Përse i ka tradhtuar Ilir Meta “opozitarët”

22 Prill 2020, 21:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta duket se ka përmbysur për një javë, modelin që opozita ka në kokë për presidentin. Për vite të tëra opozita e Berishës kultivoi modelin e një presidenti që duhet të jetë refuzues ndaj Qeverisë për çdo gjë. Këtë model e vulgarizoi me Bujar Nishanin, duke e ngritur në institucion banalitetin.

Por pas kthesës opozitare të Ilir Metës më 2018, kjo ndodhi dhe me Ilir Metën.

Ajo që është mësuar opozita të dëgjojë nga presidenti, është mos dekretimi i ligjeve, kthimi i çdo iniciative ligjvënese të Qeverisë dhe krijimi i pothuajse gjendjes së luftës mes Qeverisë dhe presidentit.

Për hir të së vërtetës, prej vitit 2018, dhe sidomos pas marrëzisë së bojkotit të zgjedhjeve dhe Parlamentit, Ilir Meta ka qenë krye-opozitari institucional dhe i vetëm i Shqipërisë. Dhe vazhdon të jetë.

Opozita jonë parazitare ka pas tek ai të vetmin mekanizëm për të prodhuar debat politik, here- herë duke e bërë qesharak, ndonjëherë dhe duke i lavdëruar skenat e tij anormale, jo vetëm ligjore, por dhe psiqike.

Me pak fjalë, opozitës nuk i është bërë vonë se si e ka katandisur figurën e presidentit, Ilir Meta. Asaj, si opozitë parazite që është, i ka interesuar që ai të punojë për ta, 24 orë.

Dhe ai e ka bërë.

Rasti për të cilin po bëjnë si të shqetësuar, nuk ka ndonjë ndryshim nga rastet kur Ilir Meta ka bërë sikur ka firmosur ndonjë ligj.

Ai thjesht ka në dorë ta kthejë një ligj në Parlament dhe pas dy javësh, ligji të kalojë përsëri.

Këtë radhë nuk e ka bërë, se ai beson tek masat shtrënguese në kushte pandemie.

Ndryshe nga disa segmente të opozitës, ai dhe angazhimin në këtë periudhë, e ka pasur normal. Është sjellë si një qytetar që ka dashur të shpëtojë prej COVID-19, dhe jo si një opozitar që do të shpëtojë nga Edi Rama.

Por  kjo nuk ndryshon asgjë nga pozicioni i tij opozitar. Dhe nëse nuk do ta firmoste ai, do kalonte sërish në Parlament.

Lehtësinë për këtë, Qeverisë dhe Edi Ramës nuk ja ka krijuar Ilir Meta, por Lulzim Basha e Sali Berisha, që kanë bojkotuar Parlamentin.

Po të ishin ata në Parlament, Edi Rama nuk do t’i kishte 84 vota për ndryshime të Kodit Penla. Është kaq e thjeshtë që faji për ndryshimet është i Lulzim Bashës e Sali Berishës, sa vetëm idiotët nuk e kuptojnë.

Ilir Meta në këtë rast është duke menaxhuar marrëzinë e tyre opozitare, dhe jo raportet me Edi Ramën. Me atë si ka pasur kurrë në rregull.

Nuk e kuptoj përse i ka tradhtuar Ilir Meta këta opozitarët e shqetësuar. A janë këta që bojkotuan Kuvendin? A janë këta që bojkotuan zgjedhjet dhe e përdorën Ilir Metën si kamikaz t’i shtynte dhe pastaj nuk dolën as nga shtëpia më 13 tetor? A janë këta që e mbushën Parlamentin me ata që shikojmë e “shijojmë” çdo ditë?

Çfarë ka në dorë Ilir Meta të rregullojë nga marrëzitë e tyre, përveçse të bëjë atë luftën donkishoteske si krye-opozitar institucional, që e ka bërë dhe ka shkatërruar institucionin e presidentit?

Tani këta në vend të kujtohen se ç’marrëzi kanë bërë dhe të reflektojnë, bëjnë sikur gjetën një alibi të re për dështimin e kësaj jave, dhe ai është Ilir Meta.

Larg qoftë të bojkotojnë dhe institucionin e fundit opozitar që u ka mbetur, pas gjysmë karrikes së Voltanës.

Mos u ngutni, se do t’u duhet prapë javën që vjen, muajin që vjen, vitin që vjen. Nuk keni tjetër, se kështu e keni katandisur opozitën. Mund të ishit vetë aty në Parlament e ta ndalnit ndryshimin e Kodit.

Tani po shkove pas brumbullit, në pirgun e plehrave do përfundosh.

22 komente në “Përse i ka tradhtuar Ilir Meta “opozitarët””

  1. Shqipëria says:

    Edi Rama e tradhëtoj popullin shqiptar per elozhe qe i thuri Metes.
    Po te pyesësh 100 shqiptare per figuren
    e Ilir Metës 101 do te pergjigjen negativisht per ate si babai i korrupsionit ne Shqiperi.
    Nuk po e kuptojmë dot pse e beri…

    1. Koleci qe ta ngeci says:

      O zoti Mero, po na thuaj a I vrare a ka ndonje dekllarate nga Akademia e Shkencave per vaksinen qe do shpikte dhe a ka ndonje renie epidemiologjia, cfare I thote Ethem Ruka te birit te Ethem Gjeneralit ??

      1. Andi says:

        Vaksinen nuk po e shpikin ata qe kane patur akademi shkencash per qindra vitesh o ligavec.As te sulmosh nuk di o cope injorante.Laj gojen e ndyre perpara se te permendesh Ruken.

  2. Zigur Qarri says:

    Kesaj i thone te lepish ate qe ke peshtyre,dhe jo vetem nje here!Po tani,do te censurohen komentet kunder Metes si ne kohen kur LSI
    ishte ne koalicion me PS?Çdo ndryshim,çdo marrveshje e paleve politike do mbeshtetur dhe pershendetur,sepse eshte per te miren e
    pergjithshme,por pakti D’Rama-Meta ka vetem nje qellim,interesat e tyre personale,ku Rama eshte me i perfituari,sepse eshte abuzuesi
    i vetëm i ligjit,qe duhet ishte denuar me koh.Por,pikerisht per kete dite te zeze e zgjodhi(e beri)Rama,President Meten.Qe e urrejn dhe
    nuk i besojn njeri tjetrit e dijn ata,por edhe ne.Por dy te keqijat jan koshent,se denimi i tyre varet pikerisht nga ekuilibri i ketyre dy te
    keqijave.Rama e ka te qarte,se kushdo qe te vij pas tij,nuk ndryshon gjendjen katastrofale te ekonomise shqiptare per nje koh te gjate.
    Keshtu qe,premtimtimi qe mund te qetesoje zemerimin e shqiptareve,eshte koka e Rames,denimi i tij.Nese Rama ka mbeshtetjen e
    Metes,do ti veshtiresoi punen drejtesise,më fort ku dihet,se më shume se 50% e atyre qe kan qene pjese e kabinetit “rilindas” e kan
    vendin ne burg.Dëmi qe i ka sjelle Shqiperise banda e”rilindjes” ne pushttet,eshte 100 here me i madh nga ajo qe kan denoncuar deri
    tani mediat opozitare.Mbi 90% e shqiptareve jan dakord per nje ligj te posatçem per denimin e”rilindasve” me vdekje.Dhe kjo eshte
    e mundur.Para dy ditesh Qeveria shqiptare tërhiqet pjeserisht nga Konventa Europiane per te Drejtat e Njeriut,dhe kjo u justifikua
    se diçka normale.Si diçka normale do denohet me varje edhe rama dhe banditet e tij qe e kan sjelle Shqiperine ne zgrip te humneres
    me abuzimet e tyre korruptive.

  3. Qqq qifliku says:

    Aaaa…gallat shqiptare..
    Trathtija..kjo shpikje patjeter shqiptare dhe specjalitet i guzhines shqiptare gjithashtu.!!
    Le t kujtojm me “ngadhnjim” se n maj t piramides s tekstit dhe gjithashtu n maj t mullarit t muzikes s hymnit kombtar shqiptar,qendron fjala “tradhetor”,sikurse nji qeleshe n kok t nj maloku.
    Trathtija i shkon per shtat shqiptarit,musi qeleshja n kok t katunarit. Tha Qirim Qirani..
    Edhe Skenderbeu pas nji tradhtije e nisi karrjeren.
    E t mos flasim per Dull Gjithanikun qe me ke su lidh e se tradhtoi.,saqe kur i mbaruan ata t hujt ,dhe s kishte me se ça t tradhtonte,filloi t likujdonte shokt e ngusht “per tradhti” !!
    Se tash,tradhtart i gje n çdo kafene..
    Yyy shwiptar
    Komb trathtar..

    1. Zani Burimi says:

      PO TURP NUK KE , MOR INJORANT QE SHKRUAN TE TILLA FJALE?!
      JE NJE I PASHKOLLE QE S’TE KA FOLUR BABA PER BURRAT E KETIJ KOMBI, MOR INJORANT SAFI!

  4. Tani says:

    Bravo Z.Baze shkrimi yt ka nje domethenie shume te madhe sidomos mbyllja eshte fantastike

  5. dashamires says:

    Mero po me zhgenjen! Vertet beson se Meta nuk e ktheu ligjin se “…beson tek masat shtrenguese te qeverise ne kushte pandemie…”? Duhet koka rrase e Taulant Balles per ta besuar kete. Meta thjesht po pret me durim momentin kur ti vere sterkembshin perfundimtar Rames. Atehere do bindesh dhe ti Mero per budallallekun e kesaj qe ke shkruar sot.

  6. Hajdut says:

    Meta ka tradhetuar opozitaret?….ha…ha..cfare llogjike?!! Edi Rama ka mashtruar popullin. Balta ju bashkua baltes.

    1. Andi says:

      Taman logjije hajduti.

  7. Olimpia says:

    Mero,jam i mendimit se per situaten brenda vendit ke nje pene te mprehte,logjike,ironike por te sakte.Ndersa me ato nderkombetaret,por edhe per Kosoven,te shumten e hereve gabon per aresye interesash po edhe kapaciteti.
    Por doja te shtoja se Meta edhe aktualisht po’ Luan per vehten.Duke kuptuar gjene elementare se jeta eshte e gjeja themelore mbi toke,Meta perkrah qeverine ne perpjekjet e saj per te mbrojtur jeten e shqiptareve,pavaresisht kostove te renda.Ndersa pala tjeter,klani i Berishes eshte naziskin….Per ta nuk vlen jeta e shqiptareve,vlen vetem pushteti qe duan te marrin.Ata po bejne cdo gje qe Rama te gaboje che mundesisht te vdesin sa me shume shqiptare,gje qe do tu jepet shkakun per te goditur Ramen dhe fituar zgjedhjet.Por Meta eshte dhelper,e kuptoi se Rama do ta kapercente situaten,pavaresisht se jam i bindur qe ai shpresonte te kunderten.Duke mbajtur kete qendrim ai perpiqet te rritet disi kuotat e tij dhe te LSI duke lene te lehe vetem idiotin Vasili,nderkohe qe Kryemadhi hesht.

  8. Tori says:

    Nuk the asnje fjale perse Edi i tradhetoi rilindasit qe kerkonin vetem burg per Meten por shkruan vetem per Meten e opoziten.A nuk te duket çudi ky perqafim dhe kjo kthese rilindase qe nuk la gje pa thene e bere per ta hequr Meten si president dhe tani ngelen te gjithe te dhjere me m.t ne br..ke e ne goje.Hallall ta keni.

  9. SHQIPE-FREE says:

    Vetem ne Shqiperi shikone “Lepirje”,qe shkojne ne Interess te “kundershtarit” apo “Lepirje” qe jane Sinjale SE NUK JEMI ME ARMIQE..por Miqe qe do te “Harrojme” sharjet dhe “Cizmet” e Monikes…thashe LEPIRJE sic themi ne Mileti-Budalla,por munde te thosha “Elozhe”….
    Keta TE mESIPERMIT QE Citon z.Mero Baze, nukkane nevoje per “Elozhe”..sepse me Shume u pelqen Fjala “LEPIRJE”..madje qe te behen Peseri “Miqe”..jane Gati te “Lepijne” Gjithecka…By……th…edhe ndonje gje tjeter…
    1-Une thjeshte doja te Dija:SE C´FARE U BE ME KOMISSJONIN Parlamentare per “Shkarkimin” e Ilir Metes???Apö kemi nje tjeter Komisjone, qe pra Kurrizit te Miletit eshte per “Qendrimin” e Metes si President??
    2-Po vete Ilir Floriri,ku eshte me “Mbrojten e Kushteutes” qe po e Perdhose Rama?????????????
    3-Opozzitari…Basha+Berisha Cuditerisht I KANE VENE “QEPE” Gojes…dhe nuk bejne Asnje Deklarate per “TRADHETIN” E ilir Metes..Tani si Berisha edhe vete Rama e dine se Ilir Meta, ka Qendruar ne Politike Fale TRADHETIVE, Vjedhjeve dhe Mashtrimeve….POR SI TE “NDERSHME” qe jane..PSE E FUSIN NE “TAVE” Tradhetarin?????????????
    Nuk po Shkoj Gjate:KETA JANE PER TU VARUR…Njerez pa Morale dhe Fytyre …Mere Shqiperia se c´fare Haleje ka ne Qeverisje…lol

