Nga Mero Baze
Behxhet Pacollin nuk e kam dashur qysh ditën e parë që hyri në politikë. Përpjekja e tij për t’iu imponuar qytetarëve të Kosovës si i pasur, pastaj si njeri që i siguronte votat përmes bamirësisë, mesazhet e tij të turbullta politike që merrnin model zhvillimi Kazakistanin, ku ai bën biznes me një diktator lindor dhe plot vese të tjera, që i futi si virus në politikën e Kosovës, ishin arsye të mjaftueshme për të qenë kritik me të.
Dhe ai nuk arriti dot suksesin e biznesit në politikë. Mbeti në periferinë e politikës, duke u përpjekur të kapë poste me kushtëzim të votave të pakicës së tij.
Natyrisht nuk shkëlqeu as si ministër i Jashtëm, për shkak të keqkuptimit që ka, se bota mund të blihet me para. Dhe kjo çoi në më shumë ç’njohje se sa njohje të Kosovës.
Por ajo që po ndodhi 24 orët e fundit me të, është një turp, që në fakt i bën skanerin jo vetëm vesit linçues të Albin Kurtit ndaj kundërshtarëve të vet, por dëshmon dhe mendësinë parapolitike të shtetit të Kosovës, në reagimin ndaj skandaleve të tilla.
Bexhet Pacolli është mes të tjerash një qytetar i pasur i Zvicrës, i çertifikuar si i paprekur nga virusi, që ka kushte maksimale për të udhëtuar i vetëm dhe për t’u vetëkarantinuar i vetëm, në “sarajet” e tij 5 hektarë në Prishtinë. Ka plot njerëz që i urrejnë të pasurit, por kjo nuk e ndryshon fatin e tyre.
Kaq sa i takon masave të vetëkarantinimit.
E njëta qeveri ka lejuar dhe në fakt nuk ka bythë t’i ndalojë dhjetëra deputetë të “Listës Serbe” që hyjnë e dalin në Serbi sipas qejfit, dhe po ashtu, sipas raporteve në shtyp, kanë përdorur dhe kritere preferenciale për biznesmenë të Kosovës.
Gjuetia ndaj Pacollit, është thjesht një neveri politike, që tregon se Albin Kurti për një “plesht e djeg jorganin”. Atij nuk i hyn në sy as kriza politike, as kriza e pandemisë, por vetëm të linçojë një njeri që mund të jetë kyç në formimin e qeverisë së kundërshtarëve të tij. Mendoni sikur ky të kishte mundësi ta vriste, me sa lehtësi e bënte.
Kjo zhbën çdo përpjekje për ta vizatuar këtë njeri si parimor. Është thjesht një inatçi provincial, që nuk e kontrollon dot veten.
Nga ana tjetër, po kaq banale është gjesti i futjes së Pacollit në Kosovë me eskortë të presidentit. E di që është ligjore, por nuk është politike.
Ndarja e shtetit të Kosovës në “pushtet” të presidentit” dhe “pushtet të kryeministrit” më kujton Malin e Zi të viteve ‘90, kur nga Vladimiri e deri në Muriqan, e kishte Bulatoviçi me ushtri, e nga Vladimiri e lart, Gjukanoviçi me polici. Tani meqë Albini është nga Vladimiri, të na e kursejë këtë shijen e keqe që krijon idenë e barrikadimit të dy pushteteve brenda shtetit.
Behxhet Pacolli duhet të ulej në Prishtinë si qytetar i rëndësishëm i Kosovës, siç dhe është, pavarësisht se nuk e kam qejf unë.
Ai e ka avionin e vet dhe hapësirën e vet të mjaftueshme për t’u vetëkarantinuar, si shumë politikanë në botë që ndodh të kenë përballje me këtë protokoll shëndetësor.
Pastaj, ai kaçaku që ushtron detyrën e ministrit të Brendshëm le ta arrestonte, nëse mundej.
Asgjë nuk i ndodh Behxhet Pacollit nga një gjest i tillë. Përkundrazi fiton si viktimë e një inati provincial të disa linçuesve primitivë, që kanë zaptuar disa karrige dhe duan të vrasin gjithkënd që mendojnë se mund t’ua zërë ato karrige.
Nuk ka gjë më poshtëruese për Albin Kurtit dhe disa idiotë që ka pas, se të përballet me një situatë të tillë. Nuk di ndonjë politikan në botë që ka fituar pikë duke arrestuar për arsye politike, teka dhe frikë pushteti, kundërshtarë të tij. Albini mund të pyesë Berishën sa i ka kushtuar kjo idiotësi.
Ndaj mënyra se si Pacolli po përballet me këtë situatë, nuk është normale. Atij kaçakut kryepolic, që “i kërkon lokacionin”, t’i thotë eja se këtu më ke, dhe të përballet me të. Thjeshtë e bën më qesharak Albin Kurtin dhe më politike situatën.
Albin Kurti mendon se po e poshtëron Behxhet Pacollin duke kërkuar ta arrestojë, apo ta karantinojë bashkë me të tjerë. Por më e keqja është se dhe Pacolli mendon se poshtërohet.
Kjo tregon se sa parapolitike, janë palët në konflikt në Kosovë.
Kjo është një betejë që e fiton ai që sillet politikisht. Nuk e fiton dot as Albin Kurti që sillet si cub linçues, dhe as ky tjetri që sillet si person në kërkim.
Edhe 5 dite Mero e gjithça do te shkoje ne vendin e vet!Albini thone qe do behet doganier ne kufirin me Serbine e do kontrolloje gjithe mallerat qe hyjne e dalin pa reciprocitet!Ndaj duroni dhe 5 dite e gjithkush ka me gjet vendin e vet!Ma do mendja qe nga Shtatori Al Bini ka me fillue molotovet kuder kuvendit te Kosoves !Ate nuk po e shqeteson shume kjo pune sesa kishte ba plan qe ne shtator te digjte Kuvendin e Shqiperise me teorine konfuciste :Ma mire dy shtete te dobeta se sa nje shtet i fuqishem!
I madh je Mero . Brilant ne te gjitha analizat qe ben.
Zoti Mero ksaj loje i thon SHAH MATose ne gjuhen e pleqve i ngeli DOPIO 6 ne dore Albin Kurti se i ka bere llogarit si Lulka 7✖️7=42 per numrin e deputetve per formimin e qeverise re.
Po ku je ore Mero se kemi dy dite qe te presim e Albini ka mendue qe brenda ne makinen e presidentit paske qene ti qe e ke shoqeruar Bexhet Pacollin!
Bishti ju mungon! Primitizem i theksuar!
Hë mo Ladi, mirë je? Kujt i mungon bishti, o mjeran? Kosovarëve?
Politikes kosovës
Qesharakë po tregohen politikanët ne Kosivë, por dhe të rrezikshëm.
Sa trishtim me paaftësinë e shqiptarëve për te drejtuar edhe nje vend kaq të vogël!
Zt. Mero, Albin Kurti nuk po e poshtëron Zt. Pacolli por ky e poshtëroi vetëvehten sepse si biznesmen më i madhi shqipëtar të bie kaq poshtë dhe të i nënshtrohet qoftë edhe Isa Mustafës apo “kaçakut” kryepolic. Miliarderi Pacolli i ka vetëm 2 (dy) deputet. A ka moment? Ka, ne shqiptarët e Kosovës jemi produkti Made in Kosovo*
Cfare jane keto shfaqje te ulta qeverritare dhe shteterore ?!?! Pacollin se kam pas qejf ne politike megjithese ka bere financjarisht me shume se cdo biznesmen tjeter ne Kosove per bamiresi. Madje dhe ne Shqiperi. Por kjo sa ja rrit vlerat politike qe per momentin nuk I meritojn. Cfare do ti bejn, do ta burgosin?!?! Cjane keto budalliqe.. Albin, dole si Lulka, kokebosh..
Po pse mo ca ka Pacolli me shume se ata fukarejt qe lane qelbesirat ne kufi per dite me rradhe? Shpirt pacolli shpirt ata. Te rrinte 14 dine ne karantine si gjithe bota. Apo karantina eshte vetem per fukarejte!!! Ptuuu popull skllav
Kur nuk ta mban xhepi, rri ne shpi dhe mos bridh shteteve e mos u ndjej. Kufiri ishte mbyll me kohe por jo fluturimet private qe jane te domosdoshme apo humanitare. Jo ai deputet eshte si Alimadhi qe bridhte por Kosova ska legjislacjon per denim.. Ha gjobe qe Pacolli e perballon..
Te etiketosh Albin Kurtin e shoke e tij si dieter e Cuba eshte danka me e zeze QE nje njeri mund ti veje ne ball votes qofte edhe nga Tepelena si po a e ketij kaalemxhiut kacak e parapolitik I rregjur
Nuk thone kot se I shami te shan?
Ti Meri nuk je cub. Ti je cubel.
Ne tere kete mesele, atij kacakut duhet ti tregohet hisoria e Tritanit ne Fier. Fryhet kacaku se e mat vehten me hijen e mengjezit. Nuk e di kacaku se forcen ta jep pushteti dhe kur pushteti te iken te mbetet vetem drejtesia. Primitiv ne kulm qe do te zgjidh politiken me forcen e policit. Gishti nga koburja do i perfundoje ne byth.
Sa per Kurtin, pasi I lepiu bythen Vuciqit, duke lene te lire levizjen e mallrave dhe njerzve me Serbine, desh ti lepinte bythen edhe Rames duke I thene se te kam derguar leter dashurie. Tamam kalama, sikur ne nuk kuptojme se kur ka vezen ne bythe, Kurti behet frikacak. Keshtu beri ne burgun e Nishit, Keshtu po ben dhe tani. Tani po e kalon problemin ne planin personal. Me siguri po kerkon ti haje koken vehtes qe te fshehi te kaluaren e tij te erret. Jo vetm te kaluaren por edhe veprimtarine e sotshme.
Urdherin e ka qe te beje Kosoven rrumpalle Duke pare qe populli e kuptoi veprimtarine e tij armiqesore, i mbetet vetem vetevarja njelloj si Mehmet Shehut. Ra ne kracken e hallves se prishur qe henri ne burgun serb. Te gjithe spiunet kane te njejtin fund.
Bini edhe ne pamje, edhe ne politike si arre gunge.
E kam shkrujt disa here se Albini eshte Sali Berisha,fatekeqesisht nuk kane asnje ndryshim.Kujtoni veprimet e Saliut 92-97,kujtoni krimet e tij ne pushtet qe te bindeni se Albini duhet larguar urgjent.Shqiptaret e Kosoves duhet te nxjerin mesime nga shqiptaret e Shqiperise,qe i kane hequr ne kurris krimet e Sali Berishes.
o bregu i lanes .pse ligji nuk eshte i njejte per te gjith.
po pse i nenshtrohes qe edhte keto ne shqipri .hajditi ,gangesteri, nderohet dhe fakir fukaraj i heaq te gjuthe te keqitrajtohet
Bishti qenit mbetet bisht qeni,dhe Albini dy muaj kryeminister vertetoj se nuk eshte me teper se nje rrugac rrugesh,i mbuluar me aurolen e gjithediturit qe mund te genjej disa trushpelar te ww-es.Shikoni dishepujt e Albinit ne Tirane,njeri eshte islamisti Hysamedin Ferraj,dhe tjetri mustaqe Muti Bojken Abazi,dhe ky idiot noterik,me emrin Albin,mendon se shqiptaret e Shqiperise do ndjekin keta zagaret e www ne Tirane.
Can bohet mor jahu,ca mender kryeministri eshte ky Albin edepsezi,si ka mundesi qe nje drejtues shteti te meret me cic-mice sikur te jet vakabond rrugesh,hiqeni mo njesahat e me pare kete horr horri.
“Nuk me pelqen Pacolli si njeri por me shume si politikan,madje me qenejen e tij si minister i jashtem,kosova pesoje me shume terheqje sesa njohje”…thote Merua.
I thote keto Merua,sikur po diskutojme per Ruanden…e te behet cfare te behet neve nuk na hun gje ne pune.
Se kush e zgjodhi pacollin,se a kishte aprovim nga shqiperia,se sesi u la kaq kohe nje njeri me konceptet qe na pershkruan Merua…asnje fjale,asnje argumet,asnje pyetje per kryeministrat e presidetet te te dy vendeve z.Mero?!
Ndonje cudi sesi lejohen keta njerez ne keto ppste ke?!
Vari lesht…per kosoven po shkruan.
Nuk e di…ngelem pa fjale…ose cmendem kur diskutojme kaq lehte per kosoven
E bukura qe ketej e tutje eshte se haradinaj u fut prap ne qeverri…por me mustafen qe eshte pro rames…hajde te filloje prap gallata u be kjo puna e kosoves
Edi fle?!
Mire edi qe eshte futur ne terrin e tij …po ti Mero?!
O ABC idioti.
Pikërisht per idiotizmat politike qe flet ti po flet edhe Mero Baze. Vetem se ti i trajton si rrugaç. Ky eshte ndryshimi. Sepse PD parti e rruges ka qene gjithmone.
Kjo menyre sjedhje e poltikes kosovare i sherben vetem Serbeve.Vazhdoni se po beheni gazi i botes.
Al Bini planifikoi te marshonte edhe ne Tirane ne festen e Pavarsise per te vendosur drejtesi ne Shqiperi, thua se ne Kosove e ndriti. Eh pike e zeze!!!
Cfare goditje mjeshterore e fatit, ngjani edhe fizikisht me Walter Durantyn!
Albini ka trembur shefat e Meros, prandaj duhet shkateruar me çdo mjet.
Kosova duhet ti kthehet urgjent normalitetit,dy muaj eksperiment me qeveri kalamanjsh,besoj se jane te mjafrueshem per te kuptuar se qeverisja nuk eshte loder ciliminjsh.
Mero ,askush nuk ta shton dashurine apo ta heq per Pacollin dhe normal ky eshte mendimi yt personal.
Pacolli e votoi Kurtin dy here dhe te gjithe u habiten qe Kurt karavastaja nuk mori Pacollin ne qeveri ,qofte dhe si propozim,i duhej shume Kurtit.
Pacolli eshte peshe shume e “rende” dhe nuk kalohet kollaj,qofte dhe pa deputet fare.Eksperienca e Pacollit eshte e pakrahasueshme ,me ulje dhe ngritje,me reputacion nderkombetar ,si polirtikan dhe si biznesmen.
Me kujtohet kur vajti ne Afganistan dhe liroi dy pengje te BBC nga talebanet (njera vajze ishte kosovare) me rrezik ne koke dhe me para te madhe.Sa ka harxhuar Pacolli ne Kosove dhe Shqiperi as qe llogariten.Po asnjerit nuk i hyn ne sy,boll qe punon ne Kazakistan dhe jo psh ne Paris apo New -York.Me shqipot te ze belaja,me mire leri ne mut sic jane se te duan me shume ,te pakten nuk te shajne.
Si te thuash ja freskuan pak topet Pacollit .nga te dy anet e kufirit.
Po kjo çfare lidhje kishte? Kokrra e trapit qenke, prandaj nuk na pranojne ne Europe. Ka shume si ty.
Fantastik si gjithmone Mero Baze…. Kosova eshte ne nje krize te thelle qe tregon se nuk dine te bejne shtet, u gezuan per fitoren e Albin Kurtit se gjoja do te shpetonte Kosoven por e tregoi veten shume shpejt se eshte pa asnje vlere bile eshte idjot me i madh se Ramush Haradinaj por ketyre gomereve ju ka mbet qeveria ne dore. Kaq te ndyre jane keta politikane sa qe eshte krijuar nje urrejtje mes dy vendeve tona dhe kjo eshte dora e UDB qe eshte e forte ne te dy krahet sepse ketu ne Shqiperi ka Sali kriminelin.
Z. Gjarpri, president e mori Z. Pacolli, nje deputet dhe miliarder, ne nje thes mbi kurriz dhe e kaloi ne menyre klandestine (fshehtas) matane kufirit! O ç’gallate e forte! Keto do te mbeten ne historine e humorit te zi!
o mero djali
sa me shume e shan e fyen albinin .aq me shume po i shtoh perkrahjen.
I kam pare te botuara edhe ne shtypin e kosoves artikujt tuaj,po ata nuk kane komente,
Por situata per fatin tend te keq ,po perbyste ne favor te albninit,
Meso se ne mocionon e mosbesimit ne daten 25 Mars,ka marre pjese nje deputet i denuar me burg.
Kjo gjithe procesin e ben zero se do cohet ne gjykaten kushtetuse dhe si ne rastin e mikut tend Pacolli qe u shkarkua si president se u votua vetem nga nje vote qe ishte e pa vleshme ,dhe kjo ishte vota e tij.
Fillo merr furcen se albini nuk iken
`pacolli u be gango ,se muk e ndaloj kush te ulesh ne kosove .
donte zfurme dhe gjen edhe mendje ndryshkur su zotrote mero qe i ben jehone.
kete donte
Shume thjeshte eshte kjo pune: Thaqi dhe Pacolli nuk e respektuan shtetin e Kosoves as ligjet e Kushtetuten, Pse mos na qenka presidenti yne TAXI dhe te trafikoje ilegalisht nje qytetar te Kosoves? Te japin pergjegjesi e llogari para ligjit qe te dyte, Pacolli do duhej te lajmerohet me dokument identifikues ne kufi dhe ti nenshtrohej procedurave tjera ligjore te Kosoves per hyrje ilegale (te ndihmuar e orkestruar nga Thaqi). Thaqi duhet te jap doreheqje per nje veprim antiligjor e antikushtetues! Keshtu veproi para dy vitesh kur ua dorezoi “Gylenistet” turqeve. Kosova nuk mund te heshte me, ajo po zgjohet nga letargjia!
Shkrimi ne fjale eshte i neveritshem,sepse eshte LEHJA e radhes qe ben Meroja kunder Kurtit,per persheshin e radhes.
Nuk na the asgje per rolin prej loloje te presidentit ne kete rast. Pse detyrohet presidenti qe te shkoje vete me makinen e tij si zyrtar i shtetit dhe ne kundershtim me rregullat protokollare qe jane ligji ne kete rast qe ta marre nga Shqiperia. Na thuaj se cfare interesi ka ne kete mes “ gjarperi “ ne kete mes qe behet argat i Pacollit. Eshte ne alarm presidenti se pas ketij viti e pret burgu per te gjitha vjedhjet qe ka bere tash 20 vjet ne politiken e Kosoves.
Nje dyshim kane njerezit per ty qe me shkrimet e tua po mbron korupsionin e larte kryeministror ,sic e quan avokat Ngjela , ne Kosove.
Perse, eshte e ndaluar te besh politiken edhe te Putinit, edhe te Trampit?
Sot per sot bota shqiptare ka Vetem nje lider e vetem nje atdhetar te kulluar QE eshte Albin Kurti
E Ardhmja e Albinit: Kontigjent per Drejtesine si Kacak Ilegjitim.
Zotni Mero
Dicka nuk shkon.
Te niset Pacolli me avion privat nga Zvicrra eshte dicka normale.
Autoritetet e aviacionit ne Zvicerr te japin te drejten e fluturimit per ne Kosove dhe Autoriteti i Aviacionit Civil ne Kosove eshte i detyruar ti jape OK per ulje te avionit. Dy autoritetet e aviacionit civil, punojne ne kordinim me njeri tjetrin qe ne nisje . Dhe e miraton edhe qendra e tyre ne Bruksel.
E nis Zvicra dhe Kosova e le ne ajer.
TURP.
Patjeter do jete ulur ne aeroportin e Kukesit, sepse Thaci per dy ore nuk mund te shkoje e te vije ne Rinas.
TURP per Kosoven. Te arrestoje nje deputet.
Do te ngelen ne histori per gafa te tilla.
Albini qe tani filloi opoziten destruktive. Ate e ben shume mire.
undefined
So Sezz si x as to sz zzs is¥%‰‰%swseeesdsddsdsz, s sXz,”2wh
Vladimir ose Katerkolle ne shqip vjen nga latinishtja kater kodra, rruges per Ulqin ndryshe edhe ne shqiperi quhet Anamalit
O Mero,po kjo gazeta jote Tema a nuk eshte bere parapolitike?Sulmet e perditshme thuajase,ndaj UCK,ndaj presidentit Thaqi ndaj PDK nga E.Robelli ,nje militant i rugoves dhenje bisht i Serbis si duhet te shpjegohet?
Mos i merrni kaq lehtē kta albinrat ! Po nuk vuri dorē fuqishēm shba kosova rrezikon luftē civile nē ditēt nē vijim !.
O Ymer ,Nuk u merzite se sulmuari Albin Kurtin .Pse Po na nxitoka Bexheti per tu kthy ne kosove ne nje situate pandemie,sigurisht jo per Te shpetu kosoven ,por na thirret per Te vazhdu komedia e orkestruar nga presidenti Hashim thaqi ,ajo e mosndryshimit per Te futur ne qeverine e jashtligjshme Te njejtet hajdute,Te njejtet persona qe Jane pergjegjes per gjendjen ku ndodhet shteti ne kosove.Per tu kriju qeveria kurti u deshen 3 muaj negociata nga dy partite kryesore fituese VV dheLDK .kurse tani LDK po na e krijon qeverine e jashtligjshme me nxitim duke hedhur parulla Te dala boje se Albini na eshte komunist etj.Neqoftese qeveria kurti ra ,do te thote VV DHE LDK si parti perberese nuk kane Te drejte Te kerkojne Te bejne kualicione se Te dyja Jane rrezuar,Dmth I takon popullit Te zgjedhe dhe jo dirigjimit antikushtetues Te presidentit hashim thaqi qe Duhet te denohet per shkeljen e kushtetutes.Keshtu edhe ardhja me emergjence e famshit bexhet pacolli eshte pergatitja per Te mbledhur numrin e duhur per votimine e nje qeverie Te parapergatitur nga elemente qe duan jo shtetin ligjor.Ti o Ymer Nuk ke hallin e Albinit ,ke hallin e rahmutit se mos Te kete ndryshim as ne shqiperi por Te vazhdojne te udheqin forca politike Te padenja per shtet ligjor duke futur ne kete thes edhe partine e sali pordhes.Thirrjet e mercenareve si baton haxhiu per amnisti Te shtetit fashist serb ,per amnisti per vrasjet ne mase per dhunimim e Shqiptareve per zhdukjen e mbi 1500 njerezve qe Nuk dihen ku gjenden eshte ne nje linje me kete pergatitje per formimin e nje qeverie kosovare Te diktuar nga elemente armiqsore per keqen e Shqiptareve por jo per demokratizinin e shtetit Te kosoves.
@Arjan.
Mjendjelehtesise tende une I ve epitetin dashnor i Kurtit. Mundohesh te spjegosh kushtetuten por del thjeshte nje fyell. Hashimi ne kete rast ndoqi rrugen ligjore. I kerkoi Hashimit 4 here te provoje prape te beje qeveri. Ai jo se nuk do, por se nuk mund. Ai ka humbur legjimitetin ne syte e te terve, pervec syve te tu. Hashimi po sipas kesaj llogje, ja dha te drejten Ises…e keshtu me rradhe kjo pune do vente deri tek e drejta qe Asociacioni I Spiuneve te Serbit me perqindje 0.00001 do kishte te drejten, te bente qeverine. Kurti siperfaqesues e i ketij asociacioni do kish prape te drejten, ne fund kur te tera partite e tjera nuk do ishin ne gjendje te benin qeveri. Ai nuk preferoi te priste sepse ai ka marre urdher qene bashkepunim me asociasionin e spiuneve te Serbit ta beje Kosoven rrumpalle. Ai nuk behet merak per llogjike apo kushteushmeri. Ai si djalli vet qe eshte ose I udhezuar nga Koloneli, dha mendimin qe te ishte Kryeminister deri sa te zhduket koronavirusi. Meqe koronavirusi nuk do zhduket, spiuni i bente llogarite qe duke qendruar per nje kohe te gjate si Kryeminister, do kish kohe qe Kosoven ta bente rrumpalle dale e ngadale, pa rene ne sy. Do perdorte taktiken here me Vuciqin. here me Ameriken. here kunder Vuciqit dhe here kunder Amerikes, gjiihmone nje hap para drejt kethimit te Serbit ne Kosove…
Meqe Thaci ashtu si dhe ne Rrambuje nuk e hengri karremin e spiunit, atij nuk I ka mbetur gje vecse te hidhet ne zjarr me vruul revolucionar(si revolucionet e Sales) per ta bere Kosoven rrumpalle. Bexhet Pacolli eshte vetem nje element ne kete skenario. Ai perdori Thacin, perdori Hisen. U hodh ne Shqiperi. Hoqi flamurin nga zyra. Shpalli Ramen spiun. Tentoi revolucioni kurtovicjan, por gjithmone I ngeli huri ne byth. Tani ai nuk ka me kohe. Po u ben hapur thirje dallkaukeve me tru dhe shumica pa tru te Kosoves te djegin Kosoven….
Ti Arjan je nje nga ata qe ke tru. Ti je ndergjegjshem qe Kurti eshte spiun I serbit dhe e ndjek ate me vetedije. Ti nuk je spiun por je I te njejtit soj qe ishin dhe bashibozuket e Sales, qe per pese aspra vrane dhe prene, duke marre damken e tradhetarit….
Mero, del që.Pacolli nuk ka qënë në makinën e Thaçit. Ai është në Shqipëri për ndihmën nga tërmeti. Pse bëheni si gratë e këqia?
U keput me dysh Merua i shkrete duke shkruar tashme jo vetem per ne Shqiperi, por dhe per ne Kosove ashtu si i pelqen Rames.