Nga Mero Baze
Nga gjithë ata që Albin Kurti emëroi këshilltarë, në distancë njihja vetëm Shkëlzen Gashin. Nuk e kam takuar nga afër, por duke mos qenë anonim si të tjerët, është një njeri që ka profil publik të spikatur. Autor libri, një publicist kontravers, provokues debatesh, dhe shpesh një gjenerues debatesh delikate.
Dilema që kisha kur u emërua më binte ndesh me profilin e Albin Kurtit, një autokrat i vendosur kundër mendimit ndryshe, një spastrues kritikësh brenda partisë, dhe një promovues i patriotizmit patetik.
Por duke mos ditur më shumë, mendova se, ose Gashi ka ndonjë anë të panjohur që i shërben Kurtit, ose ky i fundit po bën një sprovë për të ndryshuar profilin, si autokrat dhe të përballet me njerëz me mendim ndryshe, çka nuk është e këshillueshme shumë në një kabinet.
Shkëlzen Gashi nuk ka thënë asgjë të re nga sa ka thënë më parë në këtë temë. Albin Kurti ka qenë i qartë për këtë ndaj dhe mendova se po e merrte këshilltar për të provokuar kundërshtarët dhe në këtë pikë, për të fituar simpatinë e disa faktorëve ndërkombëtarë.
Ashtu siç shkuan punët, Shkëlzen Gashi u pa se vazhdoi të sillej si vetvetja, si ai që ka qenë dhe para se të ishte këshilltar i Albin Kurtit.
Fushata gati linçuese ndaj tij, në fakt nuk kishte të bënte me të, por me Albin Kurtin. Askush nuk i është vërsulur Shkëlzen Gashit këto 20 vjet, për të njëjtat gjëra që ai ka thënë, pasi ja kanë respektuar si mendim të lirë.
Ai u linçua pikërisht se kishte veshur kostumin e Albin Kurtit. Nëse Albin Kurti vërtet e ka punësuar këshilltar për ta përdorur për këtë qëllim, ai thjesht ka humbur betejën e parë me kundërshtarët e tij, për t’i provokuar në këtë pikë.
Ata arritën të kenë me vete opinionin pubik, kundër tij, jo kundër Gashit. Për Gashin askush “nuk ka nxjerrë revolverin” nga brezi 20 vjet, për të njëjtat tekste.
Ndaj i dorëzuari dhe i munduri në këtë histori është Albin Kurti.
Ai dështoi t’i provokojë kundërshtarët e vet në këtë pikë, përmes një mendje të lirë si këshilltari i tij.
Nga ana tjetër tingëllon dhe pak hipokrite qasja e Albin Kurtit ndaj Gjykatës Speciale.
Kur u miratua ligji për Gjykatën Speciale në Kuvend të Kosovës dy vjet më parë, Albin Kurti ka pas mbajt një fjalim populist, ku i thoshte Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt, se ju keni interes të fitojë “Vetëvendosja”, se nëse ne jemi në pushtet, u mbrojmë ju nga Gjykata Speciale, se ne nuk e njohim Gjykatën Speciale dhe nuk ju dorëzojmë aty etj..
Tani, nëse nga një anë sillesh si zhbërës i Gjykatës Speciale, e nga ana tjetër përdor mendje të lira në Kosovë, që ua njeh qëndrimin pro Gjykatës Speciale dhe qasjes radikale ndaj atyre që quhen krime mbi civilë serbë, do të thotë se je një makiavelist që keqpërdor dhe njerëz që u beson detyrën e këshilltarit, me qëllime të caktuara.
Histeria, nëse do ta quajmë kështu kundër Gashit, nuk ka lidhje fare me Gashin. Ka lidhje me makinacionet e Albin Kurtit, i cili në këtë rast, ka dashur të kapë pataten e nxehtë, më duart e këshilltarit të tij, që i ka të natyrshme këto qëndrime. Dhe kjo duket dhe në tekstin e largimit të tij. Kurti nuk thotë se është kundër mendimeve të Gashit. Ai thjeshtë thotë se deklarata shpërqëndron punët e qeverisë. E thënë më popullorçe, “thjesht nuk ndezi”
Ky është i vetmi shpjegim.