  10. qytetari says:

    Drejtesia ne kete humbetire orienti,ne toke europiane,eshte perdorur si kurve semafori me tre turne,per te majmur bandat e zbritura nga mali,duke e shkretuar pa fund kete vend.
    Kurse kushtetuta,akoma dhe me keq eshte perdorur si nje karaputane,per te pasuruar dhe hedhur ne ere nga themelet demokracine,duke filluar nga gjithe ish antaret e saj mafioze,te vene ne sherbim te verber,te ndraghetes tropojase-skraparit .
    Edhe nje labil ,ne kete vend e kupton,qe dhe kete here ´´presidenti´´ yne mbasi u sigurua,qe nuk do vazhdojne ti atakojne postiqen,e fshiu dhe nje here bythen me te,duke u rehatuar ne sarajet e shumta,qe ka grabitur,per dhjetra vjrt,ky fshatar bythgrisur,hileqar dhe i lig sa me s´behet.

  11. Shqiptari says:

    E pyeten nje here Ariun
    Do bejne dardhat sivjet o Ari?
    Do behen – tha Ariu – se me haen mua…
    (C’do ngjashmeri mes Meros dhe Ariut eshte krejt rastesore)

  12. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    U bind Meta- thotë Mero!
    Presidenti katunar
    për një çast nuk po hedh vickla
    se po bën dhe një pazar.
    .
    Bashkë me Monën “…hanë hudhra”
    s’ka çu bo asnji Virus
    nga “I gjati” nuk merr urdhra
    por, po shkosi kova n’pus!
    .
    .
    .
    Shija e baltës nuk na iku
    dhe pse Edi boni Be
    po nuk ra Likja nga Fiku
    shija do na bohet pleh!
    .

  13. gloria says:

    Qendrimi i Ilir floririt si president do te mbetet ne histori si me e turpshmi, ky eshte i njejte me ate te Sali kriminelit. Eshte turp qe nje president te dali kaq kundra qeverise ne kete menyre, ky eshte bere nga me te urryerit ne histori. Thirri mendjes Ilir floriri….

  14. Populli says:

    Opozitaret dhe Pushtetaret kane zene hall,
    a do zihet me Like Meten ky Rama dangall,
    por neve shumica tjeter, Populli anembane,
    nuk ja ka hic ngene ketyre dy koqe hajvane,
    halli i madh i mbare ketij Populli shqiptar sot,
    eshte ekonomia e varferuar, fukaralleku plot,
    nuk ushqen dot familje, nuk mban dot shtepi,
    duke mbajt frymen per Ramen, per kete qeveri,
    ka tregu me kohe edhe po mbush 7 vjet pushtet,
    qe fukarallekun ka mbjelle kudo, varferine ibret,
    Popullit i ka vajtur thika ne kocke, nuk ja ka ngene,
    ketij Metes dhe atij Rames si gdhihen edhe si flene.

  15. Tonia Maloku says:

    Deshira ime si individ eshte se ,like floririn ta heqin si president dhe LSI mos te vije me ne pushtet.Te rine si zagare rugeve.Se e shkatruan PS.

  16. Matina says:

    Edhe kete radhe Iliri pati pak fatse doli Covin -19, keshtu qe komisioni i hetimit eshte futur ne karantine dhe ska per tu mbledhur kurre per Ilirn dhe ku i fundit do ti gezoje ditet e ti deri ne fund
    Por , keshtu ndodh kur ne ke as sindikata, as nje opozite te te udheheqe !
    CFARE FATI KA KY presidenti YNE !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje