Nëse do kishim zgjedhje normale mund të kishim 30 Voltana

17 Prill 2020, 19:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal, hapën debat mbi rrezikun që ato kanë për liritë njerëzore në kohë pandemie. Ndëshkimet e ashpra, të specifikuara në rastet kur një njeri i vetëdijshëm për mbartjen e sëmundjes kthehet në bombë vrasëse për të tjerët, edhe pse janë të ekzagjeruara, vlejnë për të parandaluar papërgjegjësinë.

Pandemia është një e keqe që shfaqet dy tre- herë në shekull dhe njerëzit duhet të mësohen të jenë në gjendje të jashtëzakonshme një ose dy herë në jetë, sa i bie të përballen me një pandemi.

Por ajo që u shmang në ndryshimet e fundit në Kodin Penal, ishte ndëshkimi i zyrtarëve publik që tolerojnë zbatimin e masave të rekomanduara nga shteti në atë periudhë.

Shembulli i Bashkisë së Shkodrës dhe kryetares së saj, është një ilustrim se si një zyrtare publike, jo vetëm që nuk bën detyrën, por i bën karshillëk masave zyrtare të shtetit në kohë pandemie.

Qeveria shkarkoi prefektin e Shkodrës, që e ka në varësi të saj, por nuk e kuptoj përse nuk shkarkoi edhe formalisht, pasi ajo e shkarkuar është, Voltana Ademin nga detyra.

Deri më sot ajo nuk ka asnjë deklaratë miratuese për zbatimin e masave të Qeverisë për pandeminë, por ka gjithnjë opsione politike. A thua se po i merr kush dorën asaj se si duhet të luftohet pandemia në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë.

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal nuk u morën me përgjegjësinë e zyrtarëve. Argumentet që japin ligjvënësit në këtë rast, janë se në kohë të tilla, komandën qëndrore e ka Qeveria dhe çdo shkelës i ligjit do ndëshkohet.

Por problemi është se Voltana Ademi nuk e shkel ligjin si qytetare, por si zyrtare. Ajo ndoshta vetë rri në shtëpi, mban maskë, por qëndrimet e saj publike frymëzojnë thyerjen e ligjit dhe kjo është një çështje që duhet rregulluar me ligj.

Tani ne merremi me Voltanën, se vetëm ajo ka mbetur në zyrë, ngaqë ndodhi problemi me të zgjedhurin e ri në Shkodër. Por nëse do të kishim opozitë normale, që nuk do bojkotonte zgjedhjet, sot mund të kishim gati gjysmën e kryebashkiakëve të opozitës, dhe nëse do silleshin si Voltana, mund të hidhnin në erë Shqipërinë.

Në çdo pandemi tjetër me të cilën do të përballemi, nuk ka shanse të kemi më këtë situatë politike që të kemi vetëm një kryetare bashkie nga opozita. Këtë e kemi dhuratë nga Lulzim Basha. Do të kemi doemos për pak, më shumë se gjysmën dhe sjellja publike e tyre duhet rregulluar me ligj.

Shmangia në ndryshimet e fundit ligjore, ndoshta është bërë nga perceptimi i tanishëm, që nuk ka opozitë në bashkitë e tjera dhe Voltana duket thjesht si një kamikaze e çmendur.

Por statistikat thonë, se “e çmendura” e Shkdorës ka tashmë çdo ditë të sëmurë, sa gjithë Shqipëria. Fjala vjen 11 Shkodra, 12 gjithë Shqipëria. Kjo do të thotë që ajo e ka rritur peshën e sëmundjes në Shkodër, sikur të kishte fituar gjysmën e vendit, dhe e ka kthyer Shkodrën nga kryeqytet të PD, në kryeqytet të koronavirusit. Dhe mendoni, që është vetëm një kamikaze politike. Po të jenë 30?

Ndaj Kodi Penal duhet ta parashihte dhe përgjegjësinë e zyrtarëve publik në këtë rast.

Kjo klasë politike, ndoshta s’ka më shans të përballet me pandemi të tjera, sa të jetë në politikë, ndoshta dhe në jetë, por pasardhësit nuk do kenë luksin e Edi Ramës, që të kenë Parlamentin si makinetë për të miratuar çfarë duan.

Vetëm larg qoftë nëse përfundojmë në komunizëm apo fashizëm. Ndaj do të ishte mirë t’u linim një garanci për kamikazët politikë në Kodin Penal. Ta kishin dhe ata një mekanizëm stabiliteti në kohë pandemie.

42 komente në “Nëse do kishim zgjedhje normale mund të kishim 30 Voltana”

  1. VOLTANA ???? says:

    LIDHENI VOLTANËN O SHKODRANË, SE NUK BËHET SHAKA ME KORONËN .

    1. Shkodran i Terun says:

      Jo ore pse ta lidhin. Dilni o shkodrane te gjithe beni qejf,beni edhe mitingje por mos harroni te ftoni Berishen e Bashen.Puthini e i perqafoni ata. Por nqs semureni qeveria te mbushe kamionet me ju dhe tu hedhe te gjitheve ne mes te liqenit te Shkodres.Nuk kemi pse te paguajme ne te tjeret per sherbimet mjekesore te ju psikopateve te Shkodres.

    2. Ylber Akashi says:

      Mire Voltanen e lidhen , po me shkodranet qe ne vend te truve kane kasht cdo behet ??? Ta kujtohen 4 te vrare nga Salia dhe si e hengren sapunin per djath nga Saliu ??
      Ska te beje vetem me nje ose dy persona , por me mentalitetin e tyre .
      Dhe me e keqia mendojne se jane shume shume te civilizuar …….. Voltana ua ka fajin ? Voltana gjen dhe ben , gjen shkodrejt bageti dhe u jep bar , Voltanen deshin ?? Mbaje me shendet , Bardh Spahine nuk nxjerin deputet , ate qelbesiren qe djeg shkolla , per ate nuk u ngriten kundra qeverise ?? Kjo eahte jeta , cdo hedhesh do presesh …..

      1. Adi says:

        Mire e ke Mero! S’ka c’na duhen zgjedhjet. E shpallim edhe formalisht timonierin mbret dhe bihem rehat. Pastaj keta bythlepiresat qe shkruajne ketu le te marrin leje ne e-albania edhe kur bejne nje pordhe apo shkojne me grate e tyre.

        Gjithe thelbi masave duhet te jete distancimi social dmth mos berja bashke e njerezve – kufizimet e orareve dhe diteve te daljes jane nje idiotesi ne rastin me te mire dhe ligesi ne rastin me te keq sepse ti mund te rrish 6 dite brenda dhe virusin e merr per 5 sekonda ne rradhe. As distanca dy metra nuk te ruan nese rradhet behen pafund. Qeveria psikopatit ndalon daljen ne park dhe pastaj le 400 veta ne nje dhome ne fasoneri dhe ben sikur merr masa per te na ruajtur

    3. DUM BABEN says:

      Po mire o mero me zgjedhje 30 Voltana , pa zgjedhje 60 Elisa . Ce bere kete gazet me keq se 55 e Faros .

  2. Petrit says:

    Te jeshë i sigurte shoku mjero se sikur shqiperia te kishte nja 30 Voltana do te ishte shume me mire.
    Shqiperia e shkrete ka rene ne nivelin me te ulet te historise se saj sepse ka nje 30 eda nja 30 ahmetaj nja 30 taulanta nja 30 te mjere si puna jote qe i bejne jehone vjedhjeve te ketyre te parëve.
    Voltanat nuk e demtojne as shqiperine e as shoqerine.
    Voltanat vetem se e nderojne

    1. Agimli says:

      O Petrit shko mblidh renten mos rri tere diten ne computer se te do compania super te mire. Laj korridoret dhe lobyn se per ate pune je i mire.boll ne FB dhe kudo ne komentet e gazetave. Apo paguesh per kete?

  3. Fushebardhe says:

    Shejtanke mos je Voltana vet. Kame nje dyshim te madhe se as ti vet nuk i beson ato qe shkruan, apo jo ?

    1. Petrit says:

      Jo i dashur.
      Nuk jam Voltana.
      Nuk e kam takuar kurre ne jeten time dhe ka shume mundesi qe te mos e takoj sepse per mua personalisht nuk ka asnje interes.
      Jam nje adhurues i saj per ate çfare eshte.
      Jam nje ant-komunist i betuar dhe nje anti i te gjithe atyre qe lepijne fund-shpinen e pushtetarit te radhes.
      Une jetoj i lumtur bashke me familjen time jarg atij vendi qe e dua aq shume dhe me dhimbset kur e shoh se nga kush drejtohet.
      Kaq.

      1. Adeci says:

        Ti koqe gomari me siguri do ta doje Voltanën në krye të qeverisë, apo jo o veshgjatë?

      2. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

        O petrit,o fajkua antikomunist si saliu duhet te jesh…
        Se te gjithe sigurimsat dhe sekretaret e ppsh u bene antikomunist per tu bere bllokmen e milioner…
        Vazhdo o fajkua e puno se keta antimunistet u bene milioner pa punuar….
        Po deshe te theme ca emra si tritan preshi,fahri bajga,e ca mehmeta e lisiena….
        Dhe listen mund ta plotsosh vete si antikamunist

      3. Iliri Vancuver British Kolumbia Canada says:

        O Petrit eshte tjeter gje te jesh anti komunist , dhe tjeter gje te jesh mirenjohes Voltanes .
        Te jeshe i sigurt qe dhe ata qe e mbulojne politikisht Voltanen , nuk e kane ne refene , thjesht tani ajo luan rol negativ , dhe atyre roli u duhet dhe jo personi .
        Ata duan karema , duan kamikaze .
        Edhe une shume larg jetoj , edhe mua me dhimbset vendi im , nuk ma ha mendja se ke te drejte kur thua se vendi drejtohet keq . Vendi , te pelqen apo jo manaxhohet drejte , me gjithe difektet , dhe veshtiresite , drejtohet me dinjitet, sbesoj se ke kundershtim , kur ke ne ballance dike qe shkoi tek partneret dhe u kerkonte ndihma per termetin , me dike tjeter qe la vulen dhe vepren e tij duke dhene fqinjeve hapsira te medhe deti , qe do duhen vite te riparohet vendimi fatal …….tung

  4. rama bravo says:

    ketu mire logjikon e mero por ato kurvat pa breke perse i nxjerr
    prandaj nuk te besoj une ty!!
    duhet te jesh me i balancuar
    shaje cdokend qe nuk vepron drejt
    eduko rinine shqiptare me gjera shkencore jo me pabrekse

  5. Tannika says:

    Analiz prefekte…shyqyr qe ka budallenj,qe te duken te zgjuarit…

  6. rama bravo says:

    ketu mire logjikon e mero por ato kurvat pa breke perse i nxjerr
    prandaj nuk te besoj une ty!!
    duhet te jesh me i balancuar
    shaje cdokend qe nuk vepron drejt
    eduko rinine shqiptare me gjera shkencore jo me pabrekse

  7. Kuq e Zi says:

    ketu mire logjikon e mero por ato kurvat pa breke perse i nxjerr
    prandaj nuk te besoj une ty!!
    duhet te jesh me i balancuar
    shaje cdokend qe nuk vepron drejt
    eduko rinine shqiptare me gjera shkencore jo me pabrekse
    e meriton sala- jepi thuaj te verteten
    e meriton basha – jepi thuaj te verteten
    e meriton likja – jepi thuaj te verteten
    e meriton voltana – jepi thuaj te verteten
    e meriton rama – jepi thuaj te verteten
    e meriton veliaj – jepi thuaj te verteten
    mos na trego transparencen e kurvave qe i heqin breket vete!
    na thuaj transparencen e te gjithe antishqiptareve

  8. Kuq e Zi says:

    ketu mire logjikon e mero por ato kurvat pa breke perse i nxjerr
    prandaj nuk te besoj une ty!!
    duhet te jesh me i balancuar
    shaje cdokend qe nuk vepron drejt
    eduko rinine shqiptare me gjera shkencore jo me pabrekse
    e meriton sala- jepi thuaj te verteten
    e meriton basha – jepi thuaj te verteten
    e meriton likja – jepi thuaj te verteten
    e meriton voltana – jepi thuaj te verteten
    e meriton rama – jepi thuaj te verteten
    e meriton veliaj – jepi thuaj te verteten
    mos na trego transparencen e kurvave qe i heqin breket vete!
    na thuaj transparencen e te gjithe antishqiptareve

  9. Kuq e Zi says:

    ketu mire logjikon e mero por ato kurvat pa breke perse i nxjerr
    prandaj nuk te besoj une ty!!
    duhet te jesh me i balancuar
    shaje cdokend qe nuk vepron drejt
    eduko rinine shqiptare me gjera shkencore jo me pabrekse
    e meriton sala- jepi thuaj te verteten
    e meriton basha – jepi thuaj te verteten
    e meriton likja – jepi thuaj te verteten
    e meriton voltana – jepi thuaj te verteten
    e meriton rama – jepi thuaj te verteten
    e meriton veliaj – jepi thuaj te verteten
    mos na trego transparencen e kurvave qe i heqin breket vete!
    na thuaj transparencen e te gjithe antishqiptareve
    edhe lere komentin nese je per Shqiperine!

  10. Kuq e Zi ... says:

    ketu mire logjikon e mero por ato kurvat pa breke perse i nxjerr
    prandaj nuk te besoj une ty!!
    duhet te jesh me i balancuar
    shaje cdokend qe nuk vepron drejt
    eduko rinine shqiptare me gjera shkencore jo me pabrekse
    e meriton sala- jepi thuaj te verteten
    e meriton basha – jepi thuaj te verteten
    e meriton likja – jepi thuaj te verteten
    e meriton voltana – jepi thuaj te verteten
    e meriton rama – jepi thuaj te verteten
    e meriton veliaj – jepi thuaj te verteten
    mos na trego transparencen e kurvave qe i heqin breket vete!
    na thuaj transparencen e te gjithe antishqiptareve
    edhe lere komentin nese je per Shqiperine!

  11. vang says:

    PETRIT ME FLETE: Voltanat vetem se e nderojne me vdekjet

    1. Sulltanesha molotov qe sfidon shtetin says:

      Te shkarkohet ajo kriminele menjehere,nqs qeveria nuk e ben nje gje te tille ,shteti nuk ekziston.Rritja e numrave ne Shkoder eshte e pafalshme .O beni shtet ose ……

  12. Labi says:

    Po per 30 Petrita pse nuk fole o Petriti Berishes,Mero po jep fakt ti i bie daulles e ben politike,si ka mundesi qe nga Shkodra ka kaq shume te infektuar diteve te fundit,ta gezoje Shkodra Voltanen qe do mbahet mend per kete kohe te keqe qe po kalon jo vetem Shqiperia.

    1. Cadra pistolete says:

      Nuk funksionon me disa tipa tu japesh prova ose argumenta. Kot lodhesh.Te kujtohen cadrat pistoleta te 21 janarit.Te gjithe keta i besuan se filmat e James Bond ishin dokumentare.

  13. USA says:

    Shkodra eshte pasqira (pasqyra) e pushtetit pd-ist,ose berishist,keta jane qe nga 1992 deri sot,mos beni me eksperimente duke I votuar,nuk dine te bejne shtet.

  14. Turi says:

    Bravo Mero dhe kesaj radhe ja “nxore fundin”Besoj e more vesh vendimin e kryeministrit per faljen e gjobave(personalisht i kam konsideruar te tepruara)Nuk e di si u djete ju se une ,dhe si une edhe qindra e mijera te tjere qe mundohemi gjithmon te rrespektojm ligjet dhe rregullat,nuk me erdhi mire.Ka nje thenie:O bej e mbaje o dh..t e haje.Mu kujta nje shembull i yti me baban tuaj.Edhe une me baban tim(moshatar me baban tend)kam hequr te zit e ullirit per ta bindur te mos dal nga shpija.Dhe i vetmi argument qe me erdhi ne ndihme ishte gjoba(po dole i thash do te ven gjob aq sa ke pensionin).Po tani?!Nu e di ne nje rast tjeter(mos paçim kurre)duhet apo jo ti marrim seriozisht vendimet e qeveris?

  15. Arqile says:

    Qeverise i lutem te vijoje te punpje me perkushtim ashtu zi deri me sot per te shpetuar sa mr dhime jete njerzish ne gjithe vendin veca ridht nr Shkoder te gjurmohet fort ne fakt sikunder po behet le te shkojne edhe mjeke e profesioniste qe kane dale nepension jepuni djalle mori edhe ato lek qe percakton VKM 207 po jo me 30 dite apo 31 dite pume ndryshe paso heqin edhe TAP behet talles vrndimi shume i mire i Qeverise por i zbatuar krq nga ca burokrate cmirexhinj.Tani u morr vesh Shkodra eshte Lombardia e Shqiperise.Ka exheatje ne shumice njerez shume te mire qe dine te vleresoje kedo qe perpiqet e punon lereni voltanen apo Cdo lloj …..tjeter shpetpni njerezit qe jane ne hall se do kini falenderime .Perendia e ndihmon Qeverine punetore te Shqiperise.

  16. Raul says:

    Sharebajga e Shkodres Voltana serbja do mbahet mend per bllokimin e zgjedhjeve ne shkoder duke organizuar djeg’jen e shkollave per te bllokuar procesin zgjedhor veprim qe se kane bere as nazistet ne Shqiperi . U pa qarte ajo nuk denoi asnje rast te djeg’jes se materialeve zgjedhore se mendjen e kishte tek kar_ikja e vet. Tani deshi ti beje karshllek Edi Rames duke nxitur popullin te thyeje karantinen dhe shkodranet sic kane ecur 30 vjet qorrazi pas kalit te ngordhur vazhduan dhe tani dhe sot kane frike te ecin ne rruge aq shume njerez jane infektuar nga frymezimi qe Voltana sharebajga i beri thyerjes se karantines. Nderroni kalin o shkodrane nje here se keni 30 vjet ne nje rruge dhe te varfer ngelet. Pas salivirusit nxirreni kete pushtuese nga zyra dhe vendosni njeriun e duhur.

  17. Beni Bo says:

    O kuq e zi…..te rrosh vet se mendja tè paska lene..mos u mer me politike se nuk eshte sport per ty..tani mblidhi delet dhe coi ne shtepi…he te kam rixha…

  18. Kujto ca ke pati PS ne 30 qershor ne Shkoder says:

    Ti Mero qe ke kaq kohe qe merresh me Voltanen, po te kujtoj (ndonese ti e di mire) se kjo qeveria qe ti i sherben besnikerisht duke u be qesharak, atje ne Shkoder nxorri me 8% pjesmarrje ne votim per Kryetar Bashkie nje Derdimen me Precedent Penal!
    E po shkodranet nuk ja kane per borxh nje budallai si Rama yt qe t’ju dergoje per Kryetar Bashkie nje plehre me precedent penal. Por duket se Rama me plehra me precedent penal e ndien vehten mire. Aq sa i pati dhe ne salle te parlamentit si…Ligjvenes!