Unë nuk jam gati të besoj se Albin Kurti u befasua nga qëndrimet e Gashit dhe akoma më shumë të them, se u sfidua nga një mendim ndryshe nga këshilltari i tij. Ai u sfidua nga opinioni publik, pikërisht se opinioni publik nuk e pranon që Albini të jetë edhe nacionalist, edhe patriot, dhe të sulmojë nga pozita të kundërta duke përdorur një këshilltar, qoftë dhe në mënyrë spontane, duke ja ditur mendimet.
Dhe këtu ka të drejtë opinioni publik, por jo kundër Gashit, por kundër Kurtit.
Përndryshe asnjë këshilltar tjetër i Kurtit “nuk bën gabime”, pasi i ka zgjedhur të tillë që të mos kenë mendim, as në zyrë të Kurtit, e jo më në TV.
Praktikisht i ka zgjedhur t’i këshillojë dhe jo ta këshillojnë. Përveç Gashit, që duket se ishte i qartë për se e kishte marrë.
Te iku Like floriri nuk po ben me lojen si opozitar,tani meru me Kurtin qe po e luftoni sepse pikerisht nuk ka vjedhur !
Mero ben mire qe e sulmon albin kurtin ,sepse eshte diktatoruc dhe kopje identike e ed rames.
Per kete ne tirane qe ka bere nja 1000 here me shume dhe me keq se albini si nuk gjete ndonje llaf????
Vetem sot u lajmeruam se shqiptaret OBSH do i perdori si kavie. Nuk eshte se eshte hera e pare qe ed rama i perdor si kavie, e beri me armet kimike, e beri me plehrat e europes, e beri me hashashin dhe tani edhe kjo.
Do thuash ti e cte keqe ka ne kete mes ,kur 1 popull i tille e voton ed ramen pse mos te sillet keshtu
Deri diku ky eshte arsyetim i drejte po ti gjasme je mbrojtes i interesit publik o mero jo i parave dhe talljeve te trapit te ed rames.
Gjeje njehere guximin o mero se mbase nuk te ulet rroga. Po edhe po tu ul mbase eshte me i rendesishem shendeti i 1 shqiptari se rroga jote. Pamvaresisht ne eshte palle rilindje apo qytetar normal.
Brahuuu,pse te dogji?Te sulmosh UCK(me te mirat e te keqiat e komandanteve te gjalle),nga ana tjeter te sulmosh dhe te prishesh me USA qe eshte autore(bashke me UK),e lirise dhe pvaresise eshte njelloj si te mundohesh te c’besh ate qe eshte bere per Kosoven.
Fatkeqesi per Meron nuk eshte analiza qe bene ne zberthimin se kush eshte populisti Kurti ose siç e quajme ne rendomte nje narses i lig,por se ka lexues qe mendjne se Editorialet nuk duhet te behen per kombin por vetem per liliputet e ketushem,sepse nenketa njohim ose njohurite tona nuk shkojne pertej kufirit!Ndaj dhe parakomentuesi e ka kapur thelbin e editorialit ku ngaqe se kupton dot mendon qe Mero i eshte shkeputur realitetit Shqipetar dhe i eshte hedhur atij kosovar!Se fundemi do ti jap nje keshille komentuesit qe per nga emri duhet i vjeteruar:Nuk eshte faji i Meros qe dipazoni i te lexueit e me pak i te kuptuarit te problemeve ti vishen me padrejtesi dijes se kesaj pene si e Mero Bazes por faji i kapacitetit dhe deshires per te mesuar diçka me teper se sa floriri i Likes apo kanuni Berishor!
Ai kete editoril e bene per te kuptur populli pertej kufirit politikberjen e njeriut prej plasteline si pinoku prej druri!Kurti ne fakt ka vetem nje merak kur e futen ne thes e e hodhen ne lume se perse opozita e aleati i tij kur e futen ne thes dhe e hodhen ne lume e hodhen aq ceket ,pere nuk e hodhen me thelle pra deri ne largimin e tij si kryeminister se ai eshte i bindur qe po ta kishin hedhur me larg kishte me dale me ma shume peshq si Nastradin qe eshte!
O Mero mire bene qe e analizon gjate,se ka dhe nga ata qe nuk kuptojne,ose dhe qe nuk duan te kuptojne,por per nje mendje mesatare Albini dihet se kush eshte.Keto dy muaj u pa me se e qarte qe Albin Kurti eshte shembelltyra e mashtruesit ordiner,e vetmja pune qe di te beje ky bakabond eshte molotovi dhe gazi tymues.
Brenda dy muajeve u doli kallaj dhe lloqeve parimore te Albinit,ky destruktiv do izoluar nga politika se i ka sjell dhe po i sjell shume deme Kosoves.
Ti themi gjerat troc,Albinit as qe ja ndien per UpCK-en,synimi i tij eshte pushtet me cdo kusht dhe mjet,tipa si ky rrugac rrugesh jane shume te rrezikshem,Hysamedini i tij ne Tirane kishte zbuluar armiqt e jashtem dhe te brendshem.Demet qe po i sjelle Kosoves ky pervers jane te pallogaritshme.
Zgjohu Kosove,pa UCK nuk do kishte Kosove te pavarur,Albin Kurti nepermjet keshilltarit te vet perdhosi luften heroike te mijra shqiptareve per pavaresi,prandaj i madh dhe i vogel ne Kosove duhet ta denojne kete tradhti qe i behet heronjeve te luftes.Poshte tradhtaret!
Analize sh e thelle dhe sh e sakte! Te hedhesh “tymuese” ne cdo kohe, heret apo vone do helmosh dhe veten! Nje politikberes ne tymnaje, pa nje profil te qarte dhe me shume dritehije.
Mero,keto komente jane mero 1, mero 2,3,5,34? Vete shkruan e vete komenton. E verteta jane zgjedhjet,e kush nuk pranon ato ka frike se ka grabitur,ka mashtruar dhe kane tmer nga gjykata e votes. Njihen kush jane sherbetore te serbit ne kosove, por nuk dihet perse po i sherben mero baze vicicit????
Vetem shqiptaret e Shqiperise jane te afte me kuptue hipokrizine e Albin Kurtit,jo se jane me te zgjuar,por se nje te ngjashem e kane pase mbi kry 25 vjet Sali Ram Berishen.Sali Berisha i kapur fort mbas pushtetit e dogji Shqiperine ne 1997-en,beri grusht shteti ne 1998-en,vrau 4 njerez ne 2011,vitin e kaluar u bashkua me Albinin per ti vene zjarrin Shqiperise,ishte Amerika ajo qe shmangu nje 97 te dyte vitin e kaluar.Horrat e Saliut dhe horrat e Albinit jane 100% te njejte,prandaj ne ketej Drinit i njohim mire fashistet e ww-es.
Ka plote burra te keqinje qe nuk njihen si hajdut! Shpesh hajdutlleku maskohet! Por ka nje problem! Kurti duket si nje person i perzjere ne axhent te fshehte! Dalja trimrore dhe dinake kunder Usa tregon shume. Sepse neze ti je kunder dikujt do te thote se je pro kundershtarit te tij. Per mua Kurtin eshte i kapur nga serbo ruset ne fund te viteve 90!
Kur vjen puna te Albini bëhen bashkë të.gjitha Hienat në dy anët e kufirit.
Pse nuk pati të njejtin reagim për deklaratat e mikut të Thaçit e Ramës pas deklaratës në TV në e Buzhalës (tashmë i shitur te Thaçi e Mustafa) Baton Haxhiut i cili tha se marrëveshja e ardhshme me Serbinë duhet ti ketë tre elemente:
1.Marrëveshja duhet të përmbajë zhbërjen e gjykatës speciale.
2. Faljen (barazimin ) e krimeve në të anët seebe dhe shqiptare sepse nuk kanë pse dënohen njerëzit pas 20 vjetësh
3.Dhe një marrëveshje për Veriun e Kosovës
Shanset më të mëdha janë që të jetë një kurth i përgatitur më parë nga Buzhala, një prostitutë mediatike që tashmë përsëri është në prehërin e Thaqit e Mustafës, me të vetmin qëllim dëmtimin e imazhit të Albinit.
Kam vetem nje pike dyshimi ne kete shkrim. Ky moment eshtre qe ju zoti Mero nuk jeni gati te pranoni se Kurti u befasuaj nga qendrimet e Gashit dhe akoma me shume se u sfidua nga nje mendim ndryshe i Gashit.
Une duke u nisur nga biografia e Kurtit dhe shpirti i lire i Gashit, mendoj pak si ngryshe. Jam dakort se Kurtit i ka pelqyer qendrimi i Gashit per “krimet” e UCK ndaj civileve por nuk jam dakort se ai nuk do sfidohej nga ndonje qendrim ndryshe i Gashit.
Fakti qe Kurti e shkarkoi Gashin, 100 perqin ka te beje pikerisht per sfidimin qe i ka bere Gashi ne planin personal dhe jo ne “sulmin” qe ka bere ndaj luftetareve te UCK. Me sa duket Gashi ka zbuluar ndonje “pisllek” te Kurtit ne biografine e tij “patriotike” dhe si shpirt i “lire” qe eshte ja ka perplasur ne fytyre Kurtit. Keto histori jane te ngjashme me historite e Koci Xoxes apo Mehmet Shehut qe u shpallen spiune te Serbit, respektivisht te amerikanit, ne momentin qe i duheshin Enver Hoxhes. Kurti me kete veprim do te distancohet nga e verteta qe fshihet ne koken e Gashit. Ne te verte eshte shume vone per Kurtin. Anija e tij po mbytet dhe Gashi eshte nxituar te dali jashte. Ai me vone do flase per ate qe di.
UÇK-në nuk është se e duan as Thaçi e Haradinaj, ata thjesht e përdorin mirë. Pas luftës kanë bëre të kundërtën nga ajo që kanë luftuar. As familja Jashari nuk i pranon. Tash kakarisin pse na e shau një këshilltar i Albinit.
Kosovaret duhet ta kuptojne me kohe se pa Albinin do te perfundojne ne kthetrat e serbit.E llahtareshme eshte lufta pa princip qe po i behet TE VETMES SHPRESE QE KA SOT PER SOT KOMBI YNE E QE ESHTE VETVENDOSJA DHE LIDERI GJENIAL I SAJ nga vemje e sahanlepires amorfe si Tema me soj e sorollopin e saj.
Shko pi nje caj sene perzier me kamomil se mbase lehtesohesh.
ALBIN KURTI DUHET TE MESOJE ABC-NE E POLITIKES DHE DIPLOMACISE !
– Keshilltaret e tij politiko- diplomatike jane per te qare hallin…
– Shtigjet e pashkelura ta thyejne qafen!
– Qeverine e Kurtit e rrezoi Albino d.v.
– Nga Alban Dega, Nju Jork
E mbeshteta dhe pershendeta fitoren e Vetvendosjes dhe liderin e saj Albinin ne zgjedhjet e 6 Tetorit jo pse ishte i perkryer por per mendimin tim ishin dhe mbeten me te miret midis partive te tjera edhe per faktin se nuk jane perlyer ne plackitjet dhe hajni e me cizme te partive qeverisese te Kosoves megjithese i ka mundesite edhe votat per tu perfshi ne to.
Nuk jam penduar pasi ndryshe nga ithtaret dhe keshilltaret e tij politike e diplomatike nuk kam bere as lepepeqenin e as bythelepiresin e tij dhe te asnje politikani shqiptar deri sot.
Keshilla e pare vellazerore per Albin Kurtin para se te krijonte e sapo u krijua Qeveria e tij ka qene kujdes ne zgjedhje ne keshilltareve te cdo fushe sidomos te politikes dhe diplomaciacse nga kokat me te mencura dhe me te shquara te Kosoves, Shqiperise e me gjere pa e harruar as diasporen jo ass-kissers e lepepeqena !
E dyta, i kam sugjeruar te uli shpatat dhe shmanget sidromes me rrenimtare jo vetem te politikes se parí por edhe te shqiptareve ne teresi “ Albanus Adversus Albanus” – Shqiptaret kunder shqiptareve!
Askush si Faik Konica nuk e ka bere diagnozen kesaj semundjeje vdekjeprurese me percaktimin filozofik “ Armiku me i madh i shqiptareve jane vete shqiptaret”!
Shprehjen filozofike shqiptare “ I joti mishin ta han por kocken ta ruan!” ne shqiptaret, sifomos politikanet shqiptare e kane kthyer “ I joti mishin ta han dhe kockat ti bluan !”
Makabritet mbi makabritet!
Kete sindrome Albin Kurti e shfaqi qe gjate fushates zgjedhore e sidomos pas krijimit me shume veshtiresi te qeverise se tij laramane.
Ai jo vetem e ktheu babain e pavaresise se Kosoves dhe Presidentin ne detyre Hashim Thacin etjere ne tabele qitjeje e poligon lufte sikur ai te ishte e keqja me e madhe dhe koronovirusi i Kosoves e jo kryetari legjitim, kushtetues i saj.
Ne te njejten kohe ai mezi priti ti shpallte lufte SHBA-se, aleatit strategjik dhe mikut kryesor te shqiptareve si komb e Shqiperise si shtet, nenes e babes se lirise dhe Pavaresise se Kosoves. Sulmet e shpifjet e tij ndaj ambasadorit te Shtepise se Bardhe ne Prishtine ishin tipike autoritare nga ideologjia dhe rrugacerore nga sjell ja dhe edukata minimale diplomatike.
Po aq autoritare ishin edhe fjalimet e tij lojra fjalesh e recitime patetike kur edhe ne krye te vete partise se tij ka te sterkorruptuar, zhates e te perlyer ne afera mafioze. Pa e ngrohur akoma karriken e kryeministrit Albin Kurti filloi te beje garipin, te fortin e lagjes, kryeministrin, presidentin e mbretin e Kosoves. Ai shkarkoi njesoj si dikur Enver Hoxha, ministrin e Brendshem Veliun pa e pyetur “bashkekryeministrin” e liderin e kryealestin e tij Isa Mustafa me mendimin se LDK-ja eshte “ e bute”, paqesore dhe nuk do ndihet sikur vetem Albini ka tope e Mustafa e te tjeret jo.
E bute e bute por ta fute!
Me ruaj Zot nga terbimi i deleve se nga ujku ruhem vete, thone francezet.
Keto prirje autoritare nuk jane nje semundje e re e Albin Kurtit, por qe ne opozite kur guxoi te kapte per krahu ambasadoren amerikane ne mes te Prishtines cka perben nje veper penale me ligjet e Kosoves dhe ato nderkombetare qe percaktojne qarte “ paprekshmerine” e nje diplomati te rendomte edhe te shtetit me te vogel ne Bote e jo me ambasadoren e superfuqise Boterore, te aleatit dhe mikut me te madh, Ores Mitike tte shqiptareve si popull e komb kudo ne Bote tash e mbi nje shekull me pare,
Po aq i denueshem e ndeshkueshem eshte edhe akti i kthimit te Kuvendit te Kosoves ne nje skene gladiatoresh e pulari si nga Kurti edhe nga Haradinaj.
Keto veprime autoritare deri ne arrogance si ne opozite edhe ne qeverisje te Albin Kurtit dhe Vetvendosjes jane shenje dobesie, injorance politike, analfabetizmi diplomatik qe po thellohen edhe me tej nga bythelepiresit e tij politike e mediatike qe jane vene ne gare tia kalojne edhe Enver Hoxhes, Salí Berishes, Ilir Metes, Lulezim Cizmes, Petrit Paloqes… e mercenareve te tyre mediatike kunder “ imperializmit amerikan” dhe perfaqesuesve te tyre ne Tirane, Prishtine e deri ne Shtepine e Bardhe!
Ndaj qeverine e Kurtit e rrezoi Albini dhe askush tjeter!
Uroj qe ai ta kuptoje e ndreqe sa me pare politiken dhe keshilltaret e tij ne dobi e sherbim te popullit e shtetit te Kosoves!
From: Alban Dega
Date: April 6, 2020 at 4:51:49 PM EDT
Nuk kam asnje iluzion se shumica derrmuese e politikaneve shqiptare kane pak ide,pak moral dhe shume ambicie.Edhe Kurti ben pjese ne kete kategori.Por qendrimit ndaj keshilltarit eshte nje ceshtje e vogel per te vleresuar Kurtin .Ne te gjithe boten,per fat te keq,lideret spastrojne kedo qe nuk i bindet.Edhe ne vendet demokratike.Natyrisht politikanet shqiptare,me ndonje perjashtime ,jane akoma larg parametrave demokratike,Prandaj tua kerkosh kete o Mero vetem Albinit eshte hipokrizi.Por dua te bej nje pyetjen .Ja e hoqet Albinin pa e provuar me nje puc te bute….Por kush do te vije ,njerezit e Mustafes te lidhur me nje mije fije me Beogradin,..apo ata qe vertet ne luften clirimtare rrezikun dhe dhane cdo gje,por qe ne paqe si bajraktare rrembyen cdo gje….20 vite mjaftuan per tu pasuruar ,tani mjaft me,…Natyrisht qendrimit i Kurtit ndaj PS dhe Rames ishte nje pabesi e ndyre e cila vazhdon,por le ti leme vellezrit tane ne Kosove ti zgjidhnin vete problemet,pa u bere si Buzhala apo Batoni qe na Jane bere si ,,burri i nenes,, per politiken e Tiranes.
Olimia, gjithmone kam rrespektuar mendimin tend analitik, por ne lidhje me Kurtin, me duket se gabon:
1-Ti mund te kesh te drejte per Isen qe ka 100 lidhje me Serbin, por kjo nuk e mbron Kurtin. Pyetja qe te shroj eshte se a ka rendesi se dikush te vret me 100 plumba apo vetem me nje plumb mu ne balle? Kur shikoj Isen dhe Kurtin une gjithmone mendoj se burgu i Kurtit eshte I maftueshem per te thene qe Kurti eshte I lidhur me agjenturen serbe. Nuk kane rendesi 100 lidhje, por mjafton vetem nje lidhje qe quhet burgu i Nishit dhe ne te vritemi nga plumbi i Serbit. Kjo eshte histori tjeter…
Kete e mbeshtet edhe fakti qe Kurti shkarkoi Gashin. Argumenti jot se te gjithe lideret ne bote pastrojne kundershtaret nga administrate e tyre, eshte i drejte. Ne kete mesele pyetja eshte perse Kurti e shkarkoi Gashin? Pse Gashi ashtu papritur na doli kundershtar i Kurtit? Ku i ka shkelur ai ne kallo? Eshte naivitet te mendohet se ai e shkarkoi Gashin sepse ai “gjithmone” ka qene propagandist i krimeve te UCK ndaj civileve?
Duke njohur Kurtin me e vertete eshte se ai dicka di kunder Kurtit dhe si person “orgjinal” dhe kokeforte qe Gashi eshte, ai nuk i nenshtrohet atij per ta mbyllur gojen. Pikerisht ne kete te fshehte fle lepuri.
2-Keshilla jote qe ne te leme “vellezrite” tane Kosovare ta zgjidhin vet problemin eshte naivitet. Puna e pare eshte se historia e Kurtit me Shqiperine i ngjan histories qe nje djale nga qe Vlora kish kapur hajdutin. Babai i tha qe ai ta sillte hajdutin “lart” tek shtepia. Djali i tha se nuk e sillte dot. Babai ju pergjigj se po qe se nuk e sillte dot “lart”, le ta leshonte. Djali ju pergjigj: E le une po nuk me le ai….
Ti Olimpia ngaterrohesh keq ne kete mesele si ga historia e Kurtit ashtu dhe ne parim. Historia moj Olimpia, eshte se ishte Kurti qe futi hundet ne punet tona. Tani vertet Rama eshte terhequr nga problemet e Kosoves, por Kurti vazhdon akoma me insinuate te zbulimit te “tradhetareve” ne Shqiperi. Vetem para nje jave ai deklaroi se Gerel ne lidje te ngushte me Ramen dhe Thacin duan te “ndajne” Kosoven.
Keshtu, e dashura Olimpia, e la Rama Kurtin, por nuk e le Kurti Ramen, sepse kur punon sipas “udhezimeve” te te tjereve, nuk mund te besh zgjedhje te zgjuara.Kurti kursesi nuk mund te terhiqet sepse kjo nuk perputhet me misionin e tij… Bile une mendoj se Rama po gabon qe e le kete bukeshkelur shqiptar te bej pazar me Kombin tone. Rama jo vetem per Kosoven por edhe per Shqiperine duhet ti tregoje vendin Kurtit. Jo vetem per Shqiperine por thjeshte qe ai lufton Mikun tone te math, Ameriken. Rama duhet ti treoje botes dhe Amerikes se shqiptaret nuk jane me kete politike bukshkelese te Kurtit. Rama duhet ti tegoje vendin ketij tipi jo vetem se ai na ka sulmuaneve neve deri me revolucion, por edhe per vepriptarine e tij te dyshimte qe nga Rambujeja e deri sot qe ka qene gjithmone kunder interesave kombetare dhe pro serbe. Edhe sot ai kercenon me lufte civile Kosoven qe vetem nje spiun i Serbit mund ta beje. Kosova rrumpalle dhe Shqiperia rrumpalle jane plani afatgjate i agjentures serbe.
E fundit qe dua te te them eshte se Shqiperia ka te drejte nderkombetare dhe morale te kujdeset per shqiptaret kudo qe jane. Fati qe ti i jep Kurtit te drejte te kujdeset per ne dhe jo Shqiperise per Kosoven, eshte orjentim shume naïv. Ne Olimpia jemi shteti meme dhe quhemi Shqiperi sepse jemi Shqiptare. Emri Kosove nuk lidhet direct me fjalen Shqiptar. Bile Serbet thone se Kosovo do te thote “zemra e Serbise” Pradaj te lutem kupto se kush eshte “maunja” dhe kush “vapori”….
Mero mos dil nga rreshti,vazhdo ti biesh opozites dhe likes ! C’ka ndodhur?????
Albin Kurti eshte fatkeqesia natyrore eKosoves.Si zedhenes i Adem Demaqit ne zyren e UC K ….Demaci nuk tha ndonje fjale te mire per Albinin.Hyri ne burge ne Serbi dhe duli para kohe pa u lagur.E priten solemnisht PDK,por ai me vone nuk i perfilli.Kur syt e botes ishin nga Kosova ai edhe kur hyri ne kuvend si parti politike ,digjte kuvendin hidhte gazlotesjelles….P.s. Ish bashkepuntori i Kurtit nje kohe kryetar i LV visar imeri ne nje dukumentar te tv te Serbska Republika „Raspad Jugoslavie i NATO bombardovanja“shau dhe ofendoj UCK dhe NATOn si te ishte Albini shante Rugoven si tradhetar dhe tash bri kualicion me partin e tije.Albini me pretekst per kufit don te pengaj hecjen perpura te Kosoves dhe prishjen e raporteve me SHBA.
Kosova shembulli i demokracis dhe bashkpunimit politik per disa dallkaut gazetar dhe politikan shqipetare.Kosova qe nxori rezultatin e zgjedhjeve brenda 2 ditesh por kane kaluar edhe disa muaj dhe eshte pa qeveri akoma.Shikojeni nje cik dhe beni nje krahasim midis te realitetit politik dhe do te shikoni qe te gjithe ata qe jane perkrahsit e albin kurtit i cili humbi vote besimin ne menyre demokratike ne parlament,ishin per revolucin te dhunshem ne ruge dhe jo ne paelament.Tju rroje albini atyre se ne mire kemi Edi Ramen
Albini po i sjell Dem te madh Kosoves.po perserit Mesimet e “Xhaxhit Enver””.Kundra Imperializmit Amerikan dhe te tjera dhe te tjera….Prandaj duhet te menjanohet nga politika Kosovare .Boll me keta karagjoze artificiale.
Mero mercenari,nuk je gje tjeter pervecse nje cinik !
Perse jenii kunderven me mishe dhe shpirti Albin kapedanit?!
KU FLE LEPURI MERO CORAPEKUQI?! MOS U MERR ME ALBININ POR NA THUAJ DICKA PER BUTON HAXHIUN SE KUJT I SHERBEN?!
O Mero mbase Albini nuk eshte perfekt. Ka dhe ai mangesi. Po perpara se të anatemosh Albinin bej nje analize se çfarë i kane bërë Kosovës komandantët dhe ish komandantët e UÇK-së keto 20 vjet. E kane grabitur më shumë se shkijet.
Lere Albinin ta mbarojë nje mandat e pastaj sulmoje se kaq shume shkrime negative qe ke bere ti për Albinin as gazeta Kurir nuk I ka bërë.
Vetem shqiptaret e Shqiperise jane te afte me kuptue hipokrizine e Albin Kurtit,jo se jane me te zgjuar,por se nje te ngjashem e kane pase mbi kry 25 vjet Sali Ram Berishen.Sali Berisha i kapur fort mbas pushtetit e dogji Shqiperine ne 1997-en,beri grusht shteti ne 1998-en,vrau 4 njerez ne 2011,vitin e kaluar u bashkua me Albinin per ti vene zjarrin Shqiperise,ishte Amerika ajo qe shmangu nje 97 te dyte vitin e kaluar.Horrat e Saliut dhe horrat e Albinit jane 100% te njejte,prandaj ne ketej Drinit i njohim mire fashistet e ww-es.
Lexoni nje shkrim te Milaim Zekes,Albini eshte Makiavel,qellimi justifikon mjetin,ky eshte Albin mashtruesi,mos kini asnje iluzion.
Të lumtë Mero! e paske kapur peshkun nga koka! Revolta ndaj hipokrizisë së Albinit është tamam ajo që ndezi opinionin! Ai po provon braktisjen e parimeve të shprehura të Vetvendosjes dhe ofertës së saj elektorale! Për çëndrimin ndaj UÇK-së mendoj se ai e përdori Gashin ta përçonte një mesazh se ai sihte adresa goditëse ndaj ish UÇsë si strukturë! ETJ Reapekt!
Kur e pyeten Albin Kurtin per nje gazetar qe e sulmonte se pse nuk i pergjigjej, Albini tha – Kur qeni kerkon te me kafshoje kembet, por une nuk do kafshoj kembet e qenit…
Besoj se ishin te mjaftushem dy muaj per te cmitizuar nje demagog dhe mashtrues si Albini.Ky llafollog dhe dredharak i se vertetes eshte bere rrezik per Kosoven,kam besim se shqipot e Kosoves do ja trgojne vendin ketij legen burri.
Z. Baze ne shume raste ka marre anen e te keqes, dhe vazhdon akoma ta beje ate duke sulmuar me pagese Z. Kurti!