Me mijëra njerëz janë mbledhur në radhë në qytetin Centurion të Afrikës së Jugut për të marrë ndihma ushqimore, pas krizës që ka shkaktuar izolimi nga COVID0-19.
Pamjet me dron tregojnë me mijëra persona që kanë formuar një radhë katër kilometra të gjatë, pas ndihmave që u mblodhën nga biznese të ndryshme për banorët informalë të Mooiplaasit.
Afrika e Jugut ka pesë javë që zbaton masa të rrepta kufizuese duke mos lejuar hapjen e shumë bizneseve, gjë që ka shkaktuar krizë të rëndë ekonomike.
Vendi pret të hapë sektorin ë bujqësisë dhe të prodhimit më 1 maj, teksa përpiqen të rimëkëmbin ekonominë.
Në Afrikën e Jugut u raportuan 355 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 5350.