mos nderhyje e ta bej edhe me te koklavitur ate qe po ndodh ne Kosove.
      Mendoj se menyra e vetme duhej te ishte qe Kurti te qendronte si kryeminister, ndoshta edhe me mandat te kufizuar, deri ne perfundimin e emrgjences se COVID qe mund te zgjas edhe 3-4-5 muaj dhe ne sesionin e ri te parlamentit te rrezohej Kurti dhe te vendosej nje qeveri i perkoshme qe te krojonte kushtet per zgjedhje te parakohshme.
      eshte e turpshme dhe imorale qe Haradinaj dhe partia e tij personale qe u ndeshkua nga zgjedhesiot te jete sot ne ndarje te pushtetit. LDK dhe Thaci po i bejne Kosoves nje turp qe nuk e meritom dhe po bien ne gracken qe u ka ngritur Kurti. Edhe Kurti ka problemet e tij te renda te revolucionarit qe di si te bej luften por nuk ka mesuar ende si bej paqen/marreveshjen dhe te ngrihet mbi interesin dritershkurter te tij apo te partise se tij per te miren e Kosoves. Kosoves s’kane ci duhen as politikanet dallkauk/anadollak/injorant e te korruptuar dhe as idealsitet apo pseudo-idealistet populist e megalloman qe nuk dine apo duan te bejne marreveshje ne te mire te se ardhmes se Kosoves.

      1. Pikepyetja says:

        @Bac:
        Edhe Kurti nuk kerkoi shume por kerkoi 2-3-5-X. muaj per te qendruar ne pushtet deri sa koronavirusi te zhdukej. Ne te vertete ky ishte dhe qellimi i tij. Ai nuk u terhoq nga shkarkimi i Ministrit, per te shkaktuar (vet) rrezimin e qeverise. Ai llogariste se mbas “rrezimit”, Kurti do ishte Kryeminister i vetem. VV do ishte e vetme dhe pa LDK. Duket si puc konstitucional, por ne te vertet eshte plan i armiqeve te Kosoves, per ta afruar Kosoven me prane planeve te Serbit.
        Mua me ben pershtypje se si njerez normal, si puna jote, nuk lidhin dy gjera bashke. Me sa lexoj une, asnje ne bote nuk flet per prespektiven e botes ne lufte me kornavirusin. Asnje nuk thote kur do zhduket dhe a do zhduket. Te gjithe po mundhen te ndryshojne struktrat shteterore dhe ti pershtatetn ketij “armiku te padukshem” Vetem ti si naiv dhe Kurti si djall i mirefillt, flisn se per 2-3 muaj koronavirusi do zhduket. Kurti si djall i serbit qe eshte shkaterroi Qeverine “legjitime” qe perfaqesonte gari 51 perqint te popullit dhe donte qe perfundimsht te komandonte Kosoven vetem me 25 perqint, dhe kjo deri sa virusi “te zhdukej” Meqe virusi nuk do zhduket ndonjehere, Kurti mun te na behej edhe mbret dhe femijet e tij me gjak te perzier te beheshin trashegimtaret e fronit. Kurtin, ne kete puc konstitucional, nuk do e pengonte asnje. Ketu fshihet lepuri se pse ai (vet)rrezoi Qeverine. Ai ne te vertet mendoi se rrezoi Isen. Ne kushtet kur Isa po i fliste per hapjen e bisedimeve,dhe po i “mbushte” mendjen se Amerika eshte aleati yne me i madh, Kurti u ndje i rrezikuar. Ai vendosi te rrezonte Isen nepermjeti ketij puci qe bie ere e qelbur e zyrave serbe.
        Une e kuptoj shume mire Kurtin si strateg me experience se si te mbijetosh ne kushtet e burgut serb, ku asnje nuk dilte i gjalle, por jam i befasuar me urrejtjen qe kane shqiptaret e Kosoves per hajdutet. Kjo urrejtje eshte ku e ku me e forte se urrejtja per Spiunin. Me vjen sinqerisht keq per ty qe perfaqesohesh me emrin “bace”. Ndero pseudonimin sepse “baca” eshte plot me tru…

        1. Bac says:

          Pikëpyetje…. nuk arrij ta kuptoj llogjiken e komentit tend???????
          Dhe një sugjerim miqësor, mos komento lidhur me naivitetin e të tjerëve apo mbi termin bac, bace apo baca.

          Tung

    3. Prostituta Kombetare Sali says:

      Mero, kush ti jep idete per me shkrujt kunder Kurtit?!
      Rama, Thaci rrezik kombetar!

  2. Aleks says:

    Nese GJKK nuk e rexon dekretin e Thaqit do te kemi qeverine e pare ne kosove me votat e Serbve (lista Vuqiq) Rusve (Buxhet Pacolli) dhe hajnave… Bravo Rusia

    1. Corona says:

      Po mire mer Aleks, si me ja bo? Serbin nuk e doni sigurisht, Rusin po jo se osht me Serbin, Amerikonin jo se ju thote negocioni, po ca mutin doni?

      1. Aleks says:

        Grenell perfaqson interesa elektorale sllave. Preferoj qe te korruptuarit të mos gezojne pasuri te shqiptareve kudo ndodhen!

        1. petriti says:

          Aleks pse kosova po i humb miqte? Une po them se nuk e din cka don keta politikan te piset Kurti me protestat e pista me gaze, Vjosa me mosvotimin e demarkacionit kur duhej dhe e votoje kur nuk duhej, dhe Hajredinaj me budallalleqet e ti me demarkacionin, me taksen e tjera e kane izoluar Kosoven e kane bere thark te thive…

          1. Aleks says:

            Gabim e ke Petro. Grenell nuk perfaqson per fat te keq interesat afatgjata US-AL por vetem ato afatshkurtra me perfitim te shpejte eloktoral pa marre parasysh deme “te Volga” kolaterale qe per gjakun tone te vuajtur por edhe per Evropen me shume gjase. E perseris fatkeqesisht! Gjithesesi GJKK sapo vendosi! Bravo GJKK. Nuk ka zgjidhje tjeter veç zgjedhjeve pas Kovid. Zgjedhje do kete si ne Kosovë dhe në US …

    2. Ermal says:

      Bravo kosovaret qe i japin vota Pacollit dhe hajnave.

  3. Ed says:

    Prap pergjigja eshte NGRINI DEGEN E PARTISE SOCIALISTE NE KOSOVE se ata qe keni jane te konsumuar dhe luftojne me njeri tjtrin

  4. Miri says:

    Pse Mero kerkon ne Kosove nje qeveri te kapur. Hoti mori dicka mbi 3000 Vota. Eshte fund e krye i koruptuar. Limaj- shtate vite neper gjyqe duke likviduar te gjithe deshmitaret. Ai tjetri Haradinaj thjesht nje Debil+Vjedhes dhe lista Serbe. Kjo qenka Qeveri?

    1. Drejtesia e munguar says:

      Merua shkruan per te keqen me te vogel. Mut shikon djathtas shurre majtas. Te q…fsha mu ne Kosoven e pordhes qe e ka mbytur islamizmi dhe jetojne akoma ne mesjete. Amerika ia dha lirine ne tepsi dhe islamistet nuk zgjedhin dote nje politikan per te drejtuar. Kurti , nje psikopat i lindur, ishte zgjidhja e popullit. Turp!!!

  5. Ermal says:

    Bravo kosovaret qe i japin vota Pacollit dhe hajnave.

  6. Dajti says:

    Kurti i duhej larguar,per kete nuk ka dyshim,por Mero ka plotesisht te drejte kur thot se duhej nje qeveri teknike me baze te gjere,qofte dhe pa Kurtin,por politikanet kosovar dhe nje here vune interesat partiake para interesave kombetare.

    1. Arjan says:

      Dajti ku e ha buken Ti ne afrike se keto mentalitete qe Te eliminohet kurti se nuk Te pelqen ty apo edhe Mero gelbazes.Sipas teje I bie qe edhe rahmuti tja dorezoj qeverine PD se Ka kaq kohe qe e kerkon ne tavoline.Ka ikur koha e puceve qe kerkon Te zbatoj Hashim thaqi me Isa mustafen.

  7. nuriu says:

    U rrezua gomari Ramuuuhsh dhe erdhi krrici Albin qe shum shpejt u be gomar dhe keshtu do te ndodhete deri sa beri aleance me hajdutin Isa Mustafa…

  8. Lani says:

    E drejte. Qeveri me njerez teknikë që ta çojne pa tensione vendin drejt zgjedhjeve te reja.

  9. USA says:

    Edhe nje shanse i humbur!
    Kosova dhe kete here e humbi nje raste ideal per te trguar pjekuri,politikanet e saj vune interesat personale para interesave te kombit,ne vend qe te ndertonin nje qeveri me specialist,dhe nje kryeminister jashte partiak,ata u sulen per te ndare placken.

  10. Optimisti says:

    Me thene te verteten zoti Mero ne kete shkrim ju tregoheni pak idealist, ne ndonje rast edhe naiv.
    Kjo qe kerkoni ju eshte normale per sitata normale. Eshte gje e mire per shtete normale. Kosova nuk eshte shtet normal dhe nuk gjendet ne situate normale. Bile mund te them se Kosova akoma nuk eshte shtet fare dhe ballafaqohet me kontradita antagoniste. Nga nje ane jane spiunet e Serbit dhe nga ana tjeter shqiptaret e zakonshem qe u duhet te bejne nje lufte te mencur ne kete lufte titanike. Jo me kote Ollbrajt uroi Kosoven qe per te “fituar paqen”.
    Une nga ana ime mendoj se ne kete forme qe Thaci po mundohet te formoje qeveri eshte shprehje e experiences se tij si komisar I UCK. Une mendoj se vetem me keto “stratagjema” qe ka ndermarre Thaci, mund te munden spiunet dhe armiqte qe jane sheshit ne Kosove(bile dhe Shqiperi).
    Ne pamje te jashtme duket sikur PDK qendron menjan. Kjo eshte iluzion. Ne balle te gjithe kesaj platform qendron Thaci. PDK qendron formalisht ne opozite per te mos i lene fuqine e opozites Kurtit. Praktikisht Kurti ne te arthmen nuk mund te flasi ne emer te opozites sepse duhet te merret vesh me PDK. Pra Kurtit i mbeten vetem celsat e VV dhe jo te “opozites se bashkuar”. Inkuadrimi i pakices serbe ne qeveri ka shume dimensione, por nje nga keto diensione eshte pikerisht heqja e mundesise qe Kurti te bashkepunoje “ne fshehtesi” me Vuciqin. Ne kushtet kur Kurti eshte nje figure e dyshimte, Thaci duke future pakicen serbe ne qeveri, legalizon kerkesat serbe dhe hap prespektiven e bisedimeve, duke respektuar edhe kerkesat serbe. Kjo i heq deri ne nje fare menyre mundesine qe spiunet ne Kosove te veprojne ne ilegalitet dhe lehteson marreveshjen e mundeshme, sepse populli do kuptoje problemet reale te bashkebisedimit. Bisedimet e arthshme do perqendrohen ne dy pika. Pika e pare eshte “shkembimi I territoreve” qe ka shume mundesi te mos diskutohet me dhe pika e dyte do konsistoje ne te drejtat “speciale” qe do kerkojne serbet. Kurti do kete mundesi qe te zbuloje spiunet e Serbit, ne kushtet kur Vuciqi do I heqi veshet. Pra Kurti do bjere squk. Kurtin e ben squk vetem Vuciqi. Kjo eshte nje strategji qe mund te funksionoje, nqs Serbet dhe Shqiptaret do bien dakort.
    Celsi I zgjidhjes, per mendimin tim, nuk do jete Kurti por Haradini. Ne qofte se Haradini ka kuptuar qe sabotimi i bisedimeve nepermjet takses ishte platforma serbe, per te sabotuar bisedimet qe nuk do sillnin “shkembimin e trreitoreve” ai kete rradhe do jete pro bisedimeve, duke respektuar interest e dyanshme, ka shume mundesi qe te arrihet marreveshja dhe Kurti te cveftesohet ne strukturen e spiuneve te serbit. Vetvetiu ai do filloi te humbase forcen dhe bukurine qe i jep energjia e zyrave serbe….
    Uroj suksese dhe medje te hapur shqiptareve te Kosoves!

  11. tani po e kuptoj pse na mori serbi kosoven says:

    Larg flamurit te pabashkuar, asnje deshire, asnje qellim, te gjithe ne duke mallkuar, besa u dhje, nuk ka shpetim

  12. tani po e kuptoj pse na mori serbi kosovenp says:

    Larg flamurit te pabashkuar, asnje deshire, asnje qellim, te gjithe ne duke mallkuar, besa u dhje, nuk ka shpetim

    1. Alfred says:

      Mero I eshte qepur me buke ne traste Albinit. Pyetja eshte – per hesap te kujt?!… Sindikatat e mafia-politikes ne dy anet jane ne sinkron te sulmeve. Kemi degjuar per situata kur nje popull katandiset pa qeveri,pa shtet,por qeveri pa popull tash po na shohin syte….

  13. Ladi says:

    Te tere legena,Kurti,Thaçi,Mustafa,Rramush gomushi e gjithe maskarenjt islamist te Kosoves.Nuk qeverrisin dot kosovaret.Ja u dha pavaresine gati SH.B.A dhe keta e shperdorojne.Keta jane sali vdekje te gjithe,vetem destabilitet duan.

  14. stroralliu says:

    kosovaret jane mesuar nen sundimin e serbeve dhe nuk mund te qeverisen vet.

    1. Zani Burimi says:

      Mos bej store, or storali! Kosovaret e kane gozhde ne zemer Serbine dhe do te qeverisen vete, do te mesohen me qeveri pak nga pak.
      MOS KANE LERE TE MESUAR ATA SHTETE perendimore? Po ne ketu ne Shqiperi cfare lloj qeverish kemi pare e kemi hequr ne keto 100 vjet e ca!
      Mos i quaj pa mend e pa dije kosovaret, sepse kane pesuar dhe kane mesuar shume.

  15. shkurt2014 says:

    Ne ato vende ,brenda teritorit te bashkimint europian,ku dominon feja myslimane nuke ka progress,e nuke do te kete kurren e kurres,se e tille eshte ,lufto percaje e sundo.SHikoni edhe komandantet e luftes,skan lene gje pa vjellur e plackite,kjo eshte edhe arsyeja qe rrezuan Albin Kurtin,e dine se jamne te mbytur ne llum kembe e koke.GJithsesi te shohim rreagimin e gjyklates Kushtetuese,sa do te jete ajo e angazhuar per te dhene vendimin e drejte,qe te perputhet me voten e Popullit.A do ti mbroje kta komandante plackites,a po do te jape vendimin e duhur per te mbrojtur Kosoven e kosovarte nga kta hajdute.

  16. VATRA says:

    Unë nuk pajtohem plotsisht me ju ka që e kan dashtë dhe duan Kosovën por janë pakica këte e vërtetoi u lidhën me Ldk dhe Rugoven dhe të gatshëm për të pranu rikthim autonominë nuk ju përgjigjen luftes për liri pas lufte deri me sot mbi 170 000 kanë pranu passaportë serbe janë vra mes vedi për batallina serbëve edhe sot i preferojnë produktet serbe e preferojnë me të madhe Serbinë si vendkalum për EU dhe jo aeroportet dhe pikat tjera kalimtare dhe mu këta janë që thirren në mbrojtje interesash nacional këta p.sh kurr nuk folin për Shkupin dhe Tetoven por për Tiranen dhe Durrësin se interesat aty i kanë e këta knaqen mu sulmu Rama ose Thaqi e jo Sheshelji e Vučiči …

  17. VATRA says:

    Disa gjoja lider politik në Kosovë po sillen mu si Millosheviqi me Jugosllavinë ku ata ofronin një federatë të butë ose kofeder. ai ngulte në YUunitare me atë thanjen e tij prej serbishofenisti ose unike ose nuk do të ekziston tu qen i bindun se kufijt e nji vendi nuk preken por ndodhi e kundërta jo se u ndryshuan por edhe YU u fut në luftë edhe u shkatrru se çetnikët raportet politike ndërkomb. i vlersuan me karten e nacionalshovenizmit serb dhe e njejta situat dhe politik po duket se po zhvillohet në Kosovë ku disa po përdorin ncionalizëm tu u dasht me tregu se e kan me vend dhe janë të fortë ndaj konjukturav politike të jashtme dhe kēte mund ta pson si kurdat e Sirisë

  18. iksi says:

    Po mire more Mero po demokracia eshte sipas deshirave te disa njerezve a grup njerezve te vogla . Po populli qe votoj ne shumic ku e çoni ju sipas teje apo e beni tufe bagetishe .Jo Mero mos ja xjerrni bythen demokracise se thot ambasadori amerikan ne gjermani se nuk po ja kujtoj as emrin me mire qe nuk po me kujtohet . Po ai eshte ambasador ne gjermani ça don ne Kosov opo eshte i zoti per ngatrresa dhe e dergon Trampi kudo e ju vu dhe e ka thane Amerika . Ta lane Amerika me punu qeverine e Albin Kurtit atehere do ju duhet me marr shembull te gjitha qeverite ne Ballkan . Apo Amerika dhe ju keni frike se po bjen komunizmin , jo more jo nuk e bjen por bjen nje model te komunizmit qe lufton korrupsionin dhe punon per ngritjen e nivelit te jeteses te popullit vet .Dhe kjo e tremb Ameriken dhe ju?

  19. Pato says:

    Disa shqiptare ne Kosove ti kerkojn falje Rames per gjithe ato mallkime, fyherje dhe akuza qe hodhen kunder tij vetem pak muaj me pare duke percare popullin… Sot te shohin klasen e tyre politike me ne krye sharlatanin Ramush dhe plehrat e tjere qe duan qeveri me pakicat serbe.

    Albini beri gabimin e madh qe erdhi ne Shqiperi dhe u soll shume keq duke pretenduar te ndikonte ne opinionin publik shqiptare. Nuk mund te tentosh te japesh leksione tek shtepia e tjetrit pa rregulluar njeher shtepine tende.

  20. Predatori. says:

    Mero, nuk e kuptoj kete urrejtje patologjike per Albin Kurtin. Je gati te pranosh qe PDK në opozite te votoje koalicionin qeverises me pakicen serbe, vetem qe Albini te mos jete kryeminister i Kosoves. Shume makiaveliste nga ana jote. Me pelqejne shume editorialet e tua, por keto kunder Albinit jane totalisht patetike. Ti pranon qe Kosova të qeveriset nga nje koalicion jo fitues LDK+AAK+serbet dhe nuk mbeshtet zgjedhje te reja. Vullneti qytetareve të Kosoves ishte Albin Kurti kryeminister do apo nuk do ti.

    1. m says:

      Pse se kupton?
      Ti mendon se merua mbron intetest shqiptare??
      Merua mbeshtet kedo,mjafton te jete kunder bashkimit kombetar. Albini eshte per nje shtet shqiptar. Ky eshte problemi i fqinjeve tane qe shprehet nga sherbetoret e tyre ne shqiperi. Nje prej tyre eshte dhe merua,,,,

  21. Doni me per Belulin? says:

    Klani i Meros, ka filluar ta kuptoje se hajnat e Kosoves nuk munden te bejne shtet, sepse kosovaret nuk do ti lejojne. Prandaj ka filluar te marre kthesen qe te ruaje klanin e vet, se mos edhe shqiptaret ketu do mesojne nga Kosova..

  22. Doni me per Belulin? says:

    Klani i Meros, ka filluar ta kuptoje se hajnat e Kosoves nuk munden te bejne shtet, sepse kosovaret nuk do ti lejojne. Prandaj ka filluar te marre kthesen qe te ruaje klanin e vet, se mos edhe shqiptaret ketu do mesojne nga Kosova.

  23. Era says:

    Mero e more vesh? RA DEKRETI iThacit. Ka gjykata kosova e jo hajna si ne Shqiperi.Te fala Thacit,Rames e Vucicit.Kjo eshte drejtesi kunder krimineleve,haduteve e tradhetareve te trojeve ilire.Ta gezojme qeverine e popullit Albin Kurti.

  24. Lil Toronto says:

    Tani, gjykata kushtetuese e Kosoves ka pezulluar dekretin e presidentit per krijimin e qeverise Hoti. Ajo ka vendosur masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020.
    Po tani ce do thuash Mero?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje