Nga Mero Baze
Për një kohë të gjatë, kritikët e Edi Ramës kanë hyrë në spiralen e tij dhe në vend që të jenë protagonistë të kritikës ndaj tij, duke e krahasuar me një opsion, qoftë ky i ri apo i vjetër, po së paku një opsion tjetër, përpiqen ta luftojnë atë duke e krahasuar Edi Ramën, po me Edi Ramën.
Së pari, kjo ndjehet në betejën thuajse vulgare të kritikëve, të mënyrës se si u menaxhua tërmeti i nëntorit, dhe si po menaxhohet pandemia.
Në rastin e tërmetit, kishin rëndësi dy gjëra. E para, të mos mbetej askush pa strehë ato ditë, dhe e dyta, të gjendeshin burime financiare për dëmet.
Brenda dy- tri ditësh, shumica e të pastrehëve u strehuan në hotele luksoze për disa muaj dhe Qeveria arriti të marrë një shifër që se besonte as vetë, prej 1.15 miliardë euro, për fondin e rindërtimit.
Beteja që i bëhej Edi Ramës, ishte se ata në hotel kishin probleme, pleqtë ziheshin me njëri- tjetrin, disa hotele nuk kishin ashensorin e mirë, ushqimi nuk u pëlqente të gjithëve, e broçkulla të tilla. Rama pastaj i teatralizonte dhe më keq, pasi gjente njërin që i kishte humbur gruaja, një tjetër që i kishte humbur qeni, dhe vazhdonte komedia.
Pasi u gjetën paratë, shumë më tepër se çfarë duhen në fakt, filloi beteja kundër Ramës. Jo po këto nuk janë të gjitha falas, disa janë kredi, ne do t’i kthejmë ato një ditë etj, broçkulla si këto.
Pra gjithë beteja kundër tij, bazohej tek ajo çfarë kishte arritur ai.
E njëjta gjë ndodhi me pandeminë.
Në fillim kërkohej me ngulm, si shpëtim nga qielli, situata e gjendjes së jashtëzakonshme. Rama e vuri kur mendoi vetë dhe natyrisht do ta heqë kur mendon vetë. E gjitha çfarë mbahet mend nga beteja, është histeria e Berishës dhe kritikëve të tjerë, përse nuk e vendos gjendjen e jashtëzakonshme dhe histeria e sotme përse nuk e heq.
Ndërkohë rezultat e menaxhimit të pandemisë, janë të prekshme. Shqipëria i ka shpëtuar destabilizimit nga pandemia, ka ruajtur kurbën e sheshtë, ka kaluar pikun me 26 të vdekur, aq sa Berisha i ka vrarë në një ditë në Gërdec, dhe situata për fat deri tani është normale brenda një situate pandemie.
Tani kritikat janë pse ka bërë kaq teste dhe jo aq teste, pse i ke blerë tamponët me këtë çmim e jo me atë çmim, Tritani ka hallin e laboratorëve të klienteve të tij privatë, që duan të bëjnë analizat, tjetri do analiza me skaner se ka një mik të tij që ka blerë aparatin, Berisha do vdekje me çdo kusht, dhe po numëron dhe bagëtitë e ngordhura këto kohë, e prapë si dalin shumë.
Si përfundim e gjitha çfarë do mbajmë mend nga pandemia është që Shqipëria ja hodhi paq, falë masave të Qeverisë, por opozita kishte vërejtje për Edi Ramën, se ai i merrte kur i donte qejfi masat dhe jo kur donte opozita.
Po kaq banal është sot ballafaqimi i opozitës për renditjen e Shqipërisë në indeksin e lirisë së shtypit nga “Reporterët pa Kufij”. Shqipëria është në vendin e 84. Dy- tre vjet më parë, po nën “regjimin” e Edi Ramës ka qenë në vend të 76 dhe 75, pra nja tetë shkallë më mirë. Po ama, nën Edi Ramën. Perceptimi negativ i paketës antishpifje natyrisht ka bërë punën e vet.
Ama krahasimi real që duhet të bëjë opozita e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është me vitin 2013, kur ata e dorëzuan pushtetin. Në atë vit Shqipëria ka qenë në vendin 102. Edi Rama e çoi nga 102 në 75, pra 27 shkallë më mirë. Sot e ka 18 shkallë më mirë se ata. Nëse opozita duhet të krahasojë veten me Edi Ramën, duhet t’i thotë faleminderit që e përmirësove Shqipërinë nga vendi 102 ku ta lame, në vendin e 84.
Por ata kanë qejf ta krahasojnë Edi Ramën me Edi Ramën, si në çdo punë tjetër.
Po e keni kështu, mirë e keni, vazhdoni. Mund të rrini gjithë jetën në opozitë, duke krahasuar Edi Ramën, me Edi Ramën. Do argëtoni njerëzit. Puna është ta krahasoni me veten dhe të dukeni më të mirë se Edi Rama, se po e latë në dorë të tij, ai këtë zanat ka. Mund t’u mbajë me shpresa gjithë jetën, herë duke u ngrohur, e herë duke u ftohur.
???
Te lutem zoti Mero, a mund ta pyesesh pak Skender Gjinushin ku jane me ate studimin per vaksinen se mezi po e presim. A ka dale nga furra, dmth nga breket e Nestor Thereskes dhe Anesti Kondilit, apo akoma sillet rrotull atje? Dhe mundesisht nje pyetje per Sulcebegun qe flet kodra mbas bregut dhe Taulant Myken, a ka kaluar piku, apo jemi ne maje te pikut, apo akoma nuk e kane bere shurren e mengjesit dhe nuk ju dalin llogarite dhe ngaterojne pikun me pick..en? Dhe kur e ka ndermend Cac Mesdhetari dhe ai Qivici te na hedhin parate me aropllana se mbaruam per ca lek, osht ba keq per leke bre Mero.
Kete drejte Mero pr cfare thua bper opoziten!
Ne nuk kemi fare opozite sot,as politike,as mediatike!
Opozita politika eshte vete e zhytyr ne krime dhe tani ka hallin te marre pushtetin per te mbrojtur koken pvaresisht menyrave!
Ndersa e gjithe media e shkruar dhe televizive kurre nuk eshte ngritur ne nivelin qe pretendon se eshte pushtet i katert!
Por mbi te gjitha ne Shqiperi mungon opozita intelektuale,sepse shoqeria jone sot vertitet vetem tek BUKA E GOJES!
Te gjithe mundohen te jene ne sherbim te pushtetit te radhes per nje vend pune,per nje tender,koncesion apo PPP!
Te gjitha partite politike kurre nuk menduan per interesat e popullit,por vetem me per zhvatur llokmat e pushtertit,qe ta mjelin vendin aq shume sa po munden edhe ta shqyejne fare!
Sot ka medie,qe mbeshtesin opoziten vetem per interesat e tyre te ardheshme nga qe nuk kane patur shanse t’i sherbenje kesaj qeverie!
Por me e keqja jane mediet qe mbrojne qeverine dhe Ramen,te cilat gjykoj une i bejne me shume dem demokracise ne Shqiperi!
Tema eshte bere sot njelloj si para 90-tes ishte “Zeri i popullit”!
Ne se nje medie do te quhej e pavarur ajo kurre nuk duhet te merrte ne mbrojtje qeverine,por te vrojtonte,vezhgonte dhe gjykonte veprimet e qeverise ndaj qytetareve te saj!
Jam i bindur se ne Shqiperi nuk ekziston me shteti ligjor,demokraciaz dhe administrate publike nuk i sherben ligjit por “maliqit”!
E gjithe kjo duket kudo,por me hapur e verteton ekzistenca e te ashtuquajtures “bashkeqeverisje me qytetaret”,qe vetem qytetareve nuk i sherben!
Investigoni Mero,per kete problem,pyetini Ramen &co,se pse duhej kjo fantazem qe ka rrenuar administraten publike dhe shtetin ligjor?
Mero te pergezoi per saktesin e gjerave qe parashtron,por te gjithe duhet te kuptojne se ata jane nga te paktet ne kete bote qe ferkojne duart me fatkeqsit popullit te vete.jane nga ata qe te vrasin naten e te qajne diten.Ndersa goje shtururit qe e kane bere biznes shpifjen dhe jo lajmin vetem per disa klikime duhet te vete disiplinohen dhe kure nuk e bejne kete pse jo te mos i disiplinoj ligji.Ne shqiperi me shume se prefesionalizmi i cdo gazetari fuksionon llogoria partiake.Respket per cdo gazetaret profesionist qe eshte ne sherbim te lajmit,analizes,kritikes dhe urrejte per te gjithe gazetaret TAKSIDAR te cileve me shume se e verteta u intereson xhepi i tyre ose sherbimi qe i bejne partise
O mero na thuaj dicka per mareveshjen e re qe po ben rama me ilirin , u kthyen perseri ne vendin e krimit. Hajduti do darkoj perseri me hajdutin do hane prap ndonje ngjal.
Mareveshja e re quhet “Ne kerkojme motren e Taulantit”, hidh nje sy andej nga shqupisat se atje e perdorin me shume.
Ti ke lindur skuth,jeton si skuth dhe do vdesesh skuth.Komentuesi “Taulant”eshte qytetare i lirë ,ka nje emer te bukur shqiptare,kurse ti je dobiç ferre pa emer .Marrveshja ka te beje me motren tende o dobiç ferre,qe punon ne bordellone rilindjes.DITA 8 Maj 2019 “Për Ildën dhe për “600 vajzat” e kryeministrit. Paradë mode mund të bëhet kudo, moj Ilda, në secilën seli qeveritare, por sidomos në Kryeministri. Nga informacionet e reja që kemi, janë rreth 600 vajza të reja, të cilat janë punësuar në Kryeministri dhe nuk dihet se çfarë pune bëjnë. Dikur kjo strukturë nuk kishte më shumë se 50 vetë, ndërsa tani, mendoje pak, rreth 600 vajza të reja, mes tyre ka edhe të afta, të cilat venë në punë dhe nuk dinë përse venë, për të cilat më shumë mësojmë nga rrjetet sociale, se çfarë bëjnë.
Taulant,
Me mire t’i kishe kerkuar nje moter Mero Bazes, sepse per 9 muaj e ke gati.
Qenke si grate e keqia, vdiske per thashetheme.
O kungull.
Nuk e kupton se Shqiperia po vuan faktin qe nuk ka opozitë, dhe Ramës i pret palla me dy krahë?
Me keto mend qe ke ti dhe shoket e tu, do vije dita qe Zaho Rama do haje ngjala me çunin e Shkelzen Berishes, ndersa ti prape do jesh ne ndonje kafene duke bere llogje, dhe duke pertypur fara luledielli.
O SALEH –A E KUPTON TANI SE VRAVE VEHTEN KUR BERE ARMIK NJE PELIVAN SI BAZE…..
Mero, harrove te fundit: Ne shkurt thoshin pse nuk mbyll kufijte, sot kane te tjera:
1) pse mbahen kufijte te mbyllur (ka disa dite kjo histori)
2) dhe ne momentin qe ka plane per te hapur levizjen dhe ekonomine fillojne dhe thone pse do hapen, duhet bere me kujdes
Thjesht gjerat duhen bere si dhe kur do PD
Kane harruar qe Qeveria eshte aty per te bere nje pune, te vendosi se cfare do beje e bazuar ne mandatin qe i kane dhene qytetaret
Opozita duhet te dije cfare kerkon: nuk mund te kerkoje qiqra ne hell dhe duhet te dine vete se cfare duan
Te ndjekesh Ramen eshte shume e veshtire sepse Ai loz me ta shah dhe e ka thene dhe vertetuar qe eshte mjeshter ne lojen e shahut
Opozita duhet te zgjedhi: se pari te pastrohet dhe pastaj te ringrihet
Dhe ne fund, do jemi ne votuesit qe vendosim
Dhe me sa duket zgjidhja per momenting eshte e qarte dhe ne gajasemi me kete opozite rrumpalle, nderkohe do te donim ta kishim tamam opozite
U vunè pèr muaj tè tèrè nè hotele luksoze?
Cinizèm sekserèsh dhe ndjesi tuxharèsh, mendèsi matrapazi dhe halabakèri hajdutèsh ordinerè.
Pèr Ymer Bazen, ka rèndèsi tè vetme se kush i mbush thesin, nga shumat e taksapaguesve shqiptarè.
Kur ia mbushte Saliu, ia merrte kèngès pèr Salinè, ashtu siç sheh “hotele luksi” tè Edit, aty ku media investigative do kèrkonte dokumentacion pèr lejet e ndèrtimit tè atyre gèrrmallave qè nuk duhet tè ishin ndèrtuar kurrè.
Shqiptarèt nuk kanè gazetarè me etikè profesionale.
Kanè disa Ymerè si Dylberè tè pushtetit qè janè gjithmonè aty ashtu siç janè ato “zonjat” tek semafori, qè edhe nè kohè kolere, nuk e ndalin dot ofrimin e shèrbimit.
Edi Rama duhet krahasuar apo matur, me premtimet qè bèri pèr tè marrè votèn. Ky bilanc, èshtè katastrofal.
Opozita? Cila opozitè? Po tè kishim patur tè tillè, Edi Rama shkon si kovè pusi dhe drejtèsia merrej me tè.
Kokrra e pallës qenke.
Nuk e kupton qe artikulli eshte nje vajtim per faktin qe nuk kemi opozitë dhe Rama tall bythen me lolot e Berishes dhe Ilir Metes?
Ti vazhdon i bie fyellit ne nje crime, derisa te te hyje fyelli komplet, dhe t’u biesh te shtate vrimave njeheresh.
Ti je idjot,por je edhe mashtrues si te gjith”rilindasit” me ne krye drogaxhiun.Nje nickname eshte minimalja e sinqeritetit o kafshe!
O debil,opzitë ka,sepse ka bere qindra padi,por ka edhe nje Qeveri gangsterash dhe hajdutesh dhe militante debila pa indetitet si ty.
Mbi 350 zyrtare te lidhur me krimin u larguan nga puna fale denoncimit te opozites dhe partnereve perendimore.Nje ushtri
gangsterash,llumi i shoqerise ne zyrat e Shtetit!Normal,D’Rama meriton karriken elektrike dhe e ka pak.
Rama nuk ka mbajtur 7 vite asnje premtim,ndersa Kryeministri Maqedonise u terhoq se nuk mbajti vetem nje premtim,ate te
moshapjes se negociatave me BE.E more vesht o debil,o jashtqitje e kombit shqiptare?
I sakte Mero that’s why I click Tema 20 or 50 times a day. Thank you again.
Opozita e sotme me Berisen dhe Bashen dhe ca qe u vene pas jane per tu qare hallin. Me sjelljen dhe qendrimet e tyre, jan bere karagjoz.
Motua e tyre eshte ; Hip se te vrava, zbrit se te vrava; Kjo opozite, e ka humbur rrugen edhe pse ri rrugeve. Ne 2021, dote diskreditohet fare, me keto qendrime qe mban.
Fantastik Mero
Na kënaqe me saktësinë e gjërave, na është bërë si rutinë, para se të flemë i hedhim një sy editorialit të Temës…dhe nuk zhgënjehemi për të vërtetat që dhëmbin. Por më mirë të tilla se gënjeshtra që na kanë mbajtur që nga ’90-ta e deri tek 2013-ta.
Shkurt muhabeti, pordhopozita shqiptare eshte: “Hip se te vrava, zbrit se te vrava”!
KRAHASONI MERON ME MERON
NJE MERO BYTHELEPIRES ME NJE MERO TE BALANCUAR
Me pelqeu komenti i”shqiptarit”.E kemi bere zakon te krahasojme nje qeverisje me nje tjeter paraardhese.Keshtu ndodhte ne komunizem ku krahasoheshim me kohen e Zogut,me pas ne demokraci me diktaturen pastaj Nanoan me Berishen e sot Ramen me Berishen..Jo or mik jo duhet dhene fund kesaj fabule.Ka ardhur koha ti bejme analize asaj çfar ke bere me atë qe ke premtuar.Per kete te kam ftuar edhe zotrote te na ndriçosh me diçka.Po me sa shoh nuk je akoma gati
Shumë dakort me turin
krahasimi jo me të vërtetën është psikopatik
Edi Rama ne qershor mbush 7 vjet ne pushtet. Cfare ka bere keto 7 vjet …. asgje 700 koncensione, 300-400 mije Shqiptar te larguar . Vitin tjeter 8 vjet ne pushtet do futet ne zgjedhje do vij ne Vlore do shprehet perfundova lungomaren ne 8 vjet … 3km shetitore qe ne Evrop e nderton edhe nje bashki e nje qyteti 10 mije banor ne 1 vite. Do publikoj edhe foto ne 3D per Lanen si e gjeti e si e beri, ndonje rruge qyteti periferik etj . Fabrika,rruge, vende pune …. zero. Ne Serbi 3 vitet e fundit 600 firma Gjermane ne Maqedoni mbi 400 firma te huaja ne Shqiperi edhe ato qe ishin iken . Me Dakon,Ahmetajn etj nuk ndertohet asgje vetem vidhet …. keto jane sukseset imagjinare te kryeministrit qe do ndertonte unazen ne Tirane 2km 40 miljon Euro, Gjiknuri do ti conte leket e vjedhura ne vendet offshore. Edi Rama eshte simbol i korrupsuonit beri mareveshje pushteti ne 2013 me Meten kunder te cilit dogji Tiranen ne 2011 ne 2018 e beri President vitin tjeter do behet perseri me te bashke. Hajduti hajduter do eshte i mbytur ne vjedhje …
Stermundimi per ti siguruar mbllacitjen nje grushti militantesh me silazhin e kalbur Rama.
Ne ate qe thote me te drejte komenti Turi-
Qeverite krahasohen ne anen me kryesore te qeverisjes – Ekonomine!
Le te bejme ca krahasime mes qeverive Berisha e Rama ne rrafshin ekonomik –
Qeveria Berisha –
Beri disa rritje te vogla rrogash e pensionesh
Mbajti fashen der 300 KW me cmim te ulur per energjine e konsumatorit familjar
Dha (sipas ligjit) per Buxhetore e Pensioniste ate qe quhet – Shperblimi i fund vitit a Rroga e 13te
Borxhi Publik ne 3013 ishte 62% (treguesi baze i nje ekonomie)
Qeveria Rama –
Asnje rritje page per Buxheroret ne 7 vjet (vetem nje rritje per pensionistet, nje pakete cigaresh)
Hoqi fashen e pageses me lire deri 300 KW duke e bere konsumatorin familjar te paguaj me shume per energji elektrike
Ka 7 dhjetore rrjesht qe nuk jep asnje lek shperblim per vitin e ri per Buxhetoret (ndonese eshte me ligj)
Borxhi Publik i fshehur pas PPP me i larti ne 30 vite post-1990 duke alarmuar FMN e BB qe disa here urdherojne stopim te PPP
KONKLUZIONI :
Qeveria Berisha ishte e dobet ne rritjen e mireqenies se shqiptareve
Qeveria Rama eshte qeveria me e forte ne varferimin e shqiptareve
E sakte suksesi i nje Qeverie matet me arritjet ne ekonomi,shto indikatorin kryesore terheqjen e kapiatlin huaj,dhe treguesin e qarte te
arritjes,vendet e reja te punes.Por investitoret e huaj jan larguar,vendet e punes minus.Qe te mbulojn kete deshtim,rendojn akoma
buxhetin me milionat per propaganden mashtruese te tyre.6.7.2018.Edi Rama: “Ndoshta do të talleni, por këtë vit kemi punësuar mbi
28 mijë persona.Kemi tejkaluar planin”. 5.7.2018 Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC)”Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende pune në
7 vite, më dobët se gjithë rajoni, kurse Maqedonia 103 mijë””Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende të reja pune në harkun kohor 2010-2017 (Maqedonia103.000,Kosova 85.000 )sipas raportimit të rezultateve nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) lidhur me Strategjinë 2020
të Europës Juglindore.
Mero,te lumte penda!