    1. Volta na na says:

      Prandaj keni kryetaren e baskise qe meritoni.

  19. Gazetar dhe analist leshi says:

    Ketu ti Mero tregove qe nuk di te llogjikosh apo te analizosh gjerat ashtu siç jane. Ti shkruan “nese do te kishin zgjedhje te rregullta do te kishim 30 Voltana”. Me kete ti aludon qe me “zgjedhje te rregullta” PD bashke me sorollopet e saj do te kishin me shume Kryebashkiake se sa ka tani. Ti me ket thenie aludon qe zgjedhjet nuk i do te rregullta PS-ja dhe PD-ja qenka e persekutuara. Po te kesh pak llogjike dhe kujtese do te dallosh qe ajo qe gjithnje i ka manipuluar zgjedhjet eshte PD-ja dhe nese do te kishim gjithnje zgjedhje te rregullta PD-ja nuk do te kishte marre kurre pushtetin, qe nga viti 1990.
    PD-ja eshte ajo qe ka dashur kurre zgjedhje te rregullta sepse nuk eshte Parti qe mbeshtet zhvillimin por u perket vetem nje grupi shpellaresh. E kemi perjetuar rikthimin e shtetit shqiptar ne nje kohe shpellash sa here PD-ja ka qene ne pushtet.
    Shume njerez te mbajne per nje gazetar dhe analist te mire, por ti Mero per nje gazetar qe je as gjuhen standarde shqipe nuk di te shkruash dhe per kete je i detyruar qe ta perdoresh, persa kohe ti publikon shkrimet e tua. Ata qe te mbajne per analist te mire jane vete ata qe as dy klase shkolle nuk i kane mbaruar. Ti ben shkrime vetem per analfabete funksionale dhe me klikimet e tyre ti akoma vazhdon te besh leke.
    Vetem te shikosh se çfare shkrimesh ti sjell ne kete gazete, se bashku me ata ididote te vetequajtur gazetare qe perkthejne me “google translate”, do te dallosh se çfare niveli skandaloz eprben gazetaria shqiptare.

    Na mbyten shpellaret de analfabetet funksionale.

  20. Met Selita. says:

    Vetem Voltanes nuk pati c’ti beje Rama. Ose e ka frike,ose kushedi nga i kane lidhjet. Mund ta mbaje edhe gjoja per opozite sic ka Murrizin dhe Maliqin ne parlament. Behet ca zhurme dhe pastaj vendimet merren sic do Rama,edhe pse jane antikushtetuese.

  21. ??! says:

    Voltana Ademi vs Valdrin Pjetri????

  22. Ore says:

    Mero, nuk ka kapacitetet e duhura per te bere te tilla shkrime. Ti maskimumi ben spiunin, percaresin dhe ndonje sherbim per lopet. ja p.sh. nje titull alternativ :po te kishim 30 Valdrina, Kejmake etj etj. Duhet nisur nga gjerat themelore: 1. Kushtetuta leter higjenike qe ndrrohet sipas furnizimit qe ka marre pronari i marketit sa here shkojne kryetaret e partive kryesore ne market 2. Voltana nuk rri ne ate pozicion nga deshira e vet por nga deshira e pushtetit qendror dhe per njerezit qe kane pak mend eshte me e mire se kandidati i diskredituar e Edit. E di ti qe me ligjet e fshatundare e te te semureve ajo mund te rrije pa mandat edhe 30 vite ?
    3. Me ligj kryetari i KMC ne Qark eshte Prefekti e tani me thuaj cili nga Prefektet e Republikes emeruar nga nga qeveria ka bere detyren ? 4. Tani me thuaj qe kur u bere tifoz i zgjedhjeve anormale pasiqe vete thua se me zgjedhje normale do ishte me keq, apo qekur ke dale nga P.S.-me 5. Perse shmanget denimi i zyrtareve publike, per Voltanen ?
    6. Kur po therret RROFTE SHOKU ENVER ?
    7.
    8.
    infinit

  23. Albani says:

    O Petrito dua te pyese more dite zi dhe pune zi:
    A ke ndonje klase shkolle se qe je rrace e atyre qoftelargeve kete e kuptova dhe nuk me intereson.
    Po lexo pak mor lume madhe se çfar behet neper bote dhe ti na del si nje simpatizant i nje plere qe eshte me dru se ti ,veç se eshte femer.
    Te doje shqiperine ti qe nuk ke shanese se nuk e ka dashur yte ate njehere pastaj ti,duheshe te solidarizoheshe me masat e qeverise dhe te thoshje ti shtonin akoma se keshtu ruajme jetet e shqiptareve.
    Po nejse nuk ta merr njeri seriozishte se per injorantat nuk ka kandar ti peshoje.
    Shpresoj ishalla te vijne mend per te qene me i qarte me familjaret e tu.

    1. Petrit says:

      @Alban
      Ka mundesi te jeshë shume i zgjuar.

  24. Denisa says:

    Voldana nje surrat e nje shpirt me marsela doden, nje prerje nje gen, ku, injoranca baraz me deliren per te qene ne vemendjen e njerezve dhe kur idiotesite kalojne kufirin njerezor. Nuk ka pasur dhe nuk ka shtet, perderisa ketu nje funksionar/e, shteti, shkel nje nen te kodit penal, ashtu sikur ai tjetri spahia, djeg shkollen, ligji per ta eshte nul. Ne e duam shqiperine si europa, por jo me ligje por copa copa. Ashtu sikur thote dikush qe me 30 voldana, shqypnia do ishte ne kohen e sharrabajkave taksi, e morri do ishte deputet. Femna qe permbysin respektin per femer, te peshtira aq sa njerezit komentojne dhe klasifikojne si njerez injorante ku duan te ulin inteligjencen e popullit. Pthu koler madhet.

  25. Altin says:

    Dmth te mos bejme zgjedhje here tjeter apo to bejme me gogla?
    Boll or burre si nuk u lodhe ti o Mero dhe keto komentuesit e semure, o e beni 99 % edhe njehere o nuk ka.

  26. dashamires says:

    Ahahahaha…bere autogol sot o Mero! Harrove ate Valdrin Pjetrushken e Rames…por ta kujtuan ca ketu! Mblidhi dhente o Mero, mos kerko qimet e opozites sa kohe ke para syve traret e qeverise.

  27. nari says:

    Shkodranet e mbajne veten per antikomunista, dhe sipas tyre te jesh antikomunist domethene te mos votosh per PS .
    Packa se ke PD-ja kane shkuar ndofta ish-komunistet me te ndyre qe ka pas Shqiperia.

  28. Robert says:

    Ju keni të drejtë të indinjoheni me atë që po ndodh në Shkodër… po ata që ndjekin Voltanën… nuk janë qytetarët Shkodran.. ata janë pjesa e zbritur nga malësia e Shkodrës, pjesa më e pakdhendur e shoqërisë së Shkodrës pasi qytetarët e Shkodrës kanë vlera qytatarie.

  29. Blerimi says:

    Merua thote mendimin e tij ,se cfar duhet te shtohet ni ligj.Sa per Voltanen dhe kedo tjeter qe nuk zbatojne ligjin dhe me keq kur i shkelin duhet te jemi te gjithe bashke e te merren masat sipas ligjit.Askush nuk duhet te jete mbi ligjin.Termat antikomuniste,antidemokrate e te tjera anti…. jane thjesht per te mbuluar zullumet e pusht etareve keto 31 -vjet post diktature.Edhe ndonje ze qe i ndan Shkodranet ne qytetar e malesor vepron gabim.Cdo person di vete bindjet dhe veprimet e tij.Le te mos biem ne llumin e ndasive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje