“Vdekja” e Albinit, vjen nëse arrijnë ta kthejnë nga viktimë në agresor

23 Prill 2020, 20:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kundërshtarët e Albin Kurtit, po e ndjellin atë drejt dhunës dhe mosdorëzimit paqësor të pushtetit, me gjithë mënyrat e mundshme. Pasi qeveria e tij është rrëzuar në Kuvend dhe partneri i tij kryesor në ish- qeverinë VV-LDK po merr mandatin për kryeministër, gjithë fokusi është tek mënyra se si Kurti do ta përballojë dorëzimin e pushtetit.

Prozhektorët po fokusohen gjithnjë e më shumë tek detaje që po i paraqesin si “përgatitje për luftë”, që nga heqja e rrethimit të ndërtesës së Qeverisë, tek deklarata ambige e tij për mos dorëzim pushteti, duke theksuar se është kryeministër deri në zgjedhje etj, etj.

Plus kësaj, si ilustrim është gati detashmenti trushplarë i militantëve të pangjashëm të “Vetëvendosjes”, që u japin argumenta për dhunë, kujtdo në çdo moment.

Por gjëja më joshëse për ta tërhequr Albin Kurtin në dhunë, është krijimi i një perceptimi sikur pala tjetër e ka frikë dhunën. Pra në një farë mënyre, dhunën e pritshme të Albin Kurtit, po e paraqesin dhe si fuqi, dhe si forcë të tij, madje dhe si triumf të mundshëm të tij. Kjo është shumë perverse si gjetje.

Përfytyroni tani që ish- komandantët që kanë parti politike, po bëjnë sikur “ndjehen” dhe të frikësuar nga Albini. Gjithë qëllimi është që ta trimërojnë të sulmojë i pari. Se në histori të tilla të dhunës politike, ashtu si në Shqipërinë e 1997, humbet ai që sulmon i pari.

Në të vërtetë, dhuna jo vetëm që nuk është fuqi, por është pika më e dobët e atij që e ushtron. Dhe këtë e dinë të gjithë ata, që Albin Kurtin po e vizatojnë si njeriun që tani do ta mbajë pushtetin me dhunë.

Mos dorëzimi i pushtetit , mosbindja ndaj votimit në Kuvend, dhe akoma më keq, rezistenca e dhunshme për të bllokuar ndryshimin e pushtetit, është e vetmja armë e fortë dhe nga të paktat që kanë akoma në duar kundërshtarët e Albin Kurtit, kundër tij.

Albin Kurti deri më sot e ka ende perceptimin si njeri i fuqishëm, se po viktimizohet.

Albin Kurti e ka ende sharmin e një lideri me të ardhme, pasi po paraqitet si viktimë e një koalicioni të establishmentit të vjetër.

Albin Kurti ka ende mbështetje, pasi shumë mbështetës të tij, por dhe më gjerë, nuk e pranojnë dot që ai të mos provohet as 100 ditë në pushtet.

I gjithë perceptimi se Albin Kurti ka të drejtë, vjen nga perceptimi i tij si viktimë.

Dhe nëse kundërshtarët e tij, ja arrijnë ta kthejnë nga viktimë, në agresor, ata në të vërtetë kanë fituar një betejë të madhe, me një kundërshtar të rrezikshëm.

Shumë vetë, dhe unë mes tyre, mendojnë që Albin Kurti dhe ashtu, e zgjodhi vetë me zgjuarsi rrugën e viktimizimit. Ai e përllogariti se viktimizimi dhe mos qeverisja i japin atij shansin e njeriut që nuk e lënë të qeverisë, që e pengojnë dhe që për këtë shkak i duhen më shumë vota të qeverisë vetëm.

Ai ka arritur t’u mbushë mendjen shumë vetëve dhe të bëhet popullor, jo si kryeministër që qeveris mirë, por si kryeministër që nuk e lënë të qeverisë.

E sigurtë është, se si viktimë është ende i gjallë dhe me shpresa për rikthim, por si agresor do të jetë përjetësisht i vdekur.

Tashmë nëse kundërshtarët e tij e kthejnë nga viktimë në agresor, me çfarëdo mjeti, qoftë dhe duke i mbushur mendjen që është i fortë, atëhere ose kundërshtarët e tij janë vërtet gjeni në këtë strategji, ose Albin Kurti do të hyjë në histori si një copë budallai, që dhe viktimë qenka bërë rastësisht dhe ne e kemi mitizuar kot.

28 komente në ““Vdekja” e Albinit, vjen nëse arrijnë ta kthejnë nga viktimë në agresor”

  1. Alfred says:

    Gjithe ky sforcim per kete shkrim te porositur prej mafias politike qe vigjelon si asnjehere me pare ndaj Albin Kurtit! E kane nje hall te madh,taborri I zullumqareve! Gjithe keto akrobacira me lojera fjalesh per te mashtruat opinioni per te verteten! Ne fakt zoti Baze duhet te shohe kete paradoks sic eshte.
    Kemi pare popull pa qeveri,por qeveri pa popull,si kjo qe po gatuhet ne Kosove,nuk kishim pare,as degjuar!…

  2. Loni says:

    Alpini eshte gomar kosove. Veshgjate e pa tru… do luante bythen me Ameriken ky lopçar kosove. Po te mos ishte Amerika ky lopçar do vdiste ne burgjet serbe.

    1. Shqiptari Ilirise says:

      Mero më më fund më bëhet qejfi që po ndryshon qëndrim për Albinin.Shkrimi yt një këshillë mjaft e mirë për Albinin i cili jam i sigurt se e ka të qartë edhe vetë këtë strategji.

      1. Iliri says:

        Ti ngjan si turk jo si Ilir dude!

  3. Ilir says:

    Kjo e dyta me duket me sakte.!!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Kisha shprese se Albin Kurti me te ardhur ne pushtet do ishte nje kombinim fantastik me Thacin. Si nje politikan ne pjekje e siper (i pergatitur mire ne menyren e te shprehurit) beri pikerisht ate qe Haradinaj ishte duke bere. Kujtova se do ishte konstruktiv me Thacin sidomos ne keto momente kyce. Kujtova se do ulej me Thacin gjere e gjate dhe do vendosnin nje guide-map si do vepronin per statusin quo qe kishte krijuar Haradinaj. Por nuk e di c’fare i thoshte mendja dhe insistonte me ashper se rregullat qe Haradinaj kishte shpik vet ti mbante ne fuqi. Doli me i eger sa vet ai tjetri qe humbi pushtetin. Nuk e kuptoj kush e konsultonte por po te ishte i zgjuar, te fliste me Thacin (qe e njeh me mire politiken e jashtme) dhe te kishin rene dakort per disa gjera. Kjo nuk ndodhi. Jam pak i trishtuar per ate qe i ndodhi Kosoves se shume njerez kishin shpresa per ndryshim. Nga ana e menaxhimit te brendshem (korrupsjon, burokraci, dallavere) ne qeverrisje do kishte bere me mire sa kane bere keta te ish korruptuarit..

    1. sem says:

      shkaterrimi i planetit dhe korrupsioni ne te gjitha institucionet boterore kan sjelle kete situate qe nuk ka me shprese per njeriun, edhe Albin Kurti i shkrete eshte preh i kesaj cmendurie qe ska me kthim mbrapa, Albin mbahu burr edhe pse nuk do ja dalesh dot me kucedrat e kapitalizmit te eger por te pakten mos e ndyj veten si keta te shqiperise, rama berisha luli meta e tjer e tjer.

  5. Lil Toronto says:

    Mero, je bere shume agresiv kur behet fjala per Kurtin. Per kujtese Albini & Vjosa kane marre 45% te votave te vlefshme ne Kosove kurse Hoti vetem 3%. Si e shpjegon kete? Cila qeveri eshte legjitime? Kushtetuta eshte shkelur nga (MBRETI) Thaci. Mero, ke qene i besueshem, por sic duket do kesh ngrene diku ndonje luge gjelle te prishur ti, Yzeiri etj, e tani nuk permbaheni dot. Edhe djali i tramp (nuk e di se cfare statusi ka ai ne qeverine amerikane) ka ngritur tonet ne Amerike.
    Pavaresisht se flitet ne Shqiperi kunder Kurtit ose mosperfilljes se Osmanit ne Kosove, eshte populli kosoves, jane votuesit atje qe do vendosin se si do pergjigjen. E drejta vonon por nuk harron.

  6. Dajti says:

    Albini me shume bene teater se politik,,puna eshte se nje pjese e shqptareve ne Kosove nuk e kuptojne,prandaj mashtrohen.

  7. Zigur Qarri says:

    Shteti shqiptare ne dore te nje semuri psiqik,ky do merret me Kosoven! Mbasi i zgjidhe hallet tona,po merresh me te Kosoves!
    Ky eshte largim vemendjeje nga skandalet dhe aferat korruptive pa fund te mafias së “rilindjes” me ne krye supermashtruesin
    Edvin D’Rama,qe problemet ligjore i zgjidh ne menyre “Njerëzore”!Ne fakt duhet te thoshte shoqnore,se bon shume per shoqnin.
    “U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv
    për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!”, shkruan Kryemistri Edvin Rama.Akoma nuk e kuptoni se Kryeministri yne eshte budalla?!
    Nje Gezete prestigjoze akuzon Qeverine shqiptare per vjedhje te votave(me emra),akuzon Qeverine si mafioze dhe lidhur me
    krimin,nje skandal qe ne çdo vend do te ndodhte rrezimi Qeverise.Kryeministri zhurmemadh dhe mashtrues,i paditi(ja futi vetes)
    per ti treguar Botes dhe shqiptareve,se kjo nuk eshte e vertete.Po per çudi,D’Rama terheq padine(qe d.t.th se e pranon fajin,
    humbjen),fakt qe publiku shqiptar e mori vesht nga mediat,ndryshe Kryeministri nuk do ta kishte treguar kurre,ashtu si nuk
    tregoi qe ne Amerike u bë Nusja e Bilalit dhe pagoi 80 mije Dollare per nje fotografi me Obamen.Edvini nuk ka folur akoma per
    humbjen e gjyqit me Françesko Beketin,qe takspaguesit shqiptare do ti paguajn 140 milion euro.Ndoshta shpreson te takoje
    edhe Beketin ashtua si ata te BILD-it,dhe pasi t’ja kalojn bukur,ndoshta italiani do vere doren ne zemer dhe do ta terheqi padine!
    Njerëzore!

  8. Ac Milan says:

    Zoti Kurti ,politikisht i dobet fare

  9. sali says:

    Albini eshte lider i tipit Berishist.qe mendon se vetem nepermjet dhunes arihet gjithcka,Sa me larg bga pushteti me mire per kosoven

  10. Alban Dega says:

    ALBIN KURTI DUHET TE MESOJE ABC-NE E POLITIKES DHE DIPLOMACISE !

    – Keshilltaret e tij politiko- diplomatike jane per te qare hallin…

    – Shtigjet e pashkelura ta thyejne qafen!

    – Qeverine e Kurtit e rrezoi Albino d.v.

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    E mbeshteta dhe pershendeta fitoren e Vetvendosjes dhe liderin e saj Albinin ne zgjedhjet e 6 Tetorit jo pse ishte i perkryer por per mendimin tim ishin dhe mbeten me te miret midis partive te tjera edhe per faktin se nuk jane perlyer ne plackitjet dhe hajni e me cizme te partive qeverisese te Kosoves megjithese i ka mundesite edhe votat per tu perfshi ne to.
    Nuk jam penduar pasi ndryshe nga ithtaret dhe keshilltaret e tij politike e diplomatike nuk kam bere as lepepeqenin e as bythelepiresin e tij dhe te asnje politikani shqiptar deri sot.
    Keshilla e pare vellazerore per Albin Kurtin para se te krijonte e sapo u krijua Qeveria e tij ka qene kujdes ne zgjedhje ne keshilltareve te cdo fushe sidomos te politikes dhe diplomaciacse nga kokat me te mencura dhe me te shquara te Kosoves, Shqiperise e me gjere pa e harruar as diasporen jo ass-kissers e lepepeqena !
    E dyta, i kam sugjeruar te uli shpatat dhe shmanget sidromes me rrenimtare jo vetem te politikes se parí por edhe te shqiptareve ne teresi “ Albanus Adversus Albanus” – Shqiptaret kunder shqiptareve!
    Askush si Faik Konica nuk e ka bere diagnozen kesaj semundjeje vdekjeprurese me percaktimin filozofik “ Armiku me i madh i shqiptareve jane vete shqiptaret”!
    Shprehjen filozofike shqiptare “ I joti mishin ta han por kocken ta ruan!” ne shqiptaret, sifomos politikanet shqiptare e kane kthyer “ I joti mishin ta han dhe kockat ti bluan !”
    Makabritet mbi makabritet!
    Kete sindrome Albin Kurti e shfaqi qe gjate fushates zgjedhore e sidomos pas krijimit me shume veshtiresi te qeverise se tij laramane.
    Ai jo vetem e ktheu babain e pavaresise se Kosoves dhe Presidentin ne detyre Hashim Thacin etjere ne tabele qitjeje e poligon lufte sikur ai te ishte e keqja me e madhe dhe koronovirusi i Kosoves e jo kryetari legjitim, kushtetues i saj.
    Ne te njejten kohe ai mezi priti ti shpallte lufte SHBA-se, aleatit strategjik dhe mikut kryesor te shqiptareve si komb e Shqiperise si shtet, nenes e babes se lirise dhe Pavaresise se Kosoves. Sulmet e shpifjet e tij ndaj ambasadorit te Shtepise se Bardhe ne Prishtine ishin tipike autoritare nga ideologjia dhe rrugacerore nga sjell ja dhe edukata minimale diplomatike.
    Po aq autoritare ishin edhe fjalimet e tij lojra fjalesh e recitime patetike kur edhe ne krye te vete partise se tij ka te sterkorruptuar, zhates e te perlyer ne afera mafioze. Pa e ngrohur akoma karriken e kryeministrit Albin Kurti filloi te beje garipin, te fortin e lagjes, kryeministrin, presidentin e mbretin e Kosoves. Ai shkarkoi njesoj si dikur Enver Hoxha, ministrin e Brendshem Veliun pa e pyetur “bashkekryeministrin” e liderin e kryealestin e tij Isa Mustafa me mendimin se LDK-ja eshte “ e bute”, paqesore dhe nuk do ndihet sikur vetem Albini ka tope e Mustafa e te tjeret jo.
    E bute e bute por ta fute!
    Me ruaj Zot nga terbimi i deleve se nga ujku ruhem vete, thone francezet.
    Keto prirje autoritare nuk jane nje semundje e re e Albin Kurtit, por qe ne opozite kur guxoi te kapte per krahu ambasadoren amerikane ne mes te Prishtines cka perben nje veper penale me ligjet e Kosoves dhe ato nderkombetare qe percaktojne qarte “ paprekshmerine” e nje diplomati te rendomte edhe te shtetit me te vogel ne Bote e jo me ambasadoren e superfuqise Boterore, te aleatit dhe mikut me te madh, Ores Mitike tte shqiptareve si popull e komb kudo ne Bote tash e mbi nje shekull me pare,
    Po aq i denueshem e ndeshkueshem eshte edhe akti i kthimit te Kuvendit te Kosoves ne nje skene gladiatoresh e pulari si nga Kurti edhe nga Haradinaj.
    Keto veprime autoritare deri ne arrogance si ne opozite edhe ne qeverisje te Albin Kurtit dhe Vetvendosjes jane shenje dobesie, injorance politike, analfabetizmi diplomatik qe po thellohen edhe me tej nga bythelepiresit e tij politike e mediatike qe jane vene ne gare tia kalojne edhe Enver Hoxhes, Salí Berishes, Ilir Metes, Lulezim Cizmes, Petrit Paloqes… e mercenareve te tyre mediatike kunder “ imperializmit amerikan” dhe perfaqesuesve te tyre ne Tirane, Prishtine e deri ne Shtepine e Bardhe!
    Ndaj qeverine e Kurtit e rrezoi Albini dhe askush tjeter!
    Uroj qe ai ta kuptoje e ndreqe sa me pare politiken dhe keshilltaret e tij ne dobi e sherbim te popullit e shtetit te Kosoves!

    From: Alban Dega
    Date: April 6, 2020 at 4:51:49 PM EDT

    1. Arjan says:

      O Alban lere hashim per baba se me kujton ate takimin me vucic qe I tha , Mos fol.nuk Ka turp me Te madh.

  11. Tironsi says:

    Qe Albini me Saliun kane te njejtin formim nuk do ndonje zgjuarsi te madhe per tu kuptuar,prandaj dhe takohen shpesh,ndermjetesi besoj se eshte kosovari Hysamedin Ferraj.Ky islamisti Hysamedin Ferraj zbuloj keto dite armiqt e brendeshem dhe te jashtem,foli tamam si Enver Hoxha.

  12. Ed says:

    O Alban Ky Albini ka qene ne burgegjet serbe ky albini ka per aleat meten saliun basha ti nuk e kupton qe i eshte bere gjilpera serbe ne burg kush e mbeshtet aleatja e serbise franca

  13. Star says:

    Edhe ti u bere pjese e corbes se prishur? Deri tashti mire ke qendruar , por me kete koment e tregove vehten se je pjese e batakut te klases se koruptur kosovare. E shite edhe ti fyturen per 30 aspra.
    Eshte e trishtuar per ty z. Alban Dega. Mos u mundo ta mbulosh kete palo koment me sofizma . Do kemi kohe te replikojme , se tek ty kane filluar te lulezojne disa atavizma jo krenare te koheve te kaluara.

    1. Alban says:

      Replike me nje Star te Zi*

      JAM AQ LARG ME KOSOVEN SA C’ESHTE BIRI ME NENEN OSE MISHI ME THOIN

      – Me gjuhen e fakteve …. Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra

      – Nga Alban Dega, Nju Jork

      Sa larg je me Kosoven, pyet Hatixhja ne komentin e saj.
      Meqe nuk kam kohe ti pergjigjem shkurt po i bie gjate e me fakte e deshmi te shkruara.
      “Parlam Volam Scriptum manent”.
      Pra, fjalet i merr era, e shkruara mbetet , thonin latinet e lashte.

      Kenaqesia e te shkruarit qe 11 vjec

      Shume vete bejne pyetjen ku e gjej kohen per te shkruar kaq shume!?
      Shkencetaret kane zbuluar se vetem pese ore gjume jane krejt te mjaftueshme per trurin e te rriturve. Nuk mbaj mend te kem bere me shume se 4 ore gjume ne dite te pakten tash 15 vjet.
      Shkruaj ne shtepi. Shkruaj ne zyre. Shkruaj ne autobuz… Shkruaj ne makine. Shkruaj ne tren. Shkruaj ne aeroplan… Shkruaj ne plazh… Shkruaj me sy cele. Shkruaj edhe me sy mbyllur. Shkruaj zgjuar. Por shkruaj edhe ne gjume …
      Shkruaj kur shkruaj, por shkruaj edhe kur nuk shkruaj
      Per mua te shkruarit eshte zbavitje, shplodhje, qetesim. Eshte si pianoja per pianistin, si noti per notarin, si shahu per shahistin, si kenga per kengetarin…
      Tash 40 vjet te shkruarit eshte kenaqesia ime jo vetem ne shqip por edhe ne 6-7 gjuhe te tjera !
      11 vjec kam botuar shkrimin e pare tek revista simpatike” Pioneri”
      Vetem 13 vjec kam botuar shkrimin e pare tek gazeta ime e dashur “Zeri i Rinise”.

      Nje Akademi krijimtarie

      Asnje dite nuk kam punuar as tek “Zeri i Popullit” as ne nje gazete tjeter shqiptare. Kam shkruar e botuar te te gjitha gazetat e te gjitha trevave shqiptare e ne diaspore pa dallim….
      Kam punuar me dy e ne shume raste me tri turne ne Agjencine Telegrafike Shqiptare, ATSH. Nje pune vertete rraskapitese. Edhe nje Akademi e pashoqe per cilindo gazetar e perkthyes shqiptar, ku kam pasur si kolege por edhe si profesore e keshilltare te pashoq pionere te gazetarise bashkekohore dhe mjeshter te gjuhes shqipe e atyre te huaja.
      Dikush mund te thote se e bej per fobi apo per emer… Gabohet rende.
      Nje gazetar profesionist me kater diploma universitetesh me ze ne Bote, qe ne moshen 23 vjec eshte cituar nga agjencite dhe gazetat me ne ze te Botes , qe kontrollojne mbi 90 per qind te krejt informacionit boteror, nuk pret te beje emer nga nje shtyp qe nuk perfaqeson as 0.1 per qind te informacionit boteror, sic eshte krejt shtypi shqiptar sot.

      Emrin ta jep puna, zelli , vepra

      Nje gazetar qe ka sherbyer si korrespondent i gazetave me te medha ne Evrope si “El Pais” , “La Vanguardia” … ne SHBA dhe ne mbare Ameriken Latine per Shqiperine e Kosoven per te pakten pese vjet, nuk pret te beje emer me asnje prej gazetave shqiptare, tirazhi total i te cilave nuk arrin ate te gazetave ” Koha Jone” apo te ” Shekulli” ne fillim te viteve 2000.
      As nje e milionta e shtypit boteror ne teresi ….
      Asnje politikan as force politike nuk me ka kerkuar asnjehere te shkruaj kete ose ate shkrim. Nuk jam gazetar mercenar. As shitem e as blihem … Tash 15 vjet as kam perfituar qofte edhe nje cent prej shkrimeve te mia. Per fat te mire nuk kam pasur nevoje per ato qindarka, cent.
      Eshte thjeshte kenaqesi, hobi sic u pelqen ta quajne ata qe njohin me mire gjuhet e huaja por jo shqipen.

      Lidhje zemre e gjaku me Kosoven

      Tri here hordhite serbe kane djegur shtepite e stergjyshit, gjyshit dhe babait tim ne Grac te Malesise se Gjakoves, 20 km brenda truall it te Shqiperise se sakatuar pasi kishin shkretuar Kosoven.
      Stergjyshi Ibrahim Islami eshte plagose per vdekje nga turqit e pastaj nga serbet ne 1910-1914-en. VDIQ 44 vjec prej plageve nga shkau!
      Dy gjysherit nga nena e babai Elez Hoxhe Berisha dhe Ali Ibrahimi jane plagosur nga terroristet e Beogradit.
      Babai im Rame Dega, ndjese paste, mori me vete ne boten e perjetshme ne trup akoma ciflat e bombave naziste fillimisht e te terroristeve UDB-es se Rankovicit…
      … Mbi 50 mije lajme, kronika, permbledhje ” Shtypi Boteror per Ngjarjet ne Kosove”
      Qindra ndofta edhe mijera komente, analiza…. mbi nje milione faqe te shkruara per ngjarjet ne Kosove nga shkurti i vitit 1981 e deri ne vitin 1992 si editor per Kosoven ne ATSH, kur Berisha dhe klani e tij vendosi ne krye te saj nje “magazinier peshku”, ne RTSH, ne shtypin shqiptar dhe ate nderkombetar.

      … edhe ketu ne SHBA

      Qindra thirrje ne mediat e komunitetit shqiptar ne SHBA per te ndihmuar luftetaret per liri e popullin e Kosoves…. qe edhe sot vleresohen si kushtrime per liri e pavaresi nga bashkekombasit tone
      Perkthimi dhe pergatitja pa asnje cent shperblim e dokumenteve te qindra refugjateve te Kosoves ne SHBA ne vitet e gazepit 98-99…
      Kam dhene per luftetaret e lirise se UCK-se dhe popullin e Kosoves ne vitet e gazepit te madh dhe lavdise madhore 6-7 fishin e ndihmes se pullazxhiut milioner te “Brooklyn Conection” nje fare Florin Krasniqi nga ana financiare, per cka kam kopjet e cekave …
      Jam nje bir i Malesise se Gjakoves. Jam rritur me kenget, vallet, “Pershendetje e Urime”, Ditarin e Radio Prishtines…
      Pra , jam aq larg me Kosoven sa c’eshte biri me Nenen, sa c’eshte mishi me thoin….

      Cfare kam bere per Kosoven!?

      Asgje… Cfaredo qe kemi bere dhe bejme per Kosoven, per Shqiperine, eshte detyrim. Eshte kontribut per vetveten, per te sotmen e te ardhmen tone e te femijeve tane.
      Prandaj them se cfaredo qe kemi bere e bejme per atdheun tone, per lirine e demokracine eshte asgje… Asgje.
      Cfaredo te beje biri ose bija per Nenen eshte pak… eshte hic!
      Kosova eshte dashuria ime, eshte dhimbja ime, eshte kenaqesia ime, eshte djepi i enderrave te mia , eshte simboli i lirise…
      Kosova per rmua eshte Feniksi i Evropes dhe Botes qe u ringjall nga hiri i vet per te mos vdekur kurre e per te perparuar ne saje te gjakut te dlire te bijve e bijave te saj, ne saje te luftes per liri te UCK-se, ne saje te aleateve tane te medhenj me Mbretin e Botes, SHBA-ne, mikun e madh te kombit tone te vogel!

      Kosova – Bozhuri i qendreses e lirise

      Kosova eshte Lulekuqja, Bozhuri i qendreses dhe lirise….
      Per here te pare ne historine mijeravjecare te shqiptareve, fuqite me te medha te kohes, me SHBA ne krye u radhiten perkrah nesh, perkah lirise e pavaresine sone, perkrah te sotmes dhe se ardhmes sone te garantuar.
      Jemi ne borxh gjaku me Perendimin demokratik, e me Ameriken qe mese tri here e ka shpetuar kombin tone nga barbaria serbo-greko- sllave ne shekullin e fundit!
      Mallkur i qofte emri shqiptar cilitdo ngre doren a mendjen, enderren apo cmendjen kunder SHBA-se dhe NATO-s!
      Ai eshte shkau me i keq se cilido shka!

      SHENIM

      KY SHKRIM ESHTE BOTUAR PER HERE TE PARE ME 17 SHKURT 2008 NGA 52 GAZETAT ME TE MEDHA TE KOSOVES, SHQIPERISE, MAQEDONISE DHE MALIT TE ZI NE GJUHEN SHQIPE.
      JANE BERE PER TE MBI 150 000 KOMENTE . MBI 97 PER QIND E TE CILAVE POZITIVE OSE SHUME POZITIVE ( LIKE )
      *PERSA U PERKET ATAVIZMAVE TE SE KALUARES TI STAR I ZI ( JANE YJET QE THITHIN DRITEN NE VEND TA LESHOJNE ATE SIC VEPRON DIELLI E PAFUNDESISHT YJE TE TJERE … ) FAQEZI QE FSHIHESH PAS TERRIT TE ANONIMITETIT, QE KE FRIKE NGA EMRI JOT E QE GJUAN SI CUB FRIKACAK NGA PASFERRAT. UNE JAM E DO TE JEM KRENAR EDHE ATEHERE KUR NUK DO TE JEM …

  14. Star says:

    Botojini komentet.

  15. Trotski says:

    Albini Aguridh politik.deshmoi se ka Frike nga Qeverisja dhe Marja e pergjegjesive.Ben Mire te Hiqet Menjane dhe te lere Kosoven ne Rrjedhen Pro perendimore e Pro Amerikane.

  16. Shqiptar says:

    Ule ca dyfekun e Janullès, Ymer.

    Jo pèr gjè por siç po duken punèt, shumè shpejt do e kesh Albinin nè Tiranè.
    Sikur tè vendoste tè kandidonte pèr zgjedhjet e ardhshme nè Shqipèri, do e kuptoje mè mirè se ke lèpirè tè ndenjurat e gabuara. Do iu vinte pèrpara.
    Apo èshtè pikèrisht kjo frikè, arsyeja e shkumès nè gojè, kur shkruan?
    Èshtè i zgjuar Kurti, Ymer. Ai nuk matet me hijen e mèngjesit. Edhe vijat e bardha, nuk i pèrdor.
    Pèr mè tepèr, nuk rrethohet nga bolla si zotrote.

  17. iksi says:

    O z. Mero , po populli a ja dha voten Albinit me qeveris per 4 vjet . Po me L.D.K a bene marrveshje dhe rane dakort me qeveris bashke si dy fitueset me te medha. Sipas teje ku me e çu verdiktin e popullit apo se nuk e don Amerika Kurtin prandaj duhet hequr , po sikur Ameriķa ben fort pas demokracise . Po veprimi i L.D.K se i bukur te duket qe e tradhetoj Albinin e vehten e la ne balte dhe mori ato parti qe nuk kan fitu dhe jane pergjegjese per veprimet qe jane bere keq deri tashti ne Kosove .Vetem zgjedhjet te tjera te parakohshme e shpetojne Kosoven se format tjera jane hàrrnime te rrezikeshme qe çojne vetem ne shkatrrim te Kosoves.O z. Mero , ty te kujtohet mire se ke dhene edhe ti nje kontribut te vyer ne krijimin e ngjarjeve te 97 tes ,se ke punuar ne zerin e Amerikes se edhe ketu tek ne kur fitoj perseri P.P.SH ja ne zgjedhjet e para pluraliste ambasadori Amerikan Rajersoñ tha keto zgjedhje nuk pranohen duhen bere zgjedhjet tera dhe duhet te fitoje P.D ja , kjo eshte demokracija e kulluar e Amerijaneve pra duhet te fitojne ato parti qe themi ne dhe ata drejtusa qe caktojme ne . Kjo eshte alla demokracia Amerikane . Po ashtu edhd Grenelli sot ne Kosove po ben ashtu si Rajersoni ne Shqiperi , pra duhet hequr Albini se ky nuk na lejon me vepru si duam ne sepse na kundershton dhe vepron siç do populli vet dhe josìç duam ne .

  18. cuk cuk says:

    Mero, kujt i sherben mo te qafsha. Me trego vete ketu publikisht, mos me bej te hyj e ta gjej vete se pastaj nuk te kam xhan, Je i vetmi katundar ne bote qe nuk tregon (ben sikur nuk e di qe bemat nuk cbehen, as letrat e shiki-shiki- java)

  19. xhoxhi says:

    Mos u mërzisni sepse Amerika që e hoqi do ja gjejë mënyrën edhe si ta djallosë.Nuk mund të drejtosh një shtet kur ke urrejtje dhe i shpall luftë një vendi tjetër.Lufta që ish për të bërë u bë,u vranë shumë djem të rinj më shumë kosovarë se sërbe tani mjeshtër është ai që gjen rrugën e bashkëpunimit dhe të miqësisë.Çfarë kuptimi ka të jesh në luftë me sërbët?Kush fiton?Humbësit janë kosovarët sepse Sërbia është shteti më i fuqishëm ne europën lindore dhe nuk ja ka nevojën shumë Kosovës.Edhe gjermanët e shkatërruan një europë të tërë por tani sikush shikon punën e vet.Prandaj e kanë më kot ata udhëheqës në Kosovë që duan luftë me Serbinë.Mundohuni të jetoni në paqe…

  20. Arjan says:

    O ymer u lodhe o qerrata duke sulmuar Albinin ,se sipas teje Albini I bie ta kete fajin per mos ecjen perpara Te shoqerise si ne kosove ashtu dhe ne shqiperi ne keto 20 vite.Jemi Te vetmit ne si Shqiptare si ne kosove dhe Shqiperi qe Nuk ndertojme dot shtet ligjor persa kohe vazhdon B- -hlepirja vazhdon korrupsioni krimi dhe se fudmi dhe zaptimi I shtetit nga klane mafioze.Dmth I bie qe zgjedhjet Nuk Kane rendesi se kush fiton sepse tek ne I forti vendos ligjin me dhune.Nuk e njoh Albinin cfare muti eshte dhe kujt I sherben dhe cfare mund Te kish bere Po Te vazhdonte si kryeminister por ty YMER gelbaza dhe disa idiote fanatike Te tmerron idea se shoqeria Shqiptare Ka Te drejte Te ndryshoj.Kemi 30 vite me Te njejtet politikane leshi populli eshte lodhur me keta plehra qe paguhen nga ky popull dhe si shperblim I fusin gishtin.Nuk doni ju zera Te rinj doni qe Te rrime dhe Te degjojme fodullekun e rahmutit apo edhe klithmat e doktor kermes.Keshtu edhe ne kosove presidenti hashim thaqi Ben puc politik duke perkrahur nje grup njerezish Te korruptuar Te perfshire ne krime dhe duke nxjerr jashte loje shpresen KURTI VJOLLCA OSMANI qe Kane marre mbi 45 % Te votave .Keshtu edhe Ti Ymer na thua se Duhet Te udheheqe komunisti titist ISA MUSTAFAJ bashke me PANIN dhe haradinajn e MADH qe shkeli mbi gjakun edhe Te vellezerve Te tij per tu pasuruar.Lere o Ymer fare Albinin se kemi probleme Shume Te medha ketu ne shqiperi.

  21. Koli says:

    Mero, lehja e radhes?! E Rama bam e Merua ham…

  22. Kanina e ismailit says:

    O mero ndonje artikull per BUTON SERBIN ( BATON HAXHIUN) kur ke ndermend ta shkruash ? APO ESHTE KESHILLTARI I CORAPEKUQIT DHE NUK DUHET NXJERRUR “NDERET “QE U KA BER SHQIPTAREVE NE KOHEN E MILLOSHEVICIT?
    MERU ME BUTONAT SERB NE TIRANE ME PARE, PASANDAJ ME ALBINAT NE krahinen KOSOVES trime!
    PERSE NUK SHKRUAN PER TERRITORET QE JU DHURUAN MALIT TE ZI?! KUSH ISHIN ATA QE JA DHURUAN? Ku mbeti cakorri.. etj…Politik dhe media jeni kolera e kombit shqiptar.

  23. LEXUESI says:

    Ti, zotni Mero, komandant i cilit repart ushtarak anti-Kosovë do të bahesh?
    Mbasi kaq shumë po i fryn zjarmit për luftë e përçamje në Kosovë?
    Asht e kotë kjo çka po shkruen, tue i mbojtë krimet e hajnat. Asht dikush tjetër ai që vendos në Kosovë, e jo poaçavuret tua të mjera gazetareske, sa për me u tregue se je dikushi.
    Bash hiq kurrkushi je!
    S’je i zoti me e dhezë asnji fishek.
    Me pasë dashtë, ksihe dhezë fishekë kur ka qenë koha e luftës në Kosovë.
    Shrimet tua e kanë humbë racionalitetin.
    Vetëm mendjet e joracionale shkruejnë klshtu, që iu ka humbë rruga edhe në oborr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